Herunterladen Diese Seite drucken

Vaillant climaVAIR multi VAM1-025CNI Installations- Und Wartungsanleitung Seite 241

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für climaVAIR multi VAM1-025CNI:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 3
1
Siguria
1.1
Udhëzime paralajmëruese për
përdorimin
Klasifikimi i udhëzimeve të paralajmërimeve
lidhur me veprimet
Udhëzimet operacionale janë shkallëzuar si
vijon me shenjat paralajmëruese dhe fjalët
sinjalizuese lidhur me rrezikun e mundshëm:
Shenja paralajmëruese dhe fjalë
sinjalizuese
Rrezik!
Rrezik jete ose rrezik dëmesh të
rënda në persona
Rrezik!
Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Paralajmërim!
Rrezik dëmesh të lehta në persona
Kujdes!
Rrezik dëmesh materiale ose
dëmesh për mjedisin
1.2
Udhëzime të përgjithshme për sigurinë
1.2.1 Rrezik nga kushtet e pamjaftueshme
Punimet e mëposhtme duhet të kryhen vetëm
nga teknikët profesionistë, të specializuar për
këtë:
– Montimi
– Çmontimi
– Instalimi
– Vënia në punë
– Inspektimi dhe mirëmbajtja
– Riparimet
– Nxjerrja jashtë pune
▶ Veproni sipas gjendjes aktuale teknike.
1.2.2 Rrezik nga kualifikimi i pamjaftueshëm
për lëndën ftohëse R32
Çdo veprimtari që kërkon hapjen e pajisjes,
të qarku të lëndës ftohëse dhe komponentët
e mbyllur, mund të bëhet vetëm nga
persona profesionistë, të cilët kanë njohuri
të karakteristikave dhe rreziqeve të lëndës
ftohëse R32.
Për proceset e punës në qarkun e lëndës
ftohëse, nevojiten njohuri specifike dhe në
përputhje me ligjet lokale për lëndën ftohëse.
Këtu hyjnë edhe njohuri specifike që lidhen
8000011839_01 Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes
trajtimin e lëndës ftohëse, veglat përkatëse
dhe pajimin e nevojshëm mbrojtës.
▶ Respektoni ligjet dhe normativat përkatëse
vendore.
1.2.3 Rrezik për jetën nga zjarri ose
shpërthimi, në rast magazinimi të
gabuar
Produkti përmban lëndë ftohëse R32
të djegshme. Kur ka rrjedhje që kanë të bëjnë
me një burim ndezës, ekziston rreziku i zjarrit
dhe shpërthimit.
▶ Vendoseni pajisjen vetëm në dhoma pa
burime të vazhdueshme ndezëse. Këto
burime ndezëse janë, për shembull, flakë
të hapura, një pajisje e ndezur me gaz ose
një ngrohës elektrik.
1.2.4 Rrezik për jetën nga zjarri ose
shpërthimi, në rast rrjedhjesh në
qarkun e lëndës ftohëse
Produkti përmban lëndën ftohëse të
djegshme R32. Nëse ka rrjedhje, lënda
ftohëse që del jashtë, duke u përzier me ajrin,
mund të krijojë një atmosferë të djegshme.
Ka rrezik zjarri dhe shpërthimi. Në rast
zjarri mund të krijohen lëndë teoksike ose
korrozive si fluor karbonili, monoksid karboni
ose fluor hidrogjeni.
▶ Nëse punoni në produktin e hapur, para
fillimit dhe gjatë punës me një detektor
rrjedhjesh gazi, sigurohuni që të mos ketë
rrjedhje.
▶ Detektori i rrjedhjeve të gazit nuk duhet të
jetë burim zjarri. Detektori i rrjedhjeve të
gazit duhet të kalibrohet me lëndë ftohëse
R32 dhe të konfigurohet me ≤25 % të
kufirit të poshtëm të shpërthimit.
▶ Kur dyshoni se mund të ketë rrjedhje, fikini
të gjitha flakët e hapura në mjedis.
▶ Kur ka rrjedhje që duhet rregulluar me
saldim, zbrazni gjithë lëndën ftohëse
nga sistemi, ose izolojeni (përmes një
valvuli bllokimi) në një zonë të sistemit që
ndodhet larg vendit ku ka rrjedhje.
▶ Mbajini gjithë burimet e zjarrit larg
produktit. Burimet ndezise, si pir shembull
flakët e hapura, sipërfaqet e nxehta me
temperaturë më shumë se 550 °C, pajisjet
elektrike ose veglat që përbëjnë burim
zjarri, shkarkesa statike.
241

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Climavair multi vam1-035cni