Herunterladen Diese Seite drucken

Stihl RMA 443.3 PV Gebrauchsanleitung Seite 542

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Shqip
është shkëputur dhe shporta për mbledhjen e
barit është fiksuar saktë.
– Nëse do të kositet dhe bari i prerë duhet
shkarkuar nga mbrapa: Shporta për mbledhjen
e barit është hequr dhe kapaku i daljes është i
mbyllur.
– Nëse do të kositet dhe bari i kositur duhet të
drejtohet anash në dhé: Kapaku i mulçerimit
është i mbyllur dhe zgjatimi është fiksuar
saktë.
– Nëse do të kryhet mulçerim: Zgjatimi është
shkëputur dhe kapaku i mulçerimit është i
mbyllur.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Janë montuar saktë aksesorë origjinalë të
STIHL për këtë korrëse bari.
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt, komponentët mund të
mos funksionojnë më siç duhet dhe pajisjet e
sigurisë mund të dalin jashtë funksioni.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë apo të
humbin jetën.
► Punoni me korrëse bari të padëmtuar.
► Nëse korrësja e barit është e papastër apo
e lagur: Pastroni korrësen e barit dhe lëreni
të thahet.
► Mos e modifikoni korrësen e barit.
► Nëse komandat nuk funksionojnë: Mos
punoni me korrësen e barit.
► Nëse do të kositet dhe bari i prerë duhet
mbledhur në shportën për mbledhjen e
barit: Hapni kapakun e mulçerimit,
shkëputni zgjatimin dhe vendosni shportën
për mbledhjen e barit në mënyrë të tillë, siç
përshkruhet në këto udhëzime përdorimi.
► Nëse do të kositet dhe bari i kositur duhet
të drejtohet anash në dhé: Mbyllni kapakun
e mulçerimit dhe vendosni zgjatimin në
mënyrë të tillë, siç përshkruhet në këto
udhëzime përdorimi.
► Nëse do të kryhet mulçerim: Shkëputni
zgjatimin dhe mbyllni kapakun e mulçerimit
zgjatimin në mënyrë të tillë, siç përshkruhet
në këto udhëzime përdorimi.
► Instaloni vetëm aksesorë origjinalë STIHL
për këtë korrëse bari.
► Instaloni thikën sipas përshkrimit në këto
udhëzime përdorimi.
► Instaloni aksesorët sipas përshkrimit në
këto udhëzime përdorimi ose në udhëzimet
e përdorimit të aksesorëve.
► Mos vini sende në vrimat e korrëses së
barit.
542
► Mos lidhni apo mos krijoni qark të shkurtër
mes kontakteve të mbajtëses së çelësave
dhe sendeve metalike.
► Ndërroni etiketat udhëzuese në rast
konsumimi apo dëmtimi.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.2
Thika
Thika është në gjende të sigurt nëse
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Thika dhe aksesorët janë të padëmtuar.
– Thika nuk është e deformuar.
– Thika është e montuar siç duhet.
– Thika është e mprehur siç duhet.
– Thika nuk ka pjesë të ngrëna.
– Thika është e drejtpeshuar.
– Nuk tejkalohen trashësia minimale dhe
gjerësia minimale e thikës,
– Ruhet këndi i mprehjes,
PARALAJMËRIM
■ Në gjendje jo të sigurt pjesë të thikës mund të
lirohen dhe të flaken përreth. Mund të
lëndohen njerëzit.
► Punoni me thikë dhe aksesorë të
padëmtuar.
► Vendosini thikat saktë.
► Mprehini thikat saktë.
► Nëse arrihet trashësia minimale dhe
gjerësia minimale: Ndërrojeni thikën.
► Kryejeni balancimin e thikës te shitësi i
STIHL.
► Nëse keni dyshime: Konsultohuni me
shitësin e STIHL.
4.6.3
Bateria
Bateria është në gjendje të rregullt sigurie, nëse i
përmbush kushtet e mëposhtme:
– Bateria është e padëmtuar.
– Bateria është e pastër dhe e thatë.
– Bateria funksionon dhe e pandryshuar.
PARALAJMËRIM
■ Në një gjendje jo të rregullt sigurie, bateria nuk
mund të funksionojë më në mënyrë të sigurt.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë.
► Punoni me një bateri funksionale dhe jo të
dëmtuar.
► Mos e karikoni një bateri me defekt ose të
dëmtuar.
► Nëse bateria është e ndotur, pastrojeni.
► Nëse bateria është e lagur, thajeni,
► Baterinë mos e ndryshoni.
► Mos veni gjësende në hapësirat e baterisë.
4 Udhëzime sigurie
21.2.
21.2.
21.5.
0478-131-9870-A

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Rma 448.3 pvRma 453.3 pvWa40Wa41Wa42