Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Viking MB 248 Gebrauchsanleitung Seite 324

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MB 248:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Matja e kohës së ndalimit pas fikjes
Pas ndezjes së motorit me djegie të
brendshme thika rrotullohet dhe dëgjohet
një zhurmë si fishkëllimë ere. Koha e
ndalimit përputhet me kohëzgjatjen e
zhurmës si fishkëllimë ere pas fikjes së
motorit me djegie të brendshme, dhe ju
mund ta matni atë me një kronometër.
9. Këshilla për punën
Një bar i bukur dhe i ngjeshur arrihet,
– kur ai korret me shpejtësi të ngadaltë
lëvizjeje.
– kur bari korret shpesh dhe mbahet i
shkurtër.
– kur në klimë të nxehtë dhe të thatë ai
nuk korret shumë i shkurtër, sepse
përndryshe dielli do ta thante dhe nuk
do të dukej tërheqës.
– kur punohet me thikë korrëse të
mprehtë – prandaj mpriheni rregullisht
thikën korrëse (te shitësi i specializuar).
– kur drejtimi i prerjes ndryshohet
rregullisht.
322
10. Vënia e pajisjes në punë
10.1 Ndezja e motorit me djegie
të brendshme
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Mos e ndizni motorin me djegie të
brendshme mbi bar të gjatë ose me
lartësinë më të ulët të prerjes.
Rezultati do të ishte një proces
ndezjeje i vështirë.
Pas procesit të ndezjes, motori me
djegie të brendshme punon me një
shpejtësi optimale pune falë një
regjistrimi të fiksuar të gazit.
Procesi i ndezjes në rastin e motorit të
ftohtë me djegie të brendshme:
● Vetëm për MB 248, MB 248 T:
Shtypni tre herë mbushësin me benzinë
për start të ftohtë (1).
● Shtypni dhe mbani shtypur dorezën për
ndaljen e motorit (2) që ndodhet në
timon.
● Tërhiqeni me ngadalë litarin e
ndezjes (3) derisa të ndieni rezistencën
e ngjeshjes. Në fund, tërhiqeni fort dhe
shpejt në të gjithë gjatësinë e krahut.
Lëshojeni përsëri me ngadalë litarin e
ndezjes (3), me qëllim që ai të mblidhet
sërish brenda.
Përsëriteni këtë proces derisa motori
me djegie të brendshme të ndizet.
Procesi i ndezjes në rastin e motorit të
ngrohtë me djegie të brendshme:
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Kur motori me djegie të brendshme
është i ngrohtë, mbushësi me
benzinë për start të ftohtë nuk
duhet shtypur.
9
Megjithatë, duhet mbajtur parasysh
se në mot shumë të ftohtë motori
me djegie të brendshme mund të
ftohet shpejt.
● Procesi i ndezjes është si në rastin e
motorit të ftohtë me djegie të
brendshme.
Vetëm për MB 248, MB 248 T:
Mungon vetëm shtypja e mbushësit me
benzinë për start të ftohtë (1).
10.2 Fikja e motorit me djegie të
brendshme
Për ta fikur motorin me djegie të
brendshme lëshoni dorezën për ndaljen e
motorit (15).
Motori me djegie të brendshme dhe thika
korrëse do të ndalojnë pas një kohe të
shkurtër deri në ndaljen përfundimtare.
10.3 Doreza e njësisë lëvizëse
(MB 248 T, MB 253 T)
Aktivizimi i njësisë lëvizëse:
● Ndizni motorin me djegie të brendshme.
(
10.1)
● Tërhiqni dhe mbani të tërhequr dorezën
e njësisë lëvizëse (1), e cila ndodhet në
timon.
Njësia lëvizëse aktivizohet dhe korrësja
e barit fillon të ecë në drejtimin përpara.
1
10
0478 111 9827 A - SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mb 253 tMb 253Mb 248 t

Inhaltsverzeichnis