Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Viking MB 248 Gebrauchsanleitung Seite 326

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MB 248:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Rrezik lëndimi!
Thika korrëse e konsumuar mund
të thyhet dhe mund të shkaktojë
lëndime të rënda. Prandaj, këshillat
për mirëmbajtjen e thikës duhen
zbatuar gjithmonë.
Thika korrëse mund të konsumohet
në mënyra të ndryshme, në varësi
të vendit të përdorimit dhe të
kohëzgjatjes së përdorimit. Kur
pajisja përdoret në terren ranor ose
kur përdoret shpesh në kushte të
thata, thika korrëse pëson një
ngarkesë më të madhe dhe
konsumohet jashtëzakonisht
shpejt.
Procesi i kontrollit:
Thika korrëse (1) duhet pastruar mirë
përpara çdo procesi kontrolli.
● Vendoseni pajisjen në pozicionin e
pastrimit. (
11.2)
Trashësia e thikës korrëse:
Trashësia e thikës korrëse (A) duhet të
jetë minimumi 2 mm në çdo vend të saj.
Vendet më të rëndësishme tregohen në
figurë. (Kontrolli bëhet me anë të kalibrit).
Kufiri i konsumimit të tehut:
Gjatë mprehjes, tehu duhet të hahet
maksimumi 5 mm – distanca (B). Për ta
kontrolluar, vendosni një vizore (2) në
buzën e përparme të thikës (3) dhe
verifikoni konsumimin.
324
11.5 Mirëmbajtja e thikës korrëse
Rrezik lëndimi!
Shikoni këshillat e sigurisë në
kapitullin "Për sigurinë tuaj". (
Rekomandohet që mprehja e
thikës korrëse të kryhet nga një
shitës i specializuar.
Çmontimi i thikës korrëse:
Për çmontimin përdoret një tako druri (1)
(rreth 60 x 60 mm) për ta mbajtur thikën
korrëse që të mos lëvizë (2).
● Lironi dhe nxirrni jashtë vidën e
thikës (3). Hiqni vidën e thikës (3),
rondelën (4) dhe thikën korrëse (2).
Mprehja e thikës korrëse:
Rrezik lëndimi!
Gjatë procesit të mprehjes
vendosni gjithmonë syze mbrojtëse
dhe vishni doreza.
● Gjatë mprehjes ftoheni thikën korrëse,
p.sh. me ujë. Nuk duhet të shfaqet një
ngjyrim në ngjyrë blu, sepse
përndryshe dobësohet qëndrueshmëria
e tehut.
● Mpriheni njëtrajtësisht thikën korrëse
për të evituar dridhjet nga çekuilibri.
● Duhet respektuar me çdo kusht këndi i
prerjes prej 30°.
● Gjatë mprehjes, mbani parasysh kufijtë
e konsumimit.
Rrezik lëndimi!
Thika korrëse duhet vendosur e re
kur në të shfaqen dukshëm të çara
ose plasaritje, ose kur arrihet kufiri i
konsumimit (
11.4).
Montimi i thikës korrëse:
Për montimin përdoret një tako druri (1)
15
për ta mbajtur thikën korrëse (2) që të mos
lëvizë.
Gjuhëzat në anën e poshtme të
4.)
thikës korrëse parandalojnë
montimin e gabuar.
● Mbusheni vidën e thikës (3) me
Loctite 243.
● Vendoseni thikën korrëse (2) me
mbajtësen e thikës (5) duke i vënë
buzët e saj të përkulura lart në drejtimin
sipër.
● Vendosni rondelën e sigurisë (4) dhe
mbërthejeni me vidën e thikës (3) me
një forcë shtrëngimi 60 - 65 Nm.
Rrezik lëndimi!
Forca e shtrëngimit e treguar për
vidën e thikës duhet zbatuar me
çdo kusht.
Rondela e sigurisë (4) duhet
vendosur e re në çdo montim të
thikës.
Vida e thikës (3) duhet vendosur e
re në çdo ndërrim të thikës.
11.6 Magazinimi (gjatë pushimit
dimëror)
Kur nuk do ta përdorni pajisjen për kohë të
gjatë (në pushim dimëror) mbani parasysh
pikat e mëposhtme:
● Pastroni me kujdes të gjitha pjesët e
jashtme të pajisjes.
● Lyeni mirë me vaj ose me graso të
gjitha pjesët e lëvizshme.
● Zbrazni rezervuarin e karburantit dhe
karburatorin (p.sh. duke e lënë në punë
bosh).
0478 111 9827 A - SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mb 253 tMb 253Mb 248 t

Inhaltsverzeichnis