Herunterladen Diese Seite drucken

Stihl RMA 253 Gebrauchsanleitung Seite 372

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für RMA 253:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Shqip
■ Bateria e dëmtuar apo defektive mund të
mbajë erë, të lëshojë tym apo të digjet në
mënyrë të pazakontë. Njerëzit mund të
lëndohen rëndë apo të vdesin, si dhe mund të
ndodhë dëmtim i pronës.
► Nëse bateria lëshon erë të pazakontë apo
tym: Mos e përdorni baterinë dhe mbajeni
larg materialeve të djegshme.
► Nëse bateria digjet: Provoni ta shuani
baterinë me fikëse zjarri ose me ujë.
4.7
Puna
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesi nuk duhet të punojë më në situata
të caktuara. Përdoruesi mund të pengohet, të
rrëzohet dhe të lëndohet rëndë.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
► Nëse kushtet e ndriçimit dhe shikueshmëria
janë në nivel të ulët: Mos e përdorni
korrësen e barit.
► Përdoreni vetëm korrësen e barit.
► Shikoni për pengesa.
► Mos e anoni korrësen e barit.
► Punoni duke qëndruar mbi terren për të
ruajtur balancën.
► Nëse ndjeni lodhje: Bëni një pushim.
► Nëse kositni në pjesë të pjerrëta: Kositni
përgjatë pjerrësisë.
► Mos kositni nëpër pjerrësi.
■ Thika rrotulluese mund ta presë përdoruesin.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
► Mos e prekni thikën në rrotullim.
► Nëse tehu bllokohet nga ndonjë
send: Fikeni kositësen e barit, hiqni
çelësin e siguresës dhe hiqni
baterinë. Vetëm atëherë hiqeni
sendin.
■ Gjatë punës, korrësja e barit mund të
shkaktojë dridhje.
► Mbani doreza.
► Bëni pushime gjatë punës.
► Nëse vini re shenja çrregullimesh në
qarkullim: Shikoni doktorin.
■ Nëse thika godet një send të huaj gjatë punës,
mund të dëmtohet ose të hidhet me shpejtësi
të lartë. Mund të lëndohen njerëz dhe të
ndodhin dëmtime të pronës.
► Hiqini sendet e huaja nga terreni i punës.
■ Kur lëshohet doreza e kositjes, thika vijon të
rrotullohet për një kohë të shkurtër. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Prisni derisa thika të pushojë së rrotulluari.
■ Nëse thika godet një send të fortë, mund të
ndodhin shkëndija. Shkëndijat mund të
shkaktojnë zjarre në ambiente me atmosferë
372
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
► Mos punoni në ambient djegshmërie të
lartë.
RREZIK
■ Nëse punoni në afërsi të linjave elektrike, thika
mund të bjerë në kontakt me linjat dhe t'i
dëmtojë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose dhe të vdesë.
► Mos punoni në afërsi të linjave elektrike
aktive.
■ Në rast shtrëngatash, përdoruesi mund të
goditet nga rrufeja. Përdoruesi mund të
lëndohet rëndë ose dhe të vdesë.
► Nëse ka stuhi: Mos punoni.
4.8
Transportimi
4.8.1
Korrësja e barit
PARALAJMËRIM
■ Gjatë bartjes, korrësja e barit mund të
përmbyset apo të lëvizë. Mund të lëndohen
njerëz dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Hiqni çelësat e sigurisë.
► Hiqni baterinë.
► Sigurojeni kositësen me rripa, lidhëse apo
rrjetë në mënyrë të atillë që të mos
përmbyset dhe të mos lëvizë.
4.8.2
Bateri
PARALAJMËRIM
■ Bateria nuk është e mbrojtur nga të gjitha
ndikimet e jashtme. Nëse bateria ekspozohet
ndaj ndikimeve të caktuara mjedisore, atëherë
bateria mund të dëmtohet dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Mos e transportoni një bateri të dëmtuar.
► Baterinë transportojeni vetëm në një
paketim jo përçues elektrik.
■ Gjatë transportit bateria mund të rrëzohet ose
të lëvizë. Njerëzit mund të lëndohen dhe mund
të shkaktohen dëme materiale.
► Baterinë paketojeni në paketimin, ashtu që
të mos lëvizë.
► Sigurojeni paketimin, ashtu që të mos
lëvizë.
4 Udhëzime sigurie
0478-131-9862-B

Quicklinks ausblenden:

Werbung

loading