Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Carrier SensatION 42QHB07D8S Installationsanleitung Seite 238

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 262
7. SHËRBIMI I INFORMIMIT
masa e ngarkesës është në përputhje me madhësinë e dhomës brenda së cilës instalohen pjesët që përmbajnë
agjentin ftohës;
makineria dhe daljet e ajrosjes punojnë në rregull dhe nuk kanë pengesa;
nëse përdoret një qark indirekt ftohës, qarqet dytësore duhen kontrolluar për praninë e agjentit ftohës; shënimi
në pajisje vijon të jetë i dukshëm dhe i lexueshëm.
shënimi dhe shenjat që janë të palexueshme duhen korrigjuar;
tubi ose komponentët e ftohjes instalohen në një pozicion që nuk ka gjasë të ekspozohet ndaj substancave
që mund të gërryejnë komponentët që përmbajnë agjentin ftohës, përveç nëse komponentët përbëhen nga
materiale që i rezistojnë vetvetiu gërryerjes ose që mbrohen në formën e duhur ndaj kësaj gërryerjeje.
7.9 KONTROLLET NË PAJISJET ELEKTRIKE
Riparimi dhe mirëmbajtja e komponentëve elektrikë duhet të përfshijë kontrollet fillestare të sigurisë dhe
procedurat e inspektimit të komponentëve. Nëse ka problem që mund të cenojë sigurinë, atëherë në qark nuk
duhet lidhur asnjë linjë ushqimi elektrik pa u zgjidhur më parë problemi. Nëse problemi nuk mund të zgjidhet
menjëherë, por puna është e domosdoshme dhe nuk mund të ndërpritet, duhet gjetur një zgjidhje e duhur e
përkohshme. Kjo i duhet raportuar pronarit të pajisjes në mënyrë që të jenë në dijeni të gjitha palët.
Kontrollet fillestare të sigurisë duhet të përfshijnë sa vijon:
kondensatorët të jenë shkarkuar: kjo duhet kryer në mënyrë të sigurt për të evituar mundësinë e shkëndijave
të mos ketë komponentë elektrikë me ngarkesë dhe tela të ekspozuar gjatë mbushjes, rikuperimit ose
spastrimit të sistemit;
të mos ketë ndërprerje të tokëzimit.
7.10 RIPARIMET NË KOMPONENTËT E IZOLUAR
10.1 Gjatë riparimeve në komponentët e izoluar, të gjitha pikat e furnizimit me energji duhet të shkëputen nga
pajisjet ku po punohet përpara heqjes së kapakëve të izoluar etj. Nëse është absolutisht e domosdoshme
që pajisjet të kenë furnizim me energji gjatë mirëmbajtjes, atëherë duhet të instalohet një formë e
përhershme diktimi të rrjedhjeve në pikën më kritike për të paralajmëruar për situata të mundshme rreziku.
10.2 U duhet kushtuar vëmendje e veçantë rasteve të mëposhtme për t'u siguruar që gjatë punës në
komponentët elektrikë, kasa të mos modifikohet në forma të atilla që mund të cenojnë shkallën e mbrojtjes.
Kjo përfshin dëmtimin e kabllove, numrin e tepruar të lidhjeve, terminalet që nuk përmbushin specifikimin
origjinal, dëmtimin e guarnicioneve, vendosjen e gabuar të permistopave etj.
Sigurohuni që aparati të jetë montuar në formë të sigurt.
Sigurohuni që guarnicionet ose materialet izoluese të mos degradojnë deri në atë masë sa të mos
shërbejnë më për parandalimin e hyrjes së gazeve të ndezshme. Pjesët e këmbimit duhet të jenë në
përputhje me specifikimet e prodhuesit.
SHËNIM: Përdorimi i izolantit të silikonit mund të pengojë efikasitetin e disa tipave pajisjesh për diktimin e
rrjedhjeve. Komponentët që janë vetë të sigurt nuk kanë pse izolohen përpara se punohet me ta.
7.11 RIPARIMET NË KOMPONENTËT VETVETIU TË SIGURT
Mos vendosni ngarkesa të përhershme përçuese ose vëllimi në qark pa garantuar që kjo të mos tejkalojë
tensionin e lejuar dhe rrymën e lejuar për pajisjet në përdorim. Ndërsa ndodheni në praninë e gazeve të
ndezshme mund të punoni vetëm me komponentë vetvetiu të sigurt. Aparati i testimit duhet të jetë në normimin
e duhur. Ndërrojini komponentët vetëm me pjesët e përcaktuara nga prodhuesi. Pjesët e tjera mund të shkaktojnë
ndezjen e agjentit ftohës në atmosferë për shkak të ndonjë rrjedhjeje.
17

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis