Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Të Dhëna Sigurie; Identifikimi I Udhëzimeve; Udhëzues Përdorimi; Përdorimi Në Përputhje Me Qëllimin Dhe Rregullat - Makita VC2000L Originalbetriebsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

1
Të dhëna sigurie
Para se të vendosni në përdorim pajisjen, lexoni me
vëmendje manualin e përdorimit dhe mbajeni atë
pranë për çdo rast.
Informacione të tjera
Informacione të tjera për pajisjen i gjeni në faqen
tonë të internetit www.makita.com.
Nëse keni pyetje, ju lutemi t'i drejtoheni shërbimit të
Makita në vendin tuaj.
Shihni faqen e pasme të këtij dokumenti.
1.1
Identifikimi i udhëzimeve
RREZIK
Identifikon një situatë të vështirë, e cila çon
në dëmtime të rënda ose vdekjeprurëse.
VINI RE
Identifikon një situatë të vështirë, e cila mund
të çojë në dëmtime të rënda ose
vdekjeprurëse.
KUJDES
Identifikon një situatë të vështirë, e cila mund
të çojë në dëmtime të lehta.
1.2
Udhëzues përdorimi
Pajisja duhet
të përdoret vetëm nga persona që janë trajnuar
për përdorimin e saktë dhe të ngarkuar në
mënyrë të qartë për përdorimin
të vihet në punë vetëm nën mbikëqyrje
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga persona (duke
përfshirë fëmijët) me kufizime fizike ose mendore,
ose persona pa përvojën dhe njohuritë e duhura.
Fëmijët duhet të mbikëqyren, për t'u siguruar që nuk
do të luajnë me pajisjen.
Mos aplikoni asnjë metodë pune të pasigurt.
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen pa filtër.
Në situatat e mëposhtme, fikeni pajisjen dhe hiqni
spinën:
Përpara pastrimit dhe mirëmbajtjes
Përpara këmbimit të pjesëve
Përpara ndërrimeve në pajisje
Nëse krijohet shkumë ose del ujë
Krahas këtij udhëzuesi, duhet të respektohen edhe
rregullat vendore për mbrojtjen nga aksidentet
si dhe rregullat për sigurinë dhe përdorimin e
përgjegjshëm.
*)
Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit
Përkthimi i udhëzuesit origjinal
Para përdorimit, personat përdorues të pajisjes
duhet të jenë të informuar për:
përdorimin e duhur të pajisjes
rrezikun në lidhje me materialet që do të thithen
eliminimin e sigurt të materialit të thithur
1.3
Përdorimi në përputhje me qëllimin dhe
rregullat
Kjo fshesë korrenti e lëvizshme është projektuar,
zhvilluar dhe testuar me kujdes, për një funksionim
efikas dhe të sigurt, nëse mirëmbahet si duhet dhe
përdoret në përputhje me udhëzimet e mëposhtme.
Kjo pajisje është e përshtatshme gjithashtu edhe
për përdorimin komercial, si për shembull në hotele,
shkolla, spitale, fabrika, dyqane, zyra ose në
bizneset qiradhënëse.
Aksidentet si pasojë e keqpërdorimit mund të
shmangen vetëm nga përdoruesi.
LEXONI DHE RESPEKTONI GJITHË TË DHËNAT
E SIGURISË.
Pajisja është e përshtatshme për thithjen e lëndëve
të thata që nuk marrin flakë dhe të lëngjeve.
Çdo përdorim tjetër konsiderohet i papërshtatshëm.
Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëme të
shkaktuara nga një përdorim i tillë. Rreziku i një
përdorimi të tillë bie vetëm mbi përdoruesin.
Përdorimi në përputhje me qëllimin e duhur
nënkupton përdorimin e saktë, si dhe mirëmbajtjen
sipas rregullave dhe riparimet në përputhje me
udhëzimet e prodhuesit.
Pajisja është e përshtatshme për thithjen e lëndëve
të thata që nuk marrin flakë dhe të lëngjeve me
KVEP (Kufiri i vlerës së ekspozimit profesional)
> 1 mg/m³. Klasi i pluhurit L (IEC 60335-2-69).
Në pajisjet e përshtatshme për kategorinë e pluhurit
L, materiali i filtrit është testuar. Niveli i pasazhit
është 1 %, nuk ka kritere të veçanta për mënjanimin.
Me përdorimin e thithëseve të pluhurit duhet të kihet
parasysh një shpejtësi e mjaftueshme e ndërrimit
të ajrit, kur ajri që del nga thithësja del në dhomë.
Para përdorimit të pajisjes, ju lutemi të respektoni
rregullat në fuqi në vendin tuaj.
1.4

Lidhja elektrike

Lidheni pajisjen në një çelës mbrojtës kundër
defekteve të rrymës elektrike.
Pjesët elektrike (prizat, spinat, bashkueset dhe
zgjatuesit) vendosini në mënyrë të tillë që të
respektoni kategorinë mbrojtëse.
Lidhjet dhe bashkimet e kabllove të korrentit si dhe
zgjatuesit duhet të jenë hermetikë ndaj ujit.
D
Makita VC2000L
GB
F
NL
I
N
S
DK
FI
E
P
GR
SLO
HR
SK
CZ
PL
H
RO
BG
RUS
KAZ
EST
LV
LT
AL
MK
SR
UK
ZH
AR
255

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis