Herunterladen Diese Seite drucken

Makita EN410MP Betriebsanleitung Seite 51

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für EN410MP:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 39
11. Gjatë përdorimit, asnjëherë mos i përplasni fletët nëpër objekte
të forta siç janë gurët dhe metalet. Bëni kujdes të veçantë kur
prisni shkurre pranë ose në rrethime me tel. Kur punoni pranë
tokës, sigurohuni që mes fletëve të mos futet rërë, zhavorr apo
gurë.
12. Nëse fletët vijnë në kontakt me gurë apo objekte të tjera të forta,
ndalojeni motorin menjëherë dhe kontrolloni fletët për dëmtime
pasi të hiqni siguresën ose kutinë e baterisë. Zëvendësojini fletët
nëse dëmtohen.
13. Nëse në fletë ngecin degë të trasha, fikeni menjëherë motorin,
uleni prerësin e shkurreve poshtë dhe më pas hiqni pengesën
pasi të keni hequr siguresën ose kutinë e baterisë. Kontrolloni
fletët për dëmtime përpara se ta përdorni pajisjen sërish.
14. Asnjëherë mos prekni apo mos u afroni te fletët gjatë kohës që
ato janë në lëvizje. Fletët mund t'i presin gishtat tuaj me lehtësi.
Gjatë prekjes së fletëve apo rregullimit të këndit të fletëve, fikni
motorin dhe hiqni siguresën apo kutinë e baterisë.
15. Nëse i jepni gaz motorit me fletët të bllokuara, rritet ngarkesa
dhe dëmtohet motori dhe/ose friksioni.
16. Kontrollojini shpesh fletët prerëse gjatë përdorimit për krisje ose
maja të dëmtuara. Përpara inspektimit, fikni motorin dhe prisni
derisa fletët të ndalojnë plotësisht. Zëvendësoni menjëherë fletët
e dëmtuara apo të pamprehura, qoftë edhe kur ka vetëm krisje
sipërfaqësore.
17. Nëse pajisja përplaset fort ose bie, kontrolloni gjendjen e saj
para se të vazhdoni punën. Kontrolloni sistemin e karburantit
për rrjedhje të karburantit dhe kontrollet dhe pajisjet e sigurisë
për keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose dyshoni për dëmtime,
dërgojeni për inspektim dhe riparim në qendrën e autorizuar të
shërbimit.
18. Mos e prekni kutinë e ingranazheve. Kutia e ingranazheve
nxehet gjatë përdorimit.
19. Bëni pushim për të parandaluar humbjen e kontrollit për shkak të
lodhjes. Rekomandojmë të bëni 10 deri në 20 minuta pushim pas
çdo ore.
20. Kur e lini pajisjen vetëm qoftë dhe për një kohë të shkurtër,
gjithmonë fikeni motorin ose hiqni kutinë e baterisë. Pajisja e
lënë e pamonitoruar me motor të ndezur mund të përdoret nga
persona të paautorizuar dhe të shkaktojë aksidente të rënda.
21. Përpara prerjes, tërhiqni levën e shpejtësisë deri në fund për të
arritur shpejtësinë maksimale.
22. Ndiqni manualin e përdorimit të njësisë elektrike për përdorimin
e duhur të levës së kontrollit dhe çelësit.
23. Gjatë ose pas përdorimit, mos e vendosni pajisjen e nxehtë mbi
bar të thatë apo materiale të djegshme.
Transporti
1.
Përpara transportimit të pajisjes, fikni motorin dhe hiqni
siguresën apo kutinë e baterisë. Gjithmonë vendosni kapakun e
fletëve gjatë transportit.
2.
Kur transportoni pajisjen, mbajeni në pozicion horizontal duke
e mbajtur nga boshti. Mbajeni skapamenton e nxehtë larg nga
trupi.
3.
Kur transportoni pajisjen në një automjet, lidheni mirë që të mos
përmbyset. Ndryshe, kjo mund të çojë në derdhje të karburantit
dhe dëmtim të pajisjes dhe ndonjë bagazhi tjetër.
Mirëmbajtja
1.
Përpara se të kryeni punime mirëmbajtjeje ose riparimi të
pajisjes, gjithmonë fikni motorin dhe hiqni siguresën apo kutinë e
baterisë. Prisni derisa motori të ftohet.
2.
Për të reduktuar rrezikun e zjarrit, asnjëherë mos e kryeni
shërbimin e pajisjes pranë një zjarrit.
3.
Mbani gjithmonë doreza mbrojtëse kur prekni fletët.
4.
Pastroni gjithmonë pluhurin dhe papastërtitë nga pajisja. Mos
përdorni kurrë benzinë, benzol, hollues, alkool dhe të ngjashme
për pastrim. Kjo mund të rezultojë në çngjyrosje, deformim ose
krisje të pjesëve përbërëse plastike.
5.
Pas çdo përdorimi, shtrëngoni të gjitha vidat dhe dadot, përveç
vidave të rregullimit të karburatorit.
6.
Mbajeni veglën e prerjes të mprehtë. Nëse fletët e prerjes janë
bërë të pamprehura dhe cilësia e prerjes është e ulët, kërkojini
qendrës sonë të autorizuar të shërbimit të mprehë fletët.
7.
Asnjëherë mos i riparoni fletët e përthyera apo të thyera duke i
drejtuar ose duke i salduar. Kjo mund të bëjë që pjesë të fletëve
të shkëputen dhe të rezultojnë në lëndime të rënda. Kontaktoni
me qendrën e autorizuar të shërbimit për fletë origjinale Makita
për t'i zëvendësuar ato.
8.
Mos u përpiqni të kryeni mirëmbajtje ose riparime që nuk
përshkruhen në këtë broshurë ose manual përdorimi të
njësisë elektrike. Këto punime duhen kryer në qendrat tona të
autorizuara të shërbimit.
9.
Përdorni gjithmonë vetëm pjesë këmbimi origjinale Makita
dhe aksesorë origjinalë. Përdorimi i pjesëve ose aksesorëve
të furnizuar nga një palë e tretë mund të shkaktojë prishje të
pajisjes, dëmtim të pronës dhe/ose lëndim serioz të personit.
10. Prerësi i shkurreve duhet të inspektohet dhe të mirëmbahet në
intervale të rregullta nga qendrat tona të autorizuara të shërbimit.
Magazinimi
1.
Përpara se ta magazinoni pajisjen, pastrojeni tërësisht dhe
kryeni shërbimet e mirëmbajtjes. Vendosni kapakët e fletëve.
2.
Ruajeni pajisjen në një vend të thatë dhe të lartë ose të kyçur,
larg fëmijëve.
3.
Mos e mbështesni pajisjen te ndonjë objekt tjetër, si p.sh. në
mur. Ndryshe, prerësja e shkurreve mund të bjerë papritur dhe të
shkaktojë lëndime.
Ndihma e shpejtë
1.
Mbani gjithmonë afër një kuti të ndihmës së shpejtë.
Zëvendësoni menjëherë çdo artikull që hiqni nga kutia e ndihmës
së shpejtë.
Nëse kërkoni ndihmë, jepni informacionet e mëposhtme:
2.
Vendin e aksidentit
Çfarë ndodhi
Numrin e personave të lënduar
Natyrën e lëndimit
Emrin tuaj
PËRSHKRIMI I PJESËVE
► Fig.3
Fletët
1
2
ingranazhit
MONTIMI
PARALAJMËRIM:
pajisjes, fikni motorin dhe hiqni siguresën apo kutinë e
baterisë. Ndryshe, fletët ose pjesët e tjera mund të lëvizin dhe
të rezultojnë në lëndim të rëndë.
PARALAJMËRIM:
fletëve, vishni doreza mbrojtëse dhe vendosni kapakët në fletë.
Ndryshe, fletët mund të shkaktojnë prerje të thella në duar.
PARALAJMËRIM:
gjithmonë uleni atë poshtë. Montimi ose kalibrimi i pajisjes në
pozicion vertikal mund të rezultojë në lëndime të rënda.
PARALAJMËRIM:
paraprake në kapitullin "Masat paraprake të sigurisë" dhe në
manualin e përdorimit të njësisë elektrike.
PARALAJMËRIM:
sigurohuni që leva e bllokimit të jetë e shtrënguar.
Montimi i aksesorit në njësinë elektrike
Për të montuar aksesorin në njësinë elektrike, ndiqni hapat e
mëposhtëm.
Sigurohuni që leva e bllokimit të mos jetë e shtrënguar.
1.
Bashkërenditni kunjin me shenjën e shigjetës.
2.
Futni boshtin në boshtin e transmisionit të njësisë elektrike deri
3.
te vija e pozicionit dhe butoni i lëshimit kërcen lart.
Shtrëngojeni levën e bllokimit fort si në figurë.
4.
Për të hequr aksesorin, lironi levën e bllokimit duke rrotulluar levën
e bllokimit në drejtim të kundërt dhe shtypni butonin e bllokimit dhe
tërhiqni boshtin.
► Fig.4: 1. Leva e bllokimit 2. Kunji 3. Shenja e shigjetës 4. Vija e
pozicionit 5. Butoni i lëshimit
Mos e shtrëngoni levën e bllokimit pa pasur të futur
VINI RE:
boshtin e aksesorit. Ndryshe, leva e bllokimit mund ta shtrëngojë
hyrjen e boshtit të transmisionit më shumë se sa duhet dhe mund ta
dëmtojë.
51
ALBANIAN
Kutia e
Kapaku
4 Kapaku i fletës
3
Përpara montimit ose kalibrimit të
Përpara përdorimit ose punës pranë
Kur montoni ose kalibroni pajisjen,
Ndiqni paralajmërimet dhe masat
Përpara se të përdorni pajisjen,

Werbung

loading