Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

CYBEX SIRONA Z Bedienungsanleitung Seite 116

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
CERTIFIKIMI
Module Sirona Z i-Size
45cm – 105cm / ≤ 18kg
SIRONA Z i-Size
UN R129/02
Diapazoni i përmasave:
45-105 cm
Pesha maks.: 18 kg
CYBEX Base Z One
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Ju falënderojmë që vendosët të zgjidhni sexholinon Sirona Z i-Size për makinë.
Lexoni me kujdes këtë udhëzues përdorimi përpara se të instaloni sexholinon
në mjetin tuaj dhe mbajeni atë gjithmonë në një vend të arritshëm në ndarjen
e caktuar.
INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RËNDËSISHME
Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa
miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon sipas përshkrimit në këtë udhëzues përdorimi.
Mos e ktheni sexholinon në drejtim të lëvizjes nëse fëmija nuk i ka mbushur
15 muaj dhe nuk ka arritur një gjatësi prej 76 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet e sediljeve të mjetit të
miratuara për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me
manualin e mjetit.
NUK LEJOHET instalimi i kësaj sexholinoje në sediljen e përparme të
pasagjerit me jastëkun e përparmë të ajrit të aktivizuar.
Mos përdorni pika suporti të ndryshme nga ato të përshkruara te udhëzimet
dhe të shënuara në sistemin kufizues për fëmijë.
Inserti për të foshnjën shërben për mbrojtjen e fëmijës tuaj dhe duhet të
përdoret deri sa ai të ketë arritur një gjatësi prej 60 cm.
Rripat e prehrit të sistemit të rripit të sigurimit duhet të kalojnë sa më poshtë
ijëve të fëmijës që të jetë e mundur për të pasur një efekt optimal në rast
aksidenti.
SQ
Përpara çdo udhëtimi, sigurohuni që sistemi i rripit të sigurimit me pesë pika
lidhëse të jetë rregulluar siç duhet dhe të puthitet mirë pas trupit të fëmijës.
Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
114
Module Sirona Z i-Size
45cm – 105cm / ≤ 18kg
CYBEX Base Z
R129-020034
R129-020018
CYBEX GmbH
CYBEX GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
Germany
Vetëm një mbështetëse koke optimale mund t'i ofrojë fëmijës suaj mbrojtje dhe
Module Sirona Z i-Size
76cm – 105cm / ≤ 18kg
rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën kohë që rripat e shpatullave të
puthiten siç duhet.
Kjo sexholino mund të përdoret vetëm e shoqëruar me një bazament "Base Z"
ose "Base Z One" të montuar duke përdorur ISOFIX.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të sigurohet në mjet edhe
CYBEX Base Z
gjatë kohës që nuk është në përdorim.
R129-020018
Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me
CYBEX GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
dyshemenë e mjetit. Nëse mjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e këmbëve,
kontaktoni prodhuesin e mjetit për t'u siguruar që dyshemeja e mjetit është
mjaftueshëm e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.
Gjatë drejtimit të mjetit, sexholinoja duhet të jetë gjithmonë e fiksuar në drejtim
të lëvizjes ose në drejtim të kundërt të lëvizjes.
Në mënyrë që sexholinoja të sigurojë mbrojtje maksimale, përdorni gjithmonë
mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.).
Nëse e përdorni sexholinon në sediljen e mesit të ndenjëses së pasme
të mjetit, mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) nuk duhet të jetë
asnjëherë e palosur.
Sexholinoja është testuar dhe miratuar edhe për përdorim me mbrojtësen
lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të papalosur.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe
gjatë mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në mjet duhet të sigurohen
gjithmonë mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke
shkaktuar lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi ajo
përbën një element kryesor që mundëson funksionimin e duhur të sexholinos.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit
të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të
lëkurës së fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
me sy të lirë. Zëvendësojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime,
konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 8 vite. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis