Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Mirëmbajtja; Pastrim; Ndërrimi (Riparimi); Kujdesi Për Kohë Të Gjata Mospërdorimi - Samsung MS23A7318A-Serie Benutzerhandbuch

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 81
Mirëmbajtja

Pastrim

Pastrojeni rregullisht furrën me mikrovalë për të parandaluar grumbullimin e papastërtive mbi furrë
ose brenda saj. Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës, gominës së derës, si dhe pjatës
rrotulluese dhe unazës rrotulluese (vetëm për modelet përkatëse).
Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë grumbulluar papastërti në
gominat e derës. Përdorni një pecetë të butë me ujë me sapun për pastrimin e sipërfaqes së jashtme
dhe të brendshme të furrës me mikrovalë. Shpëlajini dhe thajini mirë.
Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në pjesën e brendshme të furrës me
mikrovalë
1.
Pasi ta keni zbrazur furrën me mikrovalë, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në qendër të pjatës
rrotulluese.
2.
Ngroheni furrën me mikrovalë për 10 minua në fuqinë maksimale.
3.
Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa të ftohet furra me mikrovalë. Më pas, hapni derën dhe pastroni dhomën
e gatimit.
KUJDES
Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të hapet dhe mbyllet lirisht.
Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së furrës me mikrovalë.
Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës me mikrovalë.
Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.
Pas çdo përdorimi të furrës me mikrovalë, përdorni një detergjent të butë për pastrimin e dhomës
së gatimit pasi furra të jetë ftohur.
User_MS23A7318AK_E2_DE68-04716C-00_SQ.indd 13
User_MS23A7318AK_E2_DE68-04716C-00_SQ.indd 13
Ndërrimi (riparimi)
VINI RE
Brenda furrës me mikrovalë nuk ka pjesë që mund të hiqen nga përdoruesi. Mos u përpiqni ta ndërroni
ose riparoni vetë furrën me mikrovalë.
Nëse keni probleme me menteshat, bllokimin dhe/ose derën, kontaktoni me një teknik të
kualifikuar ose pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut për ndihmë teknike.
Nëse dëshironi të ndërroni llambën, kontaktoni pikën lokale të shërbimi të Samsung-ut. Mos e
ndërroni vetë.
Nëse keni probleme me kasën e jashtme të furrës me mikrovalë, hiqni fillimisht nga priza dhe më
pas kontaktoni pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut.
Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi
Nëse nuk e përdorni furrën me mikrovalë për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe lëvizeni furrën
në një vend të thatë, pa pluhur. Pluhuri dhe lagështia që krijohen brenda furrës me mikrovalë mund të
ndikojnë në performancën e furrës.
Shqip 13
5/18/2022 3:51:19 PM
5/18/2022 3:51:19 PM

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mq7000aMs23a7318ak/e2

Inhaltsverzeichnis