Herunterladen Diese Seite drucken

Vaillant climaVAIR multi VAM1-025CNI Installations- Und Wartungsanleitung Seite 249

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für climaVAIR multi VAM1-025CNI:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 3
6.2
Lidhni zorrën e shkarkimit të lëndës së
kondensuar
Futeni tubin e shkarkimit të lëndës së kondensuar (1)
deri në fund te hundëzat (2) të vaskës së shkarkimit,
derisa të puthitet mirë në fole.
6.3
Vendosni tubin e shkarkimit të lëndës së
kondensuar
Ruani distancat dhe pjerrësitë, në mënyrë që lënda
e kondensuar të shkarkohet si duhet në vrimën e
shkarkimit.
B
Ruani pjerrësitë minimale (A), për të garantuar
shkarkimin e lëndës së kondensuar.
Instaloni një sistem të përshtatshëm shkarkimi (B), për të
parandaluar formimin e erërave.
Lidhni një spinë boshatisjeje (1) në dyshemenë ku bie uji
i kondensuar. Sigurohuni që spina të mund të çmontohet
shpejt.
8000011839_01 Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
2
1
A
1
Poziciononi si duhet tubin e shkarkimit të lëndës
së kondenuar, në mënyrë që të mos ketë tension në
lidhjen e shkarkimit të produktit.
6.4
Lidhini tubat e lëndës ftohëse
Udhëzim
Instalimi është më i thjeshtë, kur tubi i gazit të
nxehtë është lidhur fillimisht. Tubi i gazit të nxehtë
është tubi më i trashë.
Montoni njësinë e jashtme në vendin e parashikuar.
Hiqni tapat mbrojtëse nga pikat lidhëse të lëndës ftohëse
në njësinë e jashtme.
Përkuleni tubin e instaluar me kujdes në drejtim të
njësisë së jashtme.
Pritini linjat e tubave në mënyrë të tillë që të mbetet një
pjesë mjaftueshëm e gjatë, për t'i bashkuar ato me lidhjet
e njësisë së jashtme.
Bëni lidhjet dhe kryeni shkrepjen në tubin e instaluar të
lëndës ftohëse.
Lidheni tubin e lëndës ftohëse me lidhjet përkatëse në
njësinë e jashtme.
Izoloni tubat e lëndës ftohëse secilën veçmas dhe sipas
rregullave. Për këtë arsye, mbuloni vijat e mundshme
ndarëse të izolimit, me shirit izolues ose izoloni tubin e
pambrojtur të lëndës ftohëse me materialin përkatës, i cili
përdoret në sistemet ftohëse.
6.5
Nxirreni nitrogjenin jashtë njësisë së
brendshme
1.
Në anën e pasme të njësisë së brendshme do të gjeni
dy tuba bakri me skaj fundor plastik. Skaji më i gjerë
është një udhëzim për ngarkimin e nitrogjenit molekular
në njësi. Nëse në pjesën fundore del përpara një
buton i kuq, do të thotë se njësia nuk është boshatisur
plotësisht.
2.
Shtypni elementin fundor të tubit tjetër me diametër më
të vogël, për të nxjerrë nga njësia gjithë nitrogjenin.
7
Instalimi elektrik
7.1
Instalimi elektrik
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
për jetën nga goditja elektrike.
Hiqni spinën. Ose kalojeni produktin pa
tension (separator me hapësirë kontakti
3 mm, p. sh. siguresë ose çelës fuqie).
Siguroni që të mos rindizet.
Prisni minimalisht 30 min, derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
Kontrolloni që të mos ketë tension.
Lidhni fazën me tokën.
Lidhni fazën me nulin.
Mbuloni ose mbyllni pjesët në afërsi, që
kanë tension.
249

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Climavair multi vam1-035cni