Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Carrier SensatION 42QHB07D8S Installationsanleitung Seite 225

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 262
1. PËRGATITJA PËR INSTALIM
PARALAJMËRIM
Sigurohuni të përdorni qark elektrik të posaçëm. Mos lidhni asnjëherë njëkohësisht pajisje të tjera
në të njëjtën prizë.
Për të shmangur rreziqet që mund të shkaktohen nga rivendosja e shkujdesur e siguresës
termike, pajisja nuk duhet të furnizohet me energji nga një pajisje e jashtme takim-stakimi, si p.sh.
kohëmatës, ose të lidhet me një qark që ndizet dhe fiket rregullisht nga furnizuesi.
Përdorni kabllot e përshkruara për lidhjen elektrike me izolim të mbrojtur nga mbështjellësja
izoluese, e cila ka diapazonin e duhur të temperaturës.
Kabllot e papërshtatshme mund të shkaktojnë rrjedhje elektrike, prodhim jonormal nxehtësie ose zjarr.
Mos përdorni mjete për të përshpejtuar procesin e shkrirjes ose të pastrimit, përveç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Pajisja duhet të ruhet në një dhomë pa burime ndezjeje që janë vazhdimisht në punë (për shembull:
flakë të hapura dhe pajisje që punon me gaz ose ndonjë ngrohës elektrik)
Mos e shponi dhe mos e digjni.
Kini parasysh që agjentët ftohës mund të mos lëshojnë aromë.
Pajisja duhet të ruhet në një zonë të mirajrosur ku madhësia e dhomës të përkojë me sipërfaqen
e dhomës siç specifikohet për punë.
Për modelet me agjent ftohës R32:
Pajisja duhet të instalohet, vihet në punë dhe ruhet në një dhomë me sipërfaqe dyshemeje më të
madhe se 4 m
.
2
Pajisja nuk duhet të instalohet në hapësirë të paajrosur nëse kjo hapësirë është më e vogël se 4 m
Për modelet me agjent ftohës R290, madhësia minimale e nevojshme e dhomës:
<= 9000 Btu/h njësi: 13 m
> 9000 Bth/h dhe <= 12 000 Btu/h njësi: 17 m
> 12000 Btu/h dhe <= 18 000 Btu/h njësi: 26 m
> 18 000 Btu/h dhe <= 24 000 Btu/h njësi: 35 m
KUJDES
Ky simbol tregon mundësinë e dëmtimit të pronës ose të pasojave të rënda.
Për të shmangur lëndimin personal, bëni kujdes kur kapni pjesët me skaje të mprehta.
Mos i instaloni njësitë e brendshme ose të jashtme në vende me kushte të veçanta mjedisore.
Mos e instaloni në një vend që mund të rrisë nivelin e zhurmës së njësisë ose ku zhurma dhe ajri
që del mund të shqetësojë fqinjët.
Instaloni mirë sistemin e shkarkimit/tubat në përputhje me manualin e instalimit.
Tubat e papërshtatshëm të shkarkimit mund të shkaktojnë rrjedhje uji dhe dëmtim të pronës.
Mos e instaloni kondicionerin në vendet e mëposhtme.
– Në vendet ku ka vajguri ose acid arseniku.
– Në vendet ku mund të grumbullohet ose mblidhet gaz gërryes (si p.sh. gazi i acidit sulfurik) ose
gaz i djegshëm (si p.sh. hollues) ose ku trajtohen substancat e djegshme që avullojnë.
– Në vendet ku ka pajisje që krijojnë fusha elektromagnetike ose harmonizim të frekuencave të larta.
Pajisja duhet të ruhet në mënyrë të atillë që të parandalojë shkaktimin e dëmtimeve mekanike.
Çdo person që merr pjesë në vënien në punë apo ndërhyrjen në qarkun e agjentit ftohës, duhet
të mbajë certifikatën përkatëse nga autoriteti akreditues i sektorit, me të cilën jepet autorizimi për
kompetencën e tij në punën e sigurt me agjentët ftohës sipas specifikimit të vlerësimeve të njohura
nga industria.
2
2
2
2
.
2
04

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis