Herunterladen Diese Seite drucken

Vaillant climaVAIR multi VAM1-025CNI Installations- Und Wartungsanleitung Seite 242

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für climaVAIR multi VAM1-025CNI:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 3
1.2.5 Rrezik për jetën
nga atmosfera mbytëse, në rast
rrjedhjesh në qarkun e lëndës ftohëse
Produkti përmban lëndë ftohëse R32 të
djegshme. Kur ka rrjedhje, lënda ftohëse
që del jashtë mund të krijojë një atmofserë
mbytëse. Ekziston rrezik mbytjeje.
▶ Kini parasysh se lënda ftohëse që rrjedh
jashtë ka një dendësi më të lartë se ajri
dhe mund të grumbullohet në tokë.
▶ Kini parasysh që lënda ftohëse është pa
erë.
▶ Sigurohuni që lënda ftohëse të mos
grumbullohet në ndonjë gropë.
▶ Sigurohuni që lënda ftohëse të mos hyjë
në hapësirat apo në brendësi të godinave.
▶ Sigurohuni që lënda ftohëse të mos shkojë
gabimisht në sistemin e kanalizimeve.
1.2.6 Rrezik për jetën nga zjarri ose
shpërthimi gjatë heqjes së lëndës
ftohëse
Produkti përmban lëndën ftohëse të
djegshme R32. Lënda ftohëse, duke u përzier
me ajrin, mund të krijojë një atmosferë të
djegshme. Ka rrezik zjarri dhe shpërthimi. Në
rast zjarri mund të krijohen lëndë teoksike
ose korrozive si fluor karbonili, monoksid
karboni ose fluor hidrogjeni.
▶ Punoni në produkt vetëm nëse jeni
specialist në manovrimin e lëndës ftohëse
R32.
▶ Vishni pajime mbrojtëse personale dhe
mbani me vete një fikës zjarri.
▶ Përdorni vetëm vegla dhe pajisje të lejuara
për lëndën ftohëse R32 dhe në gjendje të
mirë.
▶ Sigurohuni që të mos ketë ajër në lëndën
ftohëse, në veglat ose pajisjet me lëndë
ftohëse ose në shishen e lëndës ftohëse.
▶ Lënda ftohëse nuk duhet të pompohet
me ndihmën e kompresorit në njësinë e
jashtme, veçanërisht procesi pump-down
nuk duhet të kryhet.
1.2.7 Rrezik për jetën si pasojë e goditjes
elektrike
Kur prekni komponentët me tension, ka rrezik
goditjeje elektrike.
Përpara se të punoni në produkt:
242
▶ Kalojeni produktin pa tension, duke
fikur gjithë polet e furnizimit me energji
(separatorin elektrik të kategorisë së
mbitensionit III për ndarje të plotë, p.
sh. siguresën ose çelësin mbrojtës të
tubacionit).
▶ Siguroni që të mos rindizet.
▶ Prisni minimalisht 30 min., derisa të jenë
ngarkuar kondensatorët.
▶ Kontrolloni që të mos ketë tension.
1.2.8 Rrezik për jetë nga mungesa e
mekanizmave të sigurisë
Skemat që përmban ky dokument nuk i
tregojnë të gjithë mekanizmat e sigurisë që
nevojiten për instalimin e duhur.
▶ Instaloni në pajisje mekanizmat e
nevojshëm të sigurisë.
▶ Respektoni ligjet, normat dhe direktivat
kombëtare e ndërkombëtare në fuqi.
1.2.9 Rrezik djegieje ose përvëlimi nga
pjesët e nxehta
▶ Punoni me pjesët vetëm pasi këto të jenë
ftohur.
1.2.10 Rrezik dëmi mjedisor si pasojë e
lëndës ftohëse që del jashtë
Ky produkt përmban lëndë ftohëse R32.
Lënda ftohëse nuk duhet të dalë në
atmosferë. R32 është një gaz i serrës i
zbuluar nga protokolli i Kyoto-s me GWP 675
(GWP = Global Warming Potential). Nëse del
në atmosferë, vepron 675 herë më fuqishëm
sesa gazi natyral i serrës CO
Lënda ftohëse që gjendet në produkt duhet
që para mënjanimit të produktit në tërësi
të nxirret në një enë të përshtatshme, që
pastaj sipas rregullores të riciklohet ose të
mënjanohet.
▶ Kujdesuni, që proceset për pajisjet
mbrojtëse, për instalimin, mirëmbajtjen apo
ndërhyrje të caktuara në qarkun e lëndës
ftohëse në qarkun e lëndës ftohëse të
kryhen vetëm nga një teknik i certifikuar.
▶ Lënda ftohëse që gjendet në produkt të
riciklohet ose mënjanohet sipas rregullores
vetëm nga një mjeshtër i certifikuar
profesional.
Udhëzimi i instalimit dhe mirëmbajtjes 8000011839_01
.
2

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Climavair multi vam1-035cni