Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

LG MU2R15 Bedienungs- Und Montageanleitung Seite 256

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MU2R15:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 49
UDHËZIME SIGURIE
4
Instalimi
• Mos përdorni automat me defekt ose me klasifikim më të ulët. Përdorni automatin dhe
siguresën me klasifikim të saktë. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Për punë elektrike, kontaktoni tregtarin, shitësin, ndonjë elektricist të kualifikuar ose
qendrën e autorizuar për shërbim. Mos e çmontoni dhe mos e riparoni vetë produktin.
Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Tokëzojeni gjithmonë produktin sipas diagramit të lidhjeve. Mos e lidhni telin e
tokëzimit me tubat e gazit ose ujit, me rrufepritëse ose me telin e tokëzimit të
telefonit. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Montoni mirë panelin dhe kapakun e kutisë së sigurisë. Ka rrezik zjarri ose goditjeje
elektrike për shkak të pluhurit, ujit etj.
• Përdorni automatin ose siguresën me klasifikim të saktë. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Mos e modifikoni ose ta zgjatni kabllon elektrike. Nëse kablloja ose kordoni elektrik
janë të gërvishtur, i iu është hequr shtresa e sipërme ose janë dëmtuar, atëherë ato
duhet të ndërrohen. Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
• Për montimin, heqjen ose rimontimin, kontaktoni gjithnjë me tregtarin ose qendrën e
autorizuar për shërbim. Ka rrezik zjarri, goditjeje elektrike, shpërthimi ose lëndimi.
• Mos e montoni produktin mbi mbështetëse montimi me defekt. Sigurohuni që zona e
montimit nuk dëmtohet me kalimin e kohës. Mund të shkaktohet rënie e produktit.
• Mos e montoni asnjëherë njësinë e jashtme në bazament të lëvizshëm ose në një vend
nga i cili mund të bjerë. Rënia e njësisë së jashtme mund të shkaktojë dëmtimin ose
lëndimin, madje edhe vdekjen e një personi.
• Në njësinë e jashtme kapacitori i sipërm furnizon me elektricitet me tension të lartë
përbërësit elektrikë. Sigurohuni të shkarkoni plotësisht kapacitorin përpara kryerjes së
riparimeve. Kapacitori i ngarkuar mund të shkarkojë goditje elektrike.
• Gjatë montimit të njësisë, përdorni kutinë e montimit të ofruar me produktin. Në të
kundërt, njësia mund të bie duke shkaktuar lëndim të rëndë.
• Lidhjet kabllore të brendshme/të jashtme duhet të sigurohen fort dhe kablloja duhet të drejtohet
siç duhet në mënyrë që të mos ketë asnjë forcë tërheqjeje të kabllos nga terminalet e lidhjes.
Lidhjet e pasakta ose të lirshme mund të gjenerojnë nxehtësi ose të shkaktojnë zjarr.
• Materialet e paketimit hidhini me kujdes. Pas montimit ose shërbimit hidhni çantat
plastike të paketimit të vidave, gozhdëve, baterive, sendeve e thyera etj. Fëmijët mund
të luajnë me to dhe mund të shkaktohet lëndim.
• Sigurohuni të kontrolloni gazin ftohës që do të përdoret. Lexoni etiketën në produkt.
Përdorimi i gazit ftohës jo të duhur mund të pengojë funksionimin normal të njësisë.
• Mos ndiz ndërprerësin ose korrentin në kushtet kur hiqet apo hapet paneli i përparmë,
kofana, kapaku i sipërm, dhe kapaku i kutisë së kontrollit. Përndryshe, kjo mund të
shkaktojë zjarr, goditje elektrik, ekspozion ose vdekje.
• Përdor një pompë me vakum ose gaz Inert (azot) kur kryen testin e rrjedhjes ose
fluksin e ajrit. Mos kompreso ajrin ose Oksigjenin dhe mos përdor gaze që marrin flakë.
Përndryshe, mund të shkaktojë zjarr ose eksplozion.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis