Herunterladen Diese Seite drucken

Makita EN410MP Betriebsanleitung Seite 50

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für EN410MP:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 39
Kapeni prerësin e shkurreve vetëm në sipërfaqet e izoluara
5.
mbajtëse, sepse fleta mund të prekë tela të fshehur. Nëse
fletët prekin një tel me rrymë atëherë pjesët metalike të prerësit
të shkurreve elektrizohen dhe mund t'i japin përdoruesit goditje
elektrike.
Mbajini të gjithë kordonët e energjisë dhe kabllot larg nga
6.
zona e prerjes. Kordonët e energjisë ose kabllot mund të
jenë të fshehur në gëmusha ose shkurre dhe mund të priten
aksidentalisht nga fleta.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në kushte të këqija
7.
atmosferike, veçanërisht kur ka rrezik për vetëtima. Kjo
redukton rrezikun e goditjes nga vetëtima.
Paralajmërime sigurie për prerësin e shkurreve me
bosht zgjatues
Për të reduktuar rrezikun e goditjes elektrike, mos e
1.
përdorni asnjëherë prerësin e shkurreve me krah zgjatues
pranë linjave elektrike. Kontakti ose përdorimi pranë linjave
elektrike mund të shkaktojë lëndime serioze ose goditje elektrike
që shkaktojnë vdekjen.
Gjithmonë përdorni dy duar kur përdorni prerësin e
2.
shkurreve me bosht zgjatues. Mbajeni prerësin e shkurreve
me bosht zgjatues me të dyja duart për të shmangur humbjen e
kontrollit.
Gjithmonë përdorni mbrojtje për kokën kur e përdorni
3.
prerësin e shkurreve me bosht zgjatues mbi kokë. Copëzat
që bien mund të rezultojnë në lëndime të rënda personale.
UDHËZIME TË RËNDËSISHME PËR SIGURINË
Lexoni të gjitha paralajmërimet e
PARALAJMËRIM:
sigurisë dhe të gjitha udhëzimet në këtë broshurë si dhe
manualin e përdorimit të njësisë elektrike. Moszbatimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në goditje
elektrike, zjarr dhe/ose lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
PARALAJMËRIM:
udhëzimet për të ardhmen.
Termi "prerës shkurresh" dhe "pajisje" në paralajmërimet dhe masat
paraprake i referohet kombinimit të aksesorit dhe njësisë elektrike.
Termi "motor" në paralajmërimet dhe masat paraprake i referohet
motorit ose motorit elektrik të njësisë elektrike.
Masat paraprake të përgjithshme
1.
Përpara se të nisni prerësin e shkurreve, lexoni këtë broshurë
dhe manualin e përdorimit të njësisë elektrike për t'u njohur me
përdorimin e prerësit të shkurreve.
2.
Mos ia huazoni aksesorin një personi i cili nuk ka përvojën ose
njohuritë e mjaftueshme për përdorimin e prerësit të shkurreve.
3.
Kur ta jepni hua aksesorin, bashkë me të jepni edhe manualin e
përdorimit.
4.
Mos lejoni që fëmijët ose të rinjtë nën 18 vjeç të përdorin
prerësin e shkurreve. Mbajini ata larg nga prerësi i shkurreve.
5.
Përdoreni prerësin e shkurreve me kujdes dhe me vëmendje
maksimale.
6.
Mos e përdorni asnjëherë prerësin e shkurreve pasi të keni
konsumuar alkool ose droga, ose nëse ndiheni i lodhur ose i
sëmurë.
7.
Mos u përpiqni kurrë ta modifikoni aksesorin.
8.
Zbatoni rregulloret e vendit tuaj për përdorimin e prerësve të
shkurreve.
Pajisje për mbrojtje personale
► Fig.1
1.
Mbani helmetë sigurie, syze mbrojtëse dhe doreza mbrojtëse që
të mbroheni nga papastërtitë fluturuese ose objektet që bien.
2.
Mbani mbrojtëse për veshët si p.sh. kufje mbrojtëse për të
parandaluar humbjen e dëgjimit.
3.
Vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme për një përdorim të
sigurt, si p.sh. kominoshe pune dhe këpucë të forta që nuk
rrëshqasin. Mos vishni rroba të lirshme dhe mos mbani bizhuteri.
Rrobat e gjera, bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen në
pjesët lëvizëse.
4.
Kur prekni fletët apo rregulloni këndin e fletëve, mbani veshur
doreza mbrojtëse. Fletët mund të shkaktojnë prerje të thella në
duar.
Siguria në zonën e punës
PARALAJMËRIM:
linjat elektrike dhe kabllot e komunikimit. Prekja apo afrimi
pranë linjave të tensionit të lartë me prerësin e shkurreve
mund të rezultojë në vdekje ose lëndim të rëndë. Shikoni për
linja tensioni dhe gardhe elektrike rreth zonës ku do të punoni
përpara se të nisni punën.
PARALAJMËRIM:
krijojë pluhur me përmbajtje kimike që mund të shkaktojë
sëmundje të frymëmarrjes ose sëmundje të tjera. Disa shembuj
të këtyre kimikateve janë përbërësit që gjenden në pesticide,
insekticide, fertilizues dhe herbicide. Rreziku ndaj këtyre
ekspozimeve varion në varësi të shpeshtësisë së kryerjes
së kësaj lloj pune. Për të pakësuar ekspozimin ndaj këtyre
kimikateve: punoni në ambient të ajrosur mirë dhe punoni me
pajisje sigurie të miratuara, siç janë maskat kundër pluhurit që
janë projektuar enkas për të filtruar pjesëzat mikroskopike.
1.
Përdoreni prerësin e shkurreve vetëm kur keni shikueshmëri dhe
kushte të mira drite. Mos e përdorni prerësin e shkurreve kur
është errësirë ose kur ka mjegull.
2.
Ndizeni dhe përdoreni motorin vetëm kur jeni jashtë në një zonë
të ajrosur mirë. Përdorimi në një zonë të mbyllur ose të ajrosur
keq mund të rezultojë në vdekje nga mbytja ose helmimi nga
monoksidi i karbonit.
3.
Gjatë përdorimit mos qëndroni kurrë në një sipërfaqe të
paqëndrueshme ose të rrëshqitshme, ose në një vend të pjerrët.
Gjatë dimrit bëni kujdes nga akulli dhe bora dhe gjithmonë
sigurohuni që të keni mbështetje të sigurt.
4.
Gjatë punës, mbajini personat e pranishëm ose kafshët të
paktën 15 m larg nga prerësi i shkurreve. Ndalojeni motorin sapo
të afrohet dikush.
5.
Përpara përdorimit, kontrolloni zonën e punës për gardhe me
tela, gurë ose objekte të tjera të forta. Ato mund të dëmtojnë
fletët.
Vënia në funksionim
1.
Përpara montimit ose kalibrimit të pajisjes, fikni motorin dhe hiqni
siguresën apo kutinë e baterisë.
2.
Përpara montimit të fletëve apo rregullimit të këndit të prerjes,
mbani veshur doreza mbrojtëse.
3.
Përpara se të nisni motorin, kontrolloni pajisjen për dëmtime,
vida/dado të liruara ose për ndonjë montim jo të saktë.
Zëvendësojini fletët nëse janë krisur, përthyer apo dëmtuar.
Kontrolloni të gjitha levat e komandave dhe çelësat për një punë
më të thjeshtë. Pastroni dhe thani dorezat.
4.
Mos u përpiqni kurrë ta ndizni motorin nëse pajisja është
e dëmtuar ose jo e montuar plotësisht. Si rezultat mund të
shkaktohen lëndime të rënda.
5.
Rregulloni rripat e krahëve dhe dorezën për dorën sipas
përmasave trupore të përdoruesit.
Përdorimi
1.
Në rast emergjence, fikni menjëherë motorin.
2.
Nëse ndieni diçka të pazakontë (p.sh. zhurmë, dridhje) gjatë
përdorimit, fikni motorin. Mos e përdorni prerësin e shkurreve
derisa të zbuloni shkakun dhe ta eliminoni.
3.
Fletët vazhdojnë të lëvizin për një periudhë të shkurtër pas
lëshimit të këmbëzës së shpejtësisë ose fikjes së motorit. Mos
nxitoni të krijoni kontakt me fletët.
4.
Me motorin të ndezur vetëm në minimo, vendosni rripin e krahut.
5.
Gjatë përdorimit, përdorni rripin e krahut. Mbajeni fort prerësin e
shkurreve në anën tuaj të djathtë.
► Fig.2
6.
Mbajeni dorezën e përparme me dorën e majtë dhe dorezën
e pasme me dorën e djathtë, pavarësisht nëse jeni person që
përdorni dorën e majtë ose të djathtë. Shtrëngoni gishtat rreth
dorezës.
7.
Asnjëherë mos u përpiqni ta përdorni pajisjen me një dorë.
Humbja e kontaktit mund të rezultojë në lëndime të rënda ose
fatale. Për të reduktuar rrezikun e lëndimeve nga prerjet, mbajini
duart dhe këmbët larg nga fletët.
8.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Mbani në çdo moment
këmbët në pozicionin e duhur dhe ruani ekuilibrin. Shikoni për
pengesa të fshehura si trungje peme, rrënjë dhe kanale që të
mos pengoheni. Largoni degët e rëna dhe objektet e tjera.
9.
Asnjëherë mos punoni në shkallë ose në pemë që të shmangni
humbjen e kontrollit.
10. Mos e mbani pajisjen mbi lartësinë e shpatullave.
50
ALBANIAN
Mbajeni prerësin e shkurreve larg nga
Përdorimi i këtij produkti mund të

Werbung

loading