Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përshkrimi I Pajisjes; Për Sigurinë Tuaj; Të Përgjithshme - Viking MB 248 T Gebrauchsanleitung

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für MB 248 T:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 9
3. Përshkrimi i pajisjes
1 Pjesa e sipërme e timonit
2 Litari i ndezjes
3 Doreza
4 Pjesa e poshtme e timonit
5 Rrota e pasme
6 Rregullimi i lartësisë së prerjes
7 Mbushësi me benzinë për start të
ftohtë
8 Karkasa
9 Rrota e përparme
10 Priza e kandelave
11 Motori
12 Kapaku i daljes
13 Shporta për mbledhjen e barit (tekstil)
14 Doreza e njësisë lëvizëse (MB 248 T)
15 Doreza për ndaljen e motorit
0478 111 9820 B - AL
All manuals and user guides at all-guides.com
4. Për sigurinë tuaj
1
4.1 Të përgjithshme
Gjatë punës me pajisjen duhen
ndjekur me çdo kusht këto
udhëzime për parandalimin e
aksidenteve në punë.
Përpara vënies në përdorim për
herë të parë duhen lexuar me
kujdes të gjitha udhëzimet e
përdorimit. Ruajini me kujdes
udhëzimet e përdorimit për t'i përdorur në
të ardhmen.
Respektoni këshillat e përdorimit dhe të
mirëmbajtjes, të cilat mund t'i merrni më
vete me udhëzimet e përdorimit për
motorin me djegie të brendshme.
Këto masa paraprake janë thelbësore për
sigurinë tuaj, por megjithatë lista nuk është
gjithëpërfshirëse. Gjithmonë përdoreni
pajisjen me kujdes dhe me ndjenjën e
përgjegjësisë dhe mos harroni se në çdo
rast përgjegjës për lëndimin e personave
të tjerë ose për dëmtimin e pronës së tyre
do të jetë përdoruesi.
Familjarizohuni me panelin e kontrollit dhe
me përdorimin e pajisjes.
Pajisja lejohet të përdoret vetëm nga ata
persona, të cilët kanë lexuar udhëzimet e
përdorimit dhe që janë familjarizuar me
pajisjen. Përpara vënies në përdorim për
herë të parë, përdoruesi duhet të marrë një
instruksion teknik dhe praktik. Përdoruesit
duhet t'i shpjegohet nga shitësi ose nga
ndonjë person tjetër me përvojë mënyra e
përdorimit të sigurt të pajisjes.
Gjatë instruksionit përdoruesit duhet t'i
bëhet e qartë se për të punuar me këtë
pajisje nevojiten në mënyrë të veçantë
kujdesi dhe përqendrimi maksimal.
Pajisja bashkë me të gjitha shtesat e saj
lejohet t'u kalohet ose t'u jepet vetëm
personave, të cilët janë të familjarizuar me
këtë model të pajisjes, si dhe me
përdorimin e saj. Udhëzimet e përdorimit
janë pjesë e pajisjes dhe gjithmonë duhet
të jepen bashkë me të.
Përdoreni pajisjen vetëm kur jeni të
çlodhur, si dhe në gjendje të mirë fizike
dhe shpirtërore. Kur keni probleme
shëndetësore, duhet të pyesni mjekun tuaj
nëse është e mundur të punoni me
pajisjen. Nuk lejohet që të punoni me
pajisjen pas konsumimit të alkoolit ose të
marrjes së medikamenteve që mund të
ndikojnë në aftësinë e reagimit.
Asnjëherë mos lejoni që pajisjen ta
përdorin fëmijët ose të rinjtë nën moshën
16 vjeç. Rregullat lokale mund të
përcaktojnë moshën minimale për
përdoruesin.
Kjo pajisje nuk duhet përdorur nga
personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose
nga persona me mungesë përvoje
dhe/ose njohurish, në qoftë se ata nuk
mbikëqyren nga një person përgjegjës për
sigurinë e tyre ose nëse nuk marrin prej
tyre udhëzime për përdorimin e pajisjes.
Fëmijët duhen mbikëqyrur për të mos
lejuar që ata të luajnë me pajisjen.
Pajisja është menduar për përdorim
personal.
325

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Mb 248

Inhaltsverzeichnis