Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Carrier SensatION 42QHB07D8S Installationsanleitung Seite 241

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 262
7. SHËRBIMI I INFORMIMIT
7.19 RIKUPERIMI
Kur agjenti ftohës nxirret nga një sistem, qoftë për shërbim apo nxjerrje jashtë pune, rekomandohet si praktikë
e mirë që të gjithë agjentët ftohës të hiqen në mënyrë të sigurt.
Kur transferohet agjent ftohës në cilindra, sigurohuni që të përdoren vetëm cilindrat e duhur të rikuperimit të
agjentit ftohës. Sigurohuni që të jetë në dispozicion numri i duhur i cilindrave për mbajtjen e të gjithë vëllimit të
sistemit. Të gjithë cilindrat për përdorim përcaktohen për agjentin e rikuperuar ftohës dhe etiketohen për atë
agjent ftohës (p.sh. cilindra të posaçëm për rikuperimin e agjentit ftohës). Cilindrat duhet të jenë të plotë me
valvulë funksionale për çlirimin e presionit dhe valvulat përkatëse funksionale mbyllëse.
Cilindrat e zbrazët të rikuperimit evakuohen dhe, sipas mundësisë, ftohen përpara kryerjes së rikuperimit.
Pajisjet e rikuperimit duhet të jenë në gjendje të mirë pune me një grup udhëzimesh për pajisjen që po
përdoret dhe duhet të jenë të përshtatshme për rikuperimin e agjentëve të ndezshëm ftohës. Për më tej, një
grup peshoresh të kalibruara duhet të jenë në dispozicion dhe në gjendje të mirë pune.
Zorrët duhet të jenë të plota me xhunto shkëputëse pa rrjedhje dhe në gjende të mirë. Përpara përdorimit të
makinerisë së rikuperimit, kontrolloni nëse është në gjendje të kënaqshme pune, nëse është mirëmbajtur siç
duhet dhe që pjesët përkatëse elektrike përkatëse të jenë izoluar për të parandaluar ndezjen në rast çlirimi të
agjentit ftohës. Konsultohuni me prodhuesin nëse keni dyshime.
Agjenti i rikuperuar ftohës duhet t'i kthehet furnitorit të agjentit ftohës në cilindrin e duhur të rikuperimit, dhe
me deklaratën përkatëse të përgatitur për transferimin e mbetjeve. Mos përzieni agjentë ftohës në njësitë e
rikuperimit dhe sidomos jo në cilindra.
Nëse hiqen kompresorët ose vajrat e kompresorëve, sigurohuni t'i evakuoni deri në një masë të pranueshme
për t'u siguruar që agjenti i ndezshëm ftohës të mos mbetet me lubrifikantin. Procesi i evakuimit duhet të
kryhet përpara kthimit të kompresorit te furnitorët. Për përshpejtimin e këtij procesi duhet përdorur vetëm
ngrohje elektrike për trupin e kompresorit. Në rast shkarkimi të vajit nga një sistem, veprimi duhet kryer me
kujdes.
7.20 TRANSPORTI, MARKIMI DHE MAGAZINIMI I NJËSIVE
1. Transporti i pajisjeve që përmbajnë agjentë të ndezshëm ftohës
Pajtueshmëria me rregulloret e transportit
2. Markimi i pajisjeve me shenja
Pajtueshmëria me rregulloret vendore
3. Hedhja e pajisjeve që përdorin agjentë të ndezshëm ftohës
Pajtueshmëria me rregulloret kombëtare
4. Magazinimi i pajisjeve/aparaturave
Magazinimi i pajisjeve duhet të bëhet në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
5. Magazinimi i pajisjeve të paketuara (të pashitura)
Mbrojtja e paketimeve të magazinimit duhet të organizohet e tillë që dëmtimi mekanik i pajisjes që ndodhet
brenda paketimit të mos shkaktojë rrjedhje të agjentit ftohës me të cilin është mbushur.
Numri maksimal i pajisjeve të lejuara për magazinim së bashku duhet të përcaktohet nga rregulloret vendore.
20

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis