Herunterladen Diese Seite drucken

Philips HD9100 Bedienungsanleitung Seite 406

Werbung

406SHQIP
garancia bëhet e pavlefshme dhe "Philips" refuzon çdo lloj
përgjegjësie për dëmin e shkaktuar.
-
Gjithmonë dërgojeni pajisjen në pikë servisi të autorizuar nga
Philips për kontroll ose riparim. Mos tentoni ta riparoni vetë
pajisjen, përndryshe garancia bëhet e pavlefshme.
-
Hiqeni gjithnjë pajisjen nga priza pas përdorimit.
-
Lëreni pajisjen të ftohet për rreth 30 minuta përpara se ta
përdorni apo ta pastroni atë.
-
Sigurohuni që përbërësit e përgatitur në këtë pajisje të dalin
në ngjyrë të verdhtë të artë në vend të një ngjyre të verdhë
të errët apo ngjyrë kafe. Largoni mbetjet e djegura. Mos
skuqni patate të freskëta në temperaturë mbi 180°C (për të
minimizuar krijimin e akrilamidit).
-
Nëse pajisja ka buton për lirimin e koshit, ky buton nuk duhet
të shtypet gjatë tundjes.
-
Bëni kujdes kur pastroni pjesën e sipërme të dhomës së
gatimit: rezistenca e nxehtë, skajet e pjesëve metalike.
-
Sigurohuni gjithmonë që ushqimi në Airfryer është skuqur
plotësisht.
-
Kur gatuani ushqime me yndyrë, nga Airfryer mund të dalë
tym. Kushtojini vëmendje të veçantë nëse produkti juaj ka
funksion telekomandimi ose ndezje të vonuar.
-
Bëni kujdes kur gatuani ushqime që prishen shpejt kur
përdorni funksionin e nisjes së vonuar (mund të krijohen
baktere).
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe
rregulloret në fuqi për fushat elektromagnetike.
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini te Philips!
Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips,
regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
Përshkrim i përgjithshëm
1 Çelësi i temperaturës
2 Tregues i energjisë
3 Çelësi i kohëmatësit
4 Tepsia e skuqjes
5 Tigani
6 Doreza
7 Kordoni elektrik
8 Vrimat e daljes së ajrit
9 Hyrja e ajrit
10 Tryeza e ushqimit

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Hd9100/20