Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Cellfast Ergo 55-410 Bedienungsanleitung Seite 39

Automatische schlauchbox
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 9
GARANCIA: Në çdo shtet vlejnë kushtet e garancisë të
përcaktuara nga distributori i produkteve të prodhuesit. Cdo
lloj defekti i produktit riparohet brenda periudhës së garancisë
pa pagesë, nëse ai është i shkaktuar nga gabimi i materialit ose
prodhimit. Për sa i përket riparimit brenda garancisë ju lutemi
të drejtoheni tek distributori ose drejtpërdrejtë tek prodhuesi
me provën e blerjes.
UDHËZIMET E SIGURISË: Mbaji fëmijët larg pajisjes. Mos lejo
persona të tretë afër pajisjes në punë. Mos vendos ngarkesa
shtesë mbi mbajtësin mural. Zgjedh vendin e montimit i cili në
rast rrjedhjeje ndalon futjen e ujit në godinë. Për arsye sigurie,
riparimet dhe ndërrimet e zorrës mund të kryhen vetëm
në servisin e prodhuesit. Produkti nuk kërkon përdorimin
e mjeteve të mbrojtjes vetjake.
KUJDES! Moszbatimi i udhëzimeve të sigurisë mund të
çojë në dëmtimin e produktit dhe situata të rrezikshme për
përdoruesin ose persona të tjerë.
UDHËZIMI I MONTIMIT: Zgjedh vendin e montimit i cili në rast
rrjedhjeje ndalon futjen e ujit në godinë. Gjatë zgjedhjes së vendit
të montimit merr parasysh gjatësinë e zorrës lidhëse (5). Seti
nuk përmban upa fiksuese. Ato duhen zgjedhur përkatësisht
sipas materialit të murit dhe vrimave të mbajtësit mural.
Montimi i mbajtësit në mur (fig. C).
1. Me anë të mbajtësit (8) të shënohen vendet për vrimat e montimit.
2. Të fiksohet në mur mbajtësi (8) me anë të 4 vidave dhe upave të
zgjedhura saktë (rekomandohet gjithashtu përdorimi i rondeleve).
Instalimi i mbështjellësit automatik në mbajtësin mural (fig. E).
Të vendoset mbështjellësi automatik (11) në mbajtësin (8) të
montuar në mur (fig. E). Për këtë qëllim të hapen grepat deri
në pozicionin e treguar në (fig. D). Të futen në mbajtës dhe të
montohet buloni (9). Në rast problemesh me futjen e bulonit, ai
duhet rrotulluar lehtësisht, duke shtypur njëkohësisht.
PËRDORIMI (fig. F): Të lidhet zorra lidhëse (5) në rubinet me
anë të setit (6-7) apo ndonjë tjetër të përshtatur me llojin
e dhënë të rubinetit. Të hapet rubineti.
NXJERRJA: Të nxirret zorra në gjatësinë e kërkuar. Pajisja
bllokuese në tambur mund të aktivizohet në intervale deri në
50 cm, gjë që sinjalizohet me anë të „klikeve" të dëgjueshme.
MBËSHTJELLJA: Afrohuni së bashku me mbaresën tek pajisja
dhe lirojeni bllokuesin duke tërhequr pakëz zorrën. Zorra
mbështillet vetvetiu, në mënyrë të sigurtë dhe të njëtrajtshme,
falë mekanizmit të brendshëm të posaçëm frenues. Elementet
mekanike të bllokimit bëjnë „klik" gjatë mbështjelljes dhe
nxjerrjes. Nyjet e krijuara gjatë përdorimit të zorrës duhen
drejtuar para fillimit të procesit të mbështjelljes.
KUSHTET E PUNËS SË PAJISJES: Pajisja mund të punojë në
rangun e temperaturave nga 10°C deri në 60°C me presionin
e ujit maksimumi 6 bar. Rekomandojmë vendin e montimit i cili
nuk do të jetë i ekspozuar ndaj diellit të drejtpërdrejtë që pajisja
të mos mbinxehet.
RREGULLIMI I PAJISJES (fig. B): Në rast nevoje mund
të zhvendoset elementi bllokues i zorrës (4). Kujdes! Me
qëllim shmangien e futjes së plotë të zorrës së ujit (3) nuk
duhet lëshuar njëkohësisht pjesa e zorrës (3) dhe elementi
bllokues (4). Megjithatë nëse zorra futet plotësisht, ju lutemi
të kontaktoni servisin e prodhuesit Cellfast. 1. Me anë të
kaçavidës të lirohen 2 vidat (4.1) që ndodhen pranë elementit
bllokues (4). 2. Gjatë zhvendosjes të mbahet zorra e ujit, të
zhvendoset elementi bllokues (4) dhe të vidoset përsëri me
anë të dy vidave (4.1).
KONSERVIMI: Produkti nuk kërkon konservim. Udhëzim: Duhet
pasur parasysh lëvizja e kthimit të zorrës. Para mbështjelljes
zorra nuk mund të ketë papastërti të mëdha që mund të
pengojnë funksionin e mbështjelljes automatike.
MBARIMI I PUNËS: Para mbështjelljes së zorrës të mbyllet
rubineti, të hapet valvula e spërkatësit dhe të lihet të dalë uji.
AVARITË: Në rast problemesh me mbështjelljen e plotë
të zorrës p.sh. të shkaktuar nga ngatërrimi i zorrës, duhet
mbyllur rubineti, të nxirret plotësisht zorra, të drejtohet
dhe të mbështillet përsëri. Nëse kjo nuk ndihmon, duhet
kontaktuar servisi i prodhuesit. Pjesët e këmbimit (përveç
rakorderive, konektorit universal dhe spërkatësit) nuk janë të
disponueshme në shitje. Në rastin e nevojës së riparimit, si
atij brenda garancisë ashtu dhe jashtë saj, duhet t'i drejtoheni
servisit të prodhuesit.
NDËRRIMI I ZORRËS: Për arsye sigurie zorrat mund të
ndërrohen vetëm në servisin e prodhuesit.
TRANSPORTI: Transporti manual. Të mbahet pajisja tek
mbajtësit (10), të hiqet buloni (9) sipër, duke rrotulluar
lehtësisht ndërkohë.
RUAJTJA / RUAJTJA NË DIMËR: Në periudhën e ngricave
mbështjellësi automatik të ruhet në vend të parrezikuar
nga ngrica.
KUJDES: Me qëllim shmangien e aksidenteve apo plagosjes,
duke zgjedhur vendin e ruajtjes duhet pasur parasysh pesha
e pajisjes (8,3 kg).
EMETIMI I ZHURMËS: Gjatë mbështjelljes automatike produkti
emeton zhurmë me vlerë mesatarisht 85 dB.
DEKLARATA E KONFORMITETIT E BE-SË
Prodhuesi deklaron se pajisja e specifikuar më poshtë u për-
shtatet në koncept, konstruksion dhe versionin e futur në treg
kërkesave në fuqi të direktivave të BE-së në lidhje me kërkesat
e sigurisë dhe shëndetit. Cfarëdo modifikim i pajisjes që nuk
është pajtuar me prodhuesin do të zhvlerësojë këtë deklaratë.
Mbështjellësi automatik i zorrës së ujit ERGO™
Artikull nr 55-410
Direktivat e BE në fuqi: 2006/42/WE
Normat e harmonizuara të zbatuara: EN ISO 12100
Personat e nënshkruara më poshtë veprojnë me detyra dhe au-
torizim të bordit drejtues të kompanisë Cellfast Sp. z o.o.
Personi i autorizuar: Bogusław Frączek
Stalowa Wola, 2020.03.10
Cellfast Sp. z o.o.
ul. W. Grabskiego 31
PL 37-450 Stalowa Wola
info@cellfast.com.pl
www.cellfast.com.pl
PL
BG
CZ
DA
DE
EE
EN
ES
FI
FR
GR
HR
HU
IT
LT
LV
NL
NO
PT
RO
RU
SK
SL
SQ
SR
SV
TR
UA
39

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis