Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Mirëmbajtja; Pastrim; Ndërrimi (Riparimi); Kujdesi Për Kohë Të Gjata Mospërdorimi - Samsung MG22M8274A-Serie Benutzerhandbuch

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MG22M8274A-Serie:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 81
Mirëmbajtja

Pastrim

Pastrojeni furrën rregullisht për të parandaluar grumbullimin e papastërtive mbi furrë ose brenda
saj. Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës, gominës së derës, si dhe pjatës rrotulluese
dhe unazës rrotulluese (vetëm për modelet përkatëse).
Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë grumbulluar papastërti në
gominat e derës. Përdorni leckë të butë me ujë me sapun për pastrimin e sipërfaqes së jashtme
dhe të brendshme të furrës. Shpëlajini dhe thajini mirë.
Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në pjesën e brendshme
të furrës
1. Pasi ta keni zbrazur furrën, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në qendër të
pjatës rrotulluese.
2. Ngroheni furrën për 10 minua në fuqinë maksimale.
3. Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa furra të ftohet. Më pas, hapni derën dhe pastroni
dhomën e gatimit.
Për pastrimin e pjesës së brendshme të modeleve me ngrohës me rrotullim
A
KUJDES
Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të hapet dhe mbyllet
lirisht. Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së furrës.
Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës.
Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.
Pas çdo përdorimi të furrës, përdorni një detergjent të butë për pastrimin e dhomës së
gatimit pasi furra të jetë ftohur.
10 Shqip
MG22M8274A_E2_DE68-04704Q_SQ.indd 10
MG22M8274A_E2_DE68-04704Q_SQ.indd 10
Për pastrimin e pjesës së sipërme të dhomës së
gatimit, ulni elementin e sipërm ngrohës me 45°
(A) siç tregohet. Kjo do të ndihmojë për pastrimin
e pjesës së sipërme. Pasi të mbaroni, rivendosni
elementin e sipërm ngrohës.
Ndërrimi (riparimi)
VINI RE
Brenda furrës nuk ka pjesë që mund të hiqen nga përdoruesi. Mos u përpiqni ta ndërroni ose
riparoni furrën vetë.
Nëse keni probleme me menteshat, bllokimin dhe/ose derën, kontaktoni me një teknik të
kualifikuar ose pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut për ndihmë teknike.
Nëse dëshironi të ndërroni llambën, kontaktoni pikën lokale të shërbimi të Samsung-ut. Mos
e ndërroni vetë.
Nëse keni probleme me kasën e jashtme të furrës, hiqni fillimisht nga priza dhe më pas
kontaktoni pikën lokale të shërbimit të Samsung-ut.
Kujdesi për kohë të gjata mospërdorimi
Nëse nuk e përdorni furrën për një kohë të gjatë, hiqeni nga priza dhe lëvizeni furrën në një
vend të thatë, pa pluhur. Pluhuri dhe lagështia që krijohen brenda furrës mund të ndikojnë në
performancën e furrës.
11/3/2022 5:41:35 PM
11/3/2022 5:41:35 PM

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis