Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita AN454 Betriebsanleitung Seite 96

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AN454:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 74
11.
Kini kujdes kur përdorni kunjat, veçanërisht
kur i ngarkoni dhe i zbrazni, sepse kunjat kanë
maja të mprehta që mund të shkaktojnë
lëndime.
12.
Gjithmonë kontrollojeni veglën përpara se ta
përdorni për pjesë të thyera, të shkëputura ose
të konsumuara.
13.
Mos u zgjatni më shumë seç duhet. Përdoreni
vetëm në një vend të sigurt pune. Mbani në
çdo moment këmbët në pozicionin e duhur
dhe ruani ekuilibrin.
14.
Mbajini personat e tjerë larg (kur punoni në një
zonë ku ka të ngjarë që të kalojnë njerëz).
Shënojeni qartë zonën ku ju punoni.
15.
Asnjëherë mos e drejtoni veglën ndaj vetes
ose të tjerëve.
16.
Mos e mbështetni gishtin në këmbëz kur e
ngrini veglën, kur lëvizni mes zonave dhe
pozicioneve të punës ose kur ecni, sepse
gishti i mbështetur mbi këmbëz mund të çojë
në aktivizim pa dashje të veglës. Për veglat me
aktivizim selektiv, gjithmonë kontrolloni
veglën përpara përdorimit për të siguruar se
është zgjedhur regjimi i duhur.
17.
Mbani veshur vetëm doreza që sigurojnë
ndjesi të mjaftueshme dhe kontroll të sigurt të
këmbëzave dhe pajisjeve të tjera rregulluese.
18.
Kur e lini veglën, shtrijeni atë poshtë mbi një
sipërfaqe të sheshtë. Nëse përdorni grepin me
të cilin është pajisur vegla, vareni veglën në
mënyrë të sigurt mbi sipërfaqen e
qëndrueshme.
19.
Mos kryeni veprime me veglën kur jeni nën
ndikimin e alkoolit, drogave ose substancave
të ngjashme.
Rreziqet nga fluturimi i kunjave
1.
Vegla e nguljes së kunjave duhet të shkëputet
kur zbrazni kunjat, bëni rregullime, pastroni
bllokimet ose ndërroni aksesorët.
2.
Gjatë përdorimit kini kujdes që kunjat të
depërtojnë saktë në material dhe të mos
shmangen/shkrepen gabimisht drejt operatorit
dhe/ose personave të tjerë afër.
3.
Gjatë përdorimit, mund të dalin mbetje nga
materiali i punës dhe sistemi i nguljes/
sistemimit.
4.
Gjithmonë mbani veshje mbrojtëse për të
mbrojtur sytë nga lëndimi kur përdorni veglat
elektrike. Syzet mbrojtëse duhet të jenë në
pajtim me ANSI Z87.1 në SHBA, EN 166 në
Evropë ose AS/NZS 1336 në Australi/Zelandën
e Re. Në Australi/Zelandën e Re, ligji kërkon që
të mbahet gjithashtu edhe një mbrojtëse fytyre
për të mbrojtur fytyrën.
Është përgjegjësi e punëdhënësit të detyrojë
përdorimin e pajisjeve të duhura mbrojtëse për
sigurinë nga punëtorët dhe nga personat e
tjerë që ndodhen pranë ambienteve të punës.
5.
Rreziqet ndaj të tjerëve duhet të vlerësohen
nga operatori.
6.
Tregoni kujdes me veglat pa kontakt me
materialin e punës sepse ato mund të
shkrepen pa dashje dhe mund të lëndojnë
operatorin dhe/ose personat e tjerë afër.
7.
Sigurohuni që vegla të jetë gjithmonë e
vendosur mirë mbi materialin e punës dhe që
të mos rrëshqasë.
8.
Mbani mbrojtëse për dëgjimin për të ruajtur
veshët nga zhurma dhe mbrojtëse për kokën.
Gjithashtu vishni rroba të lehta por jo të gjera.
Mëngët duhet të jenë të mbyllura me kopsa
ose të përveshura. Nuk duhet të vishni kollare.
Rreziqet gjatë punës
1.
Mbajeni veglën siç duhet: qëndroni vigjilentë
që të veproni ndaj lëvizjeve normale ose të
papritura siç janë zmbrapsjet.
2.
Mbani një pozicion të ekuilibruar të trupit dhe
mbështetje të mirë të këmbëve.
3.
Duhet të përdoren syzet e duhura të sigurisë
dhe rekomandohen dorezat dhe veshjet
mbrojtëse të duhura.
4.
Duhet të mbani veshur mbrojtje të
përshtatshme për dëgjimin.
5.
Përdorni furnizimin e duhur me energji siç
udhëzohet në manualin e udhëzimeve.
6.
Mos e përdorni veglën në platforma lëvizëse
ose në pjesën e pasme të kamionëve. Lëvizja e
papritur e platformës mund të humbasë kontrollin
e veglës dhe të shkaktojë lëndim.
7.
Gjithmonë supozoni që vegla përmban
kapëse.
8.
Mos e bëni punën me shpejtësi ose mos e
përdorni veglën me forcë. Manovrojeni veglën
me kujdes.
96 ALBANIAN

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis