Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Thithja E Lëngjeve; Thithni Lëndët E Thata; Pas Përdorimit Të Pajisjes; Pas Përdorimit - Makita VC2000L Originalbetriebsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

3.3
Thithja e lëngjeve
KUJDES
Pajisja ka një sistem notues, i cili e mbyll
rrymën e ajrit përmes pajisjes, kur është
arritur niveli maksimal i lëngut.
1. Në këtë rast, fikni pajisjen.
2. Hiqni spinën dhe boshatisni enën.
3. Lëngjet thithini vetëm kur janë vendosur notuesi
dhe filtri.
4. Mos thithni lëngje të djegshëm.
5. Përpara thithjes së lëngjeve, hiqni gjithmonë
filtrin ose qeskën e mbeturinave dhe kontrolloni
nëse sistemi i notuesit funksionon si duhet.
6. Në rast se formohet shkumë, lini menjëherë
punën dhe boshatisni depozitën.
7. Pastrojeni sistemin e notuesit rregullisht dhe
kontrolloni dëmet.
Përpara boshatisjes së enës, hiqni spinën nga priza.
Nxirreni tubin nga hundëzat hyrëse. Hapni kapëset
mbyllëse të pjesës së sipërme të motorit, duke
nxjerrë pjesën e poshtme të kapëseve mbyllëse.
Hiqeni pjesën e sipërme të motorit nga ena. Pas çdo
thithjeje të lëngjeve boshatisni enën. Pastroni enën
dhe sistemin e notuesit.
Anojeni enën për boshatisjen nga pas ose në anë.
Derdheni lëngun në një shkarkues dyshemeje, ose
të ngjashme.
Vendoseni pjesën e sipërme të motorit sërish mbi
enë. Mbyllni kapëset mbyllëse anësore.
Lëvizjet e forta mund ta lirojnë në mënyrë të
pavullnetshme sistemin e notuesit. Në këtë rast, fikni
pajisjen dhe prisni tre sekonda, në mënyrë që të
rifilloni sistemin nga zero. Më pas vendoseni pajisjen
sërish në punë.
3.4
Thithni lëndët e thata
KUJDES
Thithja e lëndëve të rrezikshme për mjedisin.
Nëse thithen lëndë të tilla, kjo do të thotë
rrezik për mjedisin.
1. Lëndët e thithura eleminojini sipas rregullave në
fuqi.
Përpara boshatisjes pas thithjes së thatë, hiqni
spinën nga priza. Hapni kapëset mbyllëse të
pjesës së sipërme të motorit, duke nxjerrë pjesën
e poshtme të kapëseve mbyllëse. Hiqeni pjesën e
sipërme të motorit nga ena.
Filtri kryesor: Kontrolloni filtrin. Për të pastruar
filtrin, tundeni, shkundni pluhurin ose lajeni. Pas
përdorimit, lëreni filtrin të thahet.
*)
Aksesor opsional / Opsionet janë në varësi të modelit
Përkthimi i udhëzuesit origjinal
Qeska e pluhurit: Kontrolloni se sa është mbushur
qeska e pluhurit. Kur qeska e pluhurit është e
mbushur plot, ndërrojeni atë. Hiqni qeskën e vjetër
të pluhurit. Qeska e re e pluhurit është e vendosur
nëse rondela prej letre me membranë gome do
të vendoset në hundëzat hyrëse. Bëni kujdes që
membrana prej gome të shtyhet në hundëzat hyrëse
mbi shtresën e trashë.
Pas boshatisjes: Vendoseni pjesën e sipërme të
motorit sërish mbi enë. Mbyllni kapëset mbyllëse
anësore. Gjatë thithjes në të thatë, filtri duhet të jetë
gjithmonë i montuar në pajisje. Fuqia e thithjes së
pajisjes varet nga madhësia dhe cilësia e filtrit dhe
qeskave të pluhurit. Për këtë arsye, përdorni filtër
dhe qeskë pluhuri origjinale.
4
Pas përdorimit të pajisjes
4.1
Pas përdorimit
Kur nuk e përdorni pajisjen, hiqeni gjithmonë spinën
nga priza. Mbështilleni kabllin në pajisje duke nisur
nga pajisja. Kablli i korrentit mund të mbështillet
rreth pjesës së sipërme të motorit ose tek ena. Disa
versione kanë mbajtëse dhe depozita për vendosjen
e aksesorëve.
4.2

Transporti

1. Përpara transportit të pajisjes, mbyllni gjithë
pjesët shtrënguese.
2. Mos e anoni pajisjen, nëse në mbajtësin e
papastërtive ka lëngje.
3. Mos përdorni vinç për ngritjen e pajisjes.
4.3

Ruajtja

KUJDES
Ruajeni pajisjen në një vend të thatë dhe të
mbrojtur nga shiu dhe nga ngrica. Kjo pajisje
duhet të magazinohet në brendësi të godinave.
4.4

Riciklimi i pajisjes

Pajisjen e konsumuar nxirreni jashtë përdorimi.
1. Shkëputeni pajisjen nga rrjeti.
2. Priteni kabllin e korrentit.
3. Pajisjet elektrike mos i hidhni në mbeturinat
shtëpiake.
Në përputhje me direktivën e BE 2012/19/EG
për pajisjet e përdorura elektrike dhe
elektronike, pajisjet duhet të mënjanohen
veçmas nga komponentët elektronikë dhe të
riciklohen në mënyrë ekologjike.
D
Makita VC2000L
GB
F
NL
I
N
S
DK
FI
E
P
GR
SLO
HR
SK
CZ
PL
H
RO
BG
RUS
KAZ
EST
LV
LT
AL
MK
SR
UK
ZH
AR
261

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis