Herunterladen Diese Seite drucken

Philips HD9100 Bedienungsanleitung Seite 404

Werbung

404SHQIP
E rëndësishme
Lexoni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara se ta
vini në punë pajisjen dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
-
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë një stufe të nxehtë me
gaz apo mbi të gjitha llojet e stufave elektrike dhe pianurave
elektrike ose në një furrë të nxehtë.
-
Mos e zhytni kurrë pajisjen në ujë dhe as mos e shpëlani në
çezmë.
-
Mos lejoni futjen e ujit ose të ndonjë lëngu tjetër brenda në
pajisje, për të shmangur goditjen elektrike.
-
Gjithmonë futini përbërësit për skuqje brenda koshit, për të
parandaluar kontaktin e tyre me rezistencat e nxehjes.
-
Mos i mbuloni vrimat e hyrjes dhe të daljes së ajrit ndërkohë që
pajisja është duke punuar.
-
Mos e mbushni tiganin me vaj pasi ky veprim mund të përbëjë
rrezik për zjarr.
-
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik ose vetë
pajisja është e dëmtuar.
-
Mos e prekni kurrë pjesën e brendshme të pajisjes ndërkohë që
është duke punuar.
-
Mos futni kurrë sasi më të madhe ushqimi sesa niveli maksimal
që tregohet te koshi.
-
Gjithmonë sigurohuni që nxehësi është i lirë dhe brenda tij nuk
ka ngecur asnjë ushqim.
Paralajmërim
-
Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ai duhet ndërruar nga
"Philips", agjenti i tij i servisit apo persona me kualifikim të
ngjashëm, në mënyrë që të shmangen rreziqet.
-
Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara. Sigurohuni
gjithnjë që spina të futet siç duhet në prizë.
-
Kjo pajisje nuk është menduar të vihet në përdorim me anë
të një kohëmatësi të jashtëm apo një sistemi të veçantë për
komandimin nga distanca.
-
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
-
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijuese ose
mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm
nëse ata mbikëqyren ose udhëzohen për përdorimin e sigurt
të pajisjeve dhe nëse kuptojnë rreziqet e përfshira. Fëmijët
nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga
përdoruesi nuk duhen kryer nga fëmijët, përveçse kur janë mbi
8 vjeç dhe nën mbikëqyrje.
-
Mbajeni pajisjen dhe kordonin larg vendeve ku mund të
arrihet nga fëmijët më të vegjël se 8 vjeç.

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Hd9100/20