Herunterladen Diese Seite drucken

Philips HD9100 Bedienungsanleitung Seite 405

Werbung

-
Mos e mbështetni pajisjen në mur ose në pajisje të tjera. Lini të
paktën 10 cm hapësirë të lirë në pjesën e pasme, në të dyja anë
e pajisjet dhe sipër saj. Mos vendosni asgjë mbi pajisje.
-
Gjatë skuqjes me ajër të nxehtë del avull i nxehtë nga vrimat
e daljes së ajrit. Mbani duart dhe fytyrën në distancë të sigurt
larg avullit dhe vrimave të daljes së ajrit. Gjithashtu tregohuni
të kujdesshëm për avullin e nxehtë kur nxirrni tiganin nga
pajisja.
-
Mos përdorni kurrë përbërës të lehtë ose letër paketimi në
pajisje.
-
Sipërfaqet e aksesueshme mund të nxehen gjatë përdorimit.
-
Ruajtja e patateve: Temperatura duhet të jetë e përshtatshme
për varietetin e patates që ruhet dhe ajo duhet të jetë mbi
6°C për të minimizuar rrezikun e ekspozimit të akrilamidit në
ushqimet e përgatitura.
-
Mos hidhni kurrë vaj në tigan.
-
Kjo pajisje është projektuar për t'u përdorur në temperaturë
ambienti midis 5°C dhe 40°C.
-
Përpara se ta vini në punë pajisjen kontrolloni nëse tensioni i
treguar në pajisje përkon me tensionin e rrjetit elektrik lokal.
-
Mbajeni kordonin elektrik larg sipërfaqeve të nxehta.
-
Mos e vendosni pajisjen mbi apo pranë materialeve që marrin
flakë, si për shembull mbulesë tavoline ose perde.
-
Mos e përdorni pajisjen për asnjë qëllim tjetër përveç atij të
përshkruar në këtë manual dhe përdorni vetëm aksesorë
origjinalë të Philips.
-
Mos e lini pajisjen në punë pa mbikëqyrje.
-
Tigani, koshi dhe reduktuesi i yndyrës nxehen gjatë përdorimit
të pajisjes dhe janë të nxehtë edhe pas përdorimit të saj,
kështu që veproni me kujdes.
-
Përpara se ta përdorni pajisjen për herë të parë, pastrojini
mirë pjesët që bien në kontakt me ushqimin. Referojuni
udhëzimeve në manual.
Kujdes
-
Kjo pajisje është parashikuar vetëm për përdorim të
zakonshëm në shtëpi. Ajo nuk është menduar për përdorim
në ambiente si kuzhinat profesionale apo dyqane, zyra, ferma
ose ambiente të tjera pune. Ajo as nuk është menduar për
përdorim nga klientët në hotele, motele, ambiente për fjetje
dhe mëngjes dhe mjedise të tjera banimi.
-
Shkëputeni gjithmonë pajisjen nga priza nëse e lini të
pamonitoruar dhe përpara se ta montoni, çmontoni, ta
vendosni në ruajtje ose përpara se ta pastroni.
-
Vëreni pajisjen mbi një sipërfaqe horizontale, të drejtë dhe të
qëndrueshme.
-
Nëse pajisja përdoret në mënyrë të papërshtatshme apo
për qëllime profesionale ose gjysmë-profesionale apo nuk
përdoret sipas udhëzimeve në këtë manual përdorimi,
SHQIP
405

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Hd9100/20