Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Mbushja Me Karburant - Trajtimi I Benzinës - Viking MB 248 T Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MB 248 T:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 9
Kujdes – Rrezik aksidenti!
Korrësja e barit është menduar vetëm për
korrjen e barit. Çdo përdorim tjetër është i
papërshtatshëm dhe mund të jetë i
rrezikshëm ose mund të çojë në dëmtim të
pajisjes.
Për shkak të rrezikut të lëndimit fizik të
përdoruesit, korrësja e barit nuk lejohet që
të përdoret për punët e mëposhtme (listë
jo gjithëpërfshirëse):
– për krasitjen e gëmushave, të
shkurreve në gardhe dhe të kaçubave,
– për prerjen e bimëve kacavjerrëse,
– për përkujdesjen ndaj barit të bimëve të
mbjella në tarraca dhe në ballkone,
– për grirjen dhe zvogëlimin e materialit të
prerë të pemëve dhe gardhishteve,
– për pastrimin e rrugicave të kalimit
(thithja, fryrja),
– për nivelimin e pjesëve të ngritura të
tokës, si p.sh. vendet e ngritura të
krijuara nga urithët.
– për transportimin e mbeturinave të
prerjes, përveç atyre në shportën për
mbledhjen e barit të parashikuar për
këtë qëllim.
Për arsye sigurie ndalohet çdo ndryshim
në pajisje, me përjashtim të montimit
profesional të aksesorëve që lejohen nga
VIKING, sepse në të kundërt ky veprim do
të çonte në anulimin e kërkesës së
garancisë. Informacionin për aksesorët e
lejuar mund ta merrni te shitësi i
specializuar i VIKING.
Në mënyrë të veçantë ndalohet çdo
manipulim në pajisje, i cili ndryshon
rendimentin ose numrin e rrotullimeve të
motorit me djegie të brendshme ose të
elektromotorit.
326
All manuals and user guides at all-guides.com
Ndalohet transportimi me pajisjen i
objekteve, kafshëve ose i personave,
veçanërisht i fëmijëve.
Kujdes i veçantë duhet treguar gjatë
përdorimit në ambiente publike, parqe,
ambiente sportive, rrugë dhe gjatë
përdorimit në bujqësi ose pylltari.
Kujdes! Rrezik për shëndetin
nga dridhjet! Ngarkesa e tepërt
si rezultat i dridhjeve mund të
çojë në dëmtim të sistemit të
qarkullimit të gjakut dhe të nervave,
veçanërisht te personat me probleme
qarkullimi. Shkoni te një mjek nëse
shfaqen simptoma që mund të shkaktohen
si rezultat i ngarkesës nga dridhja.
Këto simptoma, të cilat shfaqen kryesisht
në gishta, duar ose kyçet e duarve, janë
për shembull (një listë e pjesshme):
– apatia,
– dhimbjet,
– dobësia muskulore,
– njollat në lëkurë,
– të kruara të bezdisshme.
4.2 Mbushja me karburant – Trajtimi i
benzinës
Rrezik për jetën!
Benzina është helmuese dhe merr
flakë shumë shpejt.
Ruajeni benzinën vetëm në enët e
kontrolluara dhe të parashikuara për këtë
qëllim (bidonët). Kapakët me guarnicion të
depozitës së karburantit duhen të lirohen
dhe shtrëngohen si duhet. Për arsye
sigurie, kapakët me defekt duhen
ndërruar.
Asnjëherë mos përdorni shishe pijesh ose
të ngjashme për të hedhur ose për të
mbajtur lëndë djegëse, si p.sh. karburant.
Personat, në veçanti fëmijët, mund të
rrezikojnë që të pinë prej tyre.
Mbajeni benzinën larg nga
shkëndijat, flakët e zbuluara,
flakët e gjata, larg nga burimet e
nxehtësisë dhe burimet e tjera
të ndezjes. Mos pini duhan!
Mbusheni me benzinë vetëm në ambient
të hapur dhe mos pini gjatë mbushjes me
benzinë.
Përpara mbushjes me benzinë, fikni
motorin me djegie të brendshme dhe lëreni
të ftohet.
Benzina duhet hedhur përpara ndezjes së
motorit me djegie të brendshme. Kur
motori me djegie të brendshme është në
punë ose makineria është e nxehtë, nuk
lejohet që të hapet kapaku i rezervuarit
ose që të shtohet benzinë.
Mos e mbushni plot rezervuarin e
karburantit, por lëreni rreth 4 cm nën
buzën e qafës së mbushjes me qëllim që
karburanti të ketë vend për zgjerim.
Nëse benzina derdhet, ndizeni motorin me
djegie të brendshme vetëm pasi të keni
pastruar sipërfaqen e ndotur me benzinë.
Duhet evituar çdo përpjekje për ndezje
derisa të kenë avulluar të gjitha njollat e
benzinës (thajini duke i fshirë).
Karburanti i derdhur duhet fshirë
menjëherë.
Kur benzina bie në kontakt me rrobat, ato
duhen ndërruar.
Asnjëherë mos e ruani pajisjen brenda një
ndërtese kur ajo ka benzinë në rezervuar.
Avujt e krijuar nga benzina mund të bien
në kontakt me zjarr ose shkëndija dhe
mund të ndizen.
0478 111 9820 B - AL

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mb 248

Inhaltsverzeichnis