Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përgatitja Për Instalim; Masat Paraprake Të Sigurisë - Carrier SensatION 42QHB07D8S Installationsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 262
1. PËRGATITJA PËR INSTALIM
1.1 MASAT PARAPRAKE TË SIGURISË
Instalimi, ndezja dhe shërbimet e riparimit të pajisjes së kondicionerit mund të sjellin rrezik për shkak të
presioneve të sistemit, komponentëve elektrikë dhe vendndodhjes së pajisjes (çati, struktura të ngritura etj.).
Kjo pajisje duhet të instalohet, ndizet dhe riparohet vetëm nga montuesit dhe mekanikët e trajnuar e të kualifikuar
të shërbimit.
Gjatë punës në pajisje, lexoni masat paraprake në dokumentet e produktit, si dhe në shënimet, afishet dhe
etiketat e ngjitura në pajisje.
Zbatoni të gjitha kodet e sigurisë. Mbani syze mbrojtëse dhe doreza pune. Gjatë kallajisjes, mbani pranë vetes
një leckë për fikjen e zjarrit dhe fikës zjarri. Bëni kujdes gjatë mbajtjes, ngritjes dhe vendosjes së pajisjeve të
rënda.
Lexoni të gjitha këto udhëzime dhe ndiqni të gjitha paralajmërimet ose njoftimet e përfshira në dokumentet e
njësisë dhe ato të bashkëngjitura te njësia. Për kërkesa të posaçme, shikoni kodet vendore të ndërtimit dhe
Kodin Kombëtar Elektrik.
PARALAJMËRIM
Ky simbol tregon mundësinë e lëndimit ose të humbjes së jetës së personelit.
Gazi ftohës është më i rëndë se ajri dhe zëvendëson oksigjenin. Rrjedhja masive mund të shkaktojë
pakësimin e oksigjenit, veçanërisht në bodrume, dhe mund të ketë rrezik asfiksie, duke rezultuar në
lëndim të rëndë ose vdekje.
Kur kondicioneri instalohet në një dhomë të vogël, merrni masat e duhura për t'u siguruar që
përqendrimi i agjentit ftohës që rrjedh në dhomë nuk e kalon nivelin kritik.
Nëse ka rrjedhje të gazit ftohës gjatë instalimit, ajrosni menjëherë zonën.
Gazi ftohës mund të prodhojë gaz toksik nëse bie në kontakt me zjarr të shkaktuar p.sh. nga ngrohësi i
ventilatorit, furra ose pajisja e gatimit. Ekspozimi në një gaz të tillë mund të shkaktojë lëndim të rëndë ose
vdekje.
Shkëputeni nga burimi i energjisë përpara se të provoni të kryeni punë elektrike. Lidhni mirë
kabllon lidhëse.
Lidhja e gabuar mund shkaktojë dëmtimin e pjesëve elektrike.
Përdorni kabllot e specifikuara për lidhjet elektrike dhe lidhini mirë ato në seksionet lidhëse të
bllokut të terminaleve, në mënyrë që forca e jashtme të mos ushtrohet në terminal.
Sigurohuni që të ketë tokëzim.
Mos i tokëzoni njësitë me tuba gazi, tuba uji, rrufepritës ose tela telefoni. Tokëzimi i paplotë mund të
shkaktojë rrezik goditjesh të rënda, duke rezultuar në lëndim ose vdekje.
Hidhini materialet ambalazhuese në mënyrë të sigurt.
Materialet ambalazhuese, të tilla si gozhdët dhe pjesët e tjera metalike ose prej druri mund të shkaktojnë
plagosje ose lëndime të tjera. Grisini dhe hidhini qeset plastike të ambalazhit në mënyrë që fëmijët të mos
luajnë me to. Fëmijët që luajnë me qeset plastike rrezikojnë të asfiksohen.
Mos e instaloni njësinë pranë përqendrimeve të avujve të gazit ose të gazit të djegshëm.
Sigurohuni të përdorni pjesët e instalimit që ofrohen me pajisjen ose të specifikuara saktë.
Përdorimi i pjesëve të tjera mund të shkaktojë lirimin e njësisë, rrjedhje uji, goditje elektrike, zjarr ose
dëmtim të pajisjes.
Gjatë instalimit ose zhvendosjes së sistemit, mos lejoni futjen e ajrit ose të substancave të
ndryshme nga agjenti ftohës i specifikuar (R ) në ciklin e ftohjes.
Mos e modifikoni kurrë këtë njësi pa hequr mbrojtëset e sigurisë ose duke anashkaluar
ndonjë prej çelësave bllokues të sigurisë.
Instalimet elektrike duhet të kryhen në përputhje me manualin e instalimit dhe kodet vendase,
shtetërore dhe lokale të instalimeve elektrike.
03
32

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis