Herunterladen Diese Seite drucken

Bosch Climate Room Control CRC R-1 Installations- Und Bedienungsanleitung Seite 217

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 33
1
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e
sigurisë
1.1
Shpjegimi i simboleve
Këshilla sigurie
Tek këshillat paralajmëruese, fjalët sinjalizuese karakterizojnë
llojin dhe ashpërsinë e pasojave, nëse nuk respektohen masat
për parandalimin e rreziqeve.
Fjalët e mëposhtme sinjalizuese janë të përcaktuara dhe mund
të jenë përdorur në dokumentin që keni para:
RREZIK
RREZIK do të thotë që mund të shkaktohen dëme të rënda dhe
deri me rrezik për jetën.
PARALAJMËRIM
PARALAJMËRIM do të thotë që mund të shkaktohen dëme të
rënda deri në rrezik për jetën.
KUJDES
KUJDES do të thotë që mund të shkaktohen dëme të lehta deri
të mesme të rënda në persona.
KËSHILLË
KËSHILLË do të thotë që mund të shkaktohen dëme materiale.
Informacione të rëndësishme
Informacionet e rëndësishme pa rreziqe për njerëzit ose sendet
shënohen me simbolin informues Info.
1.2
Këshilla të përgjithshme sigurie
H Udhëzime për grupin e synuar
Duhet të respektohen udhëzimet në të gjitha manualet në lidhje
me impiantin. Në rast mosrespektimi mund të rezultojnë dëme
materiale dhe lëndime në persona deri në rrezikim për jetën.
▶ Instalimi, inspektimet, riparimet, modifikimet dhe
vendosja mund të kryhen vetëm nga një instalues i
kualifikuar ose kompani servisi.
▶ Lexoni udhëzimet e instalimit për të gjithë komponentët e
impiantit përpara instalimit.
Climate Room Control – 6721841498 (2023/04)
Shpjegimi i simboleve dhe udhëzimet e sigurisë
▶ Respektoni këshillat e mëposhtme të sigurisë dhe të
mirëmbajtjes.
▶ Respektoni rregulloret, rregullat teknike dhe direktivat
kombëtare dhe rajonale.
▶ Dokumentoni punimet e kryera.
H Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
▶ Përdoreni produktin ekskluzivisht për komandimin e
kondicionerëve Split.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet në kundërshtim me
përdorimin e parashikuar. Dëmet që rezultojnë nga një gjë e tillë
janë të përjashtuara nga garancia.
H Siguria e pajisjeve elektrike për përdorimin në shtëpi
dhe për qëllime të ngjashme
Për mënjanimin e rreziqeve nga pajisjet elektrike vlejnë në
përputhje me EN 60335-1 standardet e mëposhtme:
„Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë mbi 8 vjeç ose nga
persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
me mungesë përvoje dhe dijesh nëse ata mbahen nën vëzhgim
ose udhëzohen në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptojnë rreziqet që lindin nga përdorimi i saj. Fëmijët nuk
lejohen të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajta nga ana
e përdoruesit nuk lejohet të kryhet nga fëmijët pa qenë nën
vëzhgim."
„Nëse dëmtohet linja e lidhjes në rrjet, ajo duhet zëvendësuar
nga prodhuesi ose shërbimi i tij i klientit ose një person me
kualifikim të ngjashëm, për të mënjanuar rreziqet."
2
Të dhëna për produktin
2.1
Deklarata e konformitetit
Ndërtimi dhe funksionimi i këtij produkti është në përputhje me
direktivat evropiane dhe kriteret plotësuese këmbëtare.
Me markimin CE shpjegohet konformiteti i produktit
me të gjitha rregullat e zbatueshme ligjore të BE-së, të
cilat parashikojnë vendosjen e këtij markimi.
Teksti i plotë i deklaratës së konformitetit është i disponueshëm
në internet: www.bosch-climate.gr.
217

Werbung

loading