Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

CYBEX SIRONA Z Bedienungsanleitung Seite 118

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
1. Paloseni këmbëzën mbështetëse (3) derisa të fiksohet në pozicionin maksimal
përpara. Nëse përdorni bazament "Base Z", do të lëshohet një sinjal akustik
paralajmërues derisa këmbëza mbështetëse të jetë instaluar siç duhet.
2. Lëshojini butonat e lëshimit ISOFIX (6) për të shtrirë krahët fiksues ISOFIX (7).
Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur duke
��
lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
3. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) deri në fund jashtë bazamentit.
4. Vendoseni bazamentin në një sedilje të përshtatshme në mjet.
5. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (7) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (8)
derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra e dy
treguesve ISOFIX (9) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
6. Sigurohuni që bazamenti është fiksuar mirë duke u përpjekur ta nxirrni nga
pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
7. Shtyjeni bazamentin (2) drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit
derisa të drejtvendoset plotësisht me të.
Edhe lëvizja e bazamentit nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me
��
mbështetësen e shpinës të mjetit.
8. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) dhe zgjateni
këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e mjetit.
9. Tërhiqni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të
siguruar transmetim optimal të forcave.
10. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11) bëhet i GJELBËR kur ajo pozicionohet
siç duhet në dyshemenë e mjetit. Në rastin e përdorimit të bazamentit "Base
Z" do të ndalojë edhe sinjali akustik paralajmërues.
11. Vendoseni sexholinon në bazament (2).
12. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet në pozicion me një "KLIK" të
dëgjueshëm.
13. Verifikoni nëse treguesi i fiksimit të sexholinos (12) në bazament është në
ngjyrë të GJELBËR.
14. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen lineare
për goditjet anësore (13) në pjesën anësore të sexholinos që është përballë
derës së mjetit. Për ta bërë këtë, shtypni butonin e lëshimit të L.S.P (14).
SQ
Sexholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka hapësirë
��
të mjaftueshme.
116
NXJERRJA NGA MJETI
1. Për të zhbllokuar sexholinon nga bazamenti, shtypni butonin e gjelbër të
lëshimit të sexholinos (15) dhe në të njëjtën kohë tërhiqni butonin e sipërm të
lëshimit të sexholinos (16).
2. Anojeni paksa sexholinon dhe ngrijeni nga bazamenti.
3. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (7) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (6).
4. Nxirrni bazamentin (2) nga pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
5. Hiqni bazamentin (2) dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (7) plotësisht në
pozicionin e tyre të transportit.
6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më pas
paloseni për të krijuar hapësirë.
7. Nëse po përdorni "Base Z", është e rëndësishme që ta palosni plotësisht
këmbëzën mbështetëse në mënyrë që sinjali zanor paralajmërues të ndalojë.
Në pjesën e poshtme të bazamentit tregohet një pozicion i ndalimit të
këmbëzës mbështetëse (17) për t'ju treguar se ku duhet të vendoset këmbëza.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e rregullueshme e kokës (18) mund të rregullohet me anë të dorezës
së rregullimit të mbështetëses së kokës (19) që ndodhet në pjesën e pasme të
mbështetëses së kokës (18). Kur rregulloni mbështetësen e kokës, sigurohuni që
hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës të jetë jo më shumë se 2 cm (rreth
2 gisht gjerësi).
FUNKSIONI I RROTULLIMIT
Funksioni i rrotullimit disponohet vetëm me bazament "Base Z". Tërhiqeni dorezën
e rregullimit të pozicionit (20) në pjesën e përparme të sexholinos dhe ngrijeni në
pozicion vertikal. Tani mund ta ktheni sexholinon.
��
Ju rekomandojmë që të çaktivizoni L.S.P. përpara se ta ktheni sexholinon.
Përpara se të niseni për udhëtim, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar mirë
në vend.
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
Për ta rregulluar sexholinon në pozicion të shtrirë, shtypni dorezën e rregullimit të
pozicionit (20) në pjesën e përparme të sexholinos.
Për fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë që të
��
përdoret pozicioni i shtrirjes horizontale maksimale.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis