Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Carrier SensatION 42QHB07D8S Installationsanleitung Seite 240

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 262
7. SHËRBIMI I INFORMIMIT
7.16 PROCEDURAT E MBUSHJES
Përveç procedurave konvencionale të mbushjes, duhen ndjekur kërkesat e mëposhtme:
Sigurohuni që të mos ketë ndotje nga agjentë të ndryshëm ftohës kur përdorni pajisje mbushjeje. Zorrët ose
linjat duhet të jenë sa më të shkurtra për të zvogëluar sasinë e agjentit ftohës që përmbajnë.
Cilindrat duhet të mbahen vertikalisht.
Sigurohuni që sistemi i ftohjes të tokëzohet përpara se sistemi të mbushet me agjent ftohës.
Etiketojeni sistemin pasi të përfundojë mbushja (nëse nuk e keni bërë më parë).
Duhet të bëni kujdes maksimal që të mos e mbushni më shumë seç duhet sistemin e ftohjes.
Përpara rimbushjes sistemi duhet të testohet me azot pa oksigjen. Sistemi duhet të testohet për rrjedhje me
përfundimin e mbushjes, por përpara vënies në punë. Testimi pasues për rrjedhje
7.17 NXJERRJA NGA PUNA
Përpara se të kryhet kjo procedurë, është thelbësore që tekniku ta njohë tërësisht pajisjen dhe të gjitha të dhënat
e saj. Rekomandohet si praktikë e mirë që të gjithë agjentët ftohës të rikuperohen në mënyrë të sigurt. Përpara se
të kryhet puna, duhet marrë një kampion vaji dhe agjenti ftohës.
Në rast se nevojitet analizë përpara ripërdorimit të agjentit të mbledhur ftohës, është thelbësore që të ketë energji
elektrike përpara se të fillojë puna.
a) Njihuni me pajisjen dhe funksionimin e saj.
b) Izoloni sistemin nga ana elektrike
c) Përpara se të provoni procedurën, sigurohuni që:
të ketë pajisje për përdorimin mekanik, nëse paraqitet nevoja, të cilindrave të agjentit ftohës;
të gjitha pajisjet mbrojtëse personale të jenë në dispozicion dhe të përdoren siç duhet;
procesi i rikuperimit të mbikëqyret në çdo kohë nga një person kompetent;
pajisjet dhe cilindrat e rikuperimit të jenë në përputhje me standardet përkatëse.
d) Pastroni sistemin e ftohjes me pompë nëse është mundur.
e) Nëse nuk mund të krijoni vakuum, krijoni një tubacion të degëzuar që të mund ta hiqni agjentin ftohës nga
pjesë të ndryshme të sistemit.
f) Sigurohuni që cilindri të vendoset në gradacion përpara kryerjes së rikuperimit.
g) Ndizni makinerinë e rikuperimit dhe përdoreni në përputhje me udhëzimet e prodhuesit.
h) Mos i mbushni cilindrat më shumë seç duhet. (Mbushje jo mbi 80% të vëllimit të lëngët).
i) Mos e tejkaloni presionin maksimal të punës të cilindrit, as përkohësisht.
j) Kur cilindrat të jenë mbushur siç duhet dhe procesi të ketë përfunduar, sigurohuni që cilindrat dhe pajisja të
hiqen menjëherë nga vendi dhe që të mbyllen të gjitha valvulat e izolimit në pajisje.
k) Agjenti i rikuperuar ftohës nuk duhet të përdoret për mbushje në sistem tjetër ftohjeje, përveç nëse është
pastruar dhe kontrolluar.
7.18 ETIKETIMI
Pajisjet duhet të etiketohen me deklaratën se janë nxjerrë jashtë pune dhe iu është zbrazur agjenti ftohës. Etiketa
duhet të mbajë datën dhe nënshkrimin. Sigurohuni që në pajisje të ketë etiketa me deklaratën se pajisja përmban
agjent të ndezshëm ftohës.
19

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis