Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Udhëzimet Për Instalimin E Furrës Me Mikrovalë; Instalimi I Furrës Me Mikrovalë - Samsung MS23A7318A-Serie Benutzerhandbuch

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 81
Instalimi
Udhëzimet për instalimin e furrës me mikrovalë
Kjo pajisje është në përputhje me rregulloret e BE-së.
Hedhja e paketimit dhe pajisjes.
Paketimi i pajisjes është i riciklueshëm.
Mund të përdoren si më poshtë:
karton;
qese polietileni (PE);
polistiren pa CFC (shkumë e fortë polistireni).
Hidhini këto materiale në një mënyrë të përgjegjshme dhe në përputhje me rregulloret qeveritare.
Autoritetet mund t'ju sigurojnë informacione për mënyrën e hedhjes së pajisjeve shtëpiake pas
përdorimit në një mënyrë të përgjegjshme.
Siguria
Pajisja duhet të lidhet vetëm nga një teknik i kualifikuar.
Furra me mikrovalë është projektuar për përdorim shtëpiak.
Duhet ta përdorni atë vetëm për gatimin e ushqimeve.
Pajisja është e nxehtë gjatë dhe pas përdorimit.
Kini parasysh këtë gjë në rast se fëmijët afrohen te pajisja.
Instalimi afër një furre konvencionale.
Kur do të instaloni një furrë me mikrovalë afër një furre konvencionale, duhet të lejoni një
hapësirë të mjaftueshme mes tyre për të parandaluar nxehjen e tepërt, pasi korniza mund të
përkulet nga temperaturat shumë të larta. Është e qartë se është shumë e rëndësishme që të
respektohen me rreptësi udhëzimet e montimit nga prodhuesi i furrës konvencionale.
Një furrë inkaso me mikrovalë nuk duhet të montohet mbi një furrë konvencionale, pasi në
sistemin e ftohjes së furrës me mikrovalë mund të ketë një ndikim negativ nga ajri i nxehtë i
çliruar nga furra konvencionale.
Lidhja elektrike
Rrjeti elektrik i shtëpisë me të cilin është lidhur pajisja duhet të respektojë rregulloret kombëtare dhe
lokale.
Nëse dëshironi të realizoni një lidhje fikse, sigurohuni që të vendosni një çelës me shumë pole me një
distancë minimale kontakti prej 3 mm në linjën e furnizimit me energji elektrike.
10 Shqip
User_MS23A7318AK_E2_DE68-04716C-00_SQ.indd 10
User_MS23A7318AK_E2_DE68-04716C-00_SQ.indd 10
Instalimi i furrës me mikrovalë
1.
2.
KUJDES
Nëse kordoni i furnizimit me energji dëmtohet, ai duhet të ndërrohet nga një kordon ose njësi e
veçantë e disponueshme nga prodhuesi ose nga agjenti i tij i shërbimit.
Për sigurinë tuaj, vendoseni kabllon në një prizë AC me tokëzim me 3 kunja, 230 volt dhe 50 Hz.
Nëse kablloja elektrike e kësaj pajisjeje dëmtohet, ajo duhet të zëvendësohet nga një kabllo e
veçantë.
Mos e instaloni furrën me mikrovalë në ambiente të ngrohta ose të lagështa, si për shembull
pranë një furre tradicionale ose një kaloriferi. Duhet të respektohen specifikimet për furnizimin
me energji elektrike dhe çdo kabllo zgjatuese duhet të jetë i të njëjtit standard si kablloja elektrike
e dhënë me furrën. Përpara se ta përdorni furrën për herë të parë, pastroni me pecetë të njomë
pjesën e brendshme dhe gominën e derës.
Hiqni të gjitha materialet e paketimit që ndodhen
brenda në furrë. Instaloni unazën rrotulluese dhe
pjatën rrotulluese. Verifikoni që pjata rrotulluese
të rrotullohet lirshëm.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset në atë
mënyrë që priza të jetë e disponueshme.
5/18/2022 3:51:17 PM
5/18/2022 3:51:17 PM

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mq7000aMs23a7318ak/e2

Inhaltsverzeichnis