Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita AN454 Betriebsanleitung Seite 98

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AN454:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 74
përhershme dhe gjymtuese të dëgjimit, dhe
probleme të tjera siç është tinitusi (tringëllima,
zile, fërshëllima apo gumëzhitje në veshë).
2.
Kryeni një vlerësim të rrezikut në lidhje me
rreziqet e zhurmës në zonën e punës dhe vini
në zbatim kontrollet e duhura për këto rreziqe.
3.
Kontrollet e duhura për të reduktuar rrezikun
mund të përfshijnë veprime të tilla si njomja e
materialeve për të mos lejuar që materialet e
punës të "kumbojnë".
4.
Përdorni mbrojtëse të përshtatshme për
dëgjimin.
5.
Përdoreni dhe mirëmbajeni veglën siç
rekomandohet në këto udhëzime, për të mos
lejuar rritjen e panevojshme në nivelet e
zhurmës.
6.
Merrni masa për reduktimin e zhurmës, për
shembull duke i vendosur materialet e punës
në mbështetëse që zbusin zhurmën.
Rreziqet nga dridhja
1.
Emetimi i dridhjes gjatë punës varet për
shembull nga forca e mbërthimit, forca e
presionit të kontaktit, drejtimi i punës,
rregullimi i furnizimit me energji, materiali i
punës, mbështetja e materialit të punës.
Kryeni një vlerësim të rrezikut në lidhje me
rreziqet e dridhjeve dhe vini në zbatim
kontrollet e duhura për këto rreziqe.
2.
Ekspozimi ndaj dridhjeve mund të shkaktojë
dëmtim gjymtues te nervat dhe te furnizimi me
gjak i duarve dhe krahëve.
3.
Vishni veshje të ngrohta kur punoni në kushte
të ftohta, mbajini duart tuaja të ngrohta dhe të
thata.
4.
Nëse keni mpirje, therje, dhimbje ose zbardhje
të lëkurës në gishta ose duar, kërkoni këshillë
mjekësore nga një profesionist i kualifikuar i
shëndetit në punë në lidhje me aktivitetet e
përgjithshme.
5.
Përdoreni dhe mirëmbajeni veglën siç
rekomandohet në këtë udhëzime, për të mos
lejuar rritjen e panevojshme në nivelet e
dridhjeve.
6.
Mbajeni veglën me një shtrëngim të lehtë, por
të sigurt, sepse rreziku nga dridhjet është në
përgjithësi më i lartë kur forca e shtrëngimit
është më e madhe.
Paralajmërime shtesë për veglat pneumatike
1.
Ajri i ngjeshur mund të shkaktojë lëndime
serioze.
2.
Gjithmonë mbylleni furnizimin me ajër dhe
shkëputeni veglën nga furnizimi me ajër kur
ajo nuk është në përdorim.
3.
Gjithmonë shkëputeni veglën nga furnizimi me
ajër të ngjeshur përpara se të ndërroni
aksesorët, të bëni rregullime dhe/ose riparime,
kur lëvizni nga një zonë pune në një zonë
tjetër.
4.
Mbajini gishtat larg nga këmbëza kur nuk e
përdorni veglën dhe kur lëvizni nga një
pozicion pune në tjetrin.
5.
Asnjëherë mos ia drejtoni ajrin e ngjeshur
vetes ose dikujt tjetër.
6.
Tubat fshikullues mund të shkaktojnë lëndime
serioze. Gjithmonë kontrolloni për tuba ose
pajisje të dëmtuara ose të lira.
7.
Asnjëherë mos i mbani veglat pneumatike nga
tubi i tyre.
8.
Asnjëherë mos i zvarrisni veglat pneumatike
nga tubi i tyre.
9.
Kur përdorni vegla pneumatike, mos tejkaloni
presionin maksimal të përdorimit ps max.
10.
Veglat pneumatike duhet të furnizohen me ajër
të ngjeshur vetëm në presionet më të ulëta të
kërkuara për procesin e punës, për të
reduktuar zhurmën dhe dridhjet, si dhe për të
minimizuar konsumimin.
11.
Përdorimi i oksigjenit ose gazeve të djegshme
për përdorimin e veglave pneumatike krijon
rrezik zjarri dhe shpërthimi.
12.
Tregoni kujdes kur përdorni vegla pneumatike
sepse vegla mund të ftohet, gjë që ndikon te
mbërthimi dhe kontrolli.
Paralajmërime shtesë për veglat me aftësi aktivizimi
me kontakt
1.
Mos e mbështetni gishtin në këmbëz kur e
ngrini veglën, kur lëvizni mes zonave dhe
pozicioneve të punës ose kur ecni, sepse
gishti i mbështetur mbi këmbëz mund të çojë
në aktivizim pa dashje të veglës. Për veglat me
aktivizim selektiv, gjithmonë kontrolloni
veglën përpara përdorimit për të siguruar se
është zgjedhur regjimi i duhur.
2.
Kjo vegël ka ose aktivizim selektiv për
aktivizimin me kontakt, ose aktivizim me
kontakt të vazhdueshëm përmes selektorëve
të regjimit të aktivizimit ose është vegël me
aktivizim me kontakt ose me kontakt të
vazhdueshëm dhe është shënuar me simbolin
e mësipërm. Qëllimi për të cilin janë prodhuar
është për aplikimet e prodhimit siç janë
paletat, mobiliet, shtëpitë e parafabrikuara,
tapiceritë dhe mbështjelljet.
3.
Nëse kjo vegël përdoret në regjimin e
aktivizimit selektiv, gjithmonë sigurohuni që të
jetë në parametrin e duhur të aktivizimit.
98 ALBANIAN

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis