Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Makita AN454 Betriebsanleitung Seite 102

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für AN454:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 74
Heqja e gozhdëve të ngecura
KUJDES:
Kthejeni gjithmonë në vend
këmbëzën dhe shkëputni tubin përpara se të hiqni
gozhdët e ngecura.
KUJDES:
Mos përdorni gozhdë apo shirita
gozhdësh të deformuara. Nëse nuk veproni kështu,
mund të shkaktoni keqfurnizim me gozhdë.
► Fig.17:
1. Çekiçi 2. Shufra e vogël 3. Tyta
Kur ju bllokohet gozhduesi veproni si më poshtë: Hapni
kapakun e kasetës dhe hiqni gjerdanin e gozhdëve.
Futni një shufër të vogël ose diçka të ngjashme në
portën dalëse dhe goditeni me çekiç për të nxjerrë
bllokimin e gozhdës nga tyta. Rivendoseni gjerdanin e
gozhdëve dhe mbyllni kapakun.
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
Përpara se të kryeni inspektime apo
mirëmbajtje, gjithmonë ktheni në vend këmbëzën
dhe shkëputni tubin e ajrit nga vegla.
VINI RE:
Mos përdorni kurrë benzinë, benzol,
hollues, alkool ose të ngjashme, përveçse kur
udhëzoheni ndryshe në këtë manual. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Gozhdët
Përdorini gjerdanët e gozhdëve dhe kutitë e tyre me
kujdes. Nëse gjerdanët e gozhdëve përdoren pa
kujdes, mund të deformohen, gjë që mund të shkaktojë
keqfurnizim me gozhdë.
Shmangni ruajtjen e gozhdëve në vende tepër të
lagështa apo të nxehta ose në vende nën dritën e
drejtpërdrejtë të diellit.
Pastrimi dhe heqja e ziftit dhe e
papastërtive
KUJDES:
Gjithmonë vishni doreza të
papërshkueshme nga uji për të mbrojtur duart.
Ngjitja e ziftit dhe e papastërtive në zonat përreth
elementit të kontaktit do të parandalojë lëvizjen e lehtë
të elementit të kontaktit (mekanizmi i sigurisë), duke
shkaktuar shkrepje aksidentale. Pastroni periodikisht
zonat rreth elementit të kontaktit.
Përdorni një tretës të tillë si vajguri, #2 vaj karburant
ose karburant naftë. Zhytni vetëm elementin e
kontaktit dhe zonat përreth tytës në tretës dhe hiqni
ziftin dhe papastërtitë me furçë. ► Fig.18
VINI RE:
Asnjëherë mos zhytni folenë, kasetën
etj. në tretës. Mund të rezultojë në keqfunksionim të
veglës.
SHËNIM: Gjithmonë hidheni tretësin e përdorur sipas
një mënyre të sigurt dhe të kujdesshme dhe në
përputhje me të gjitha kërkesat e kodit vendor dhe
kombëtar.
Mirëmbajtja e gozhduesit
Gjithnjë kontrollojeni veglën për gjendjen e
përgjithshme dhe lirojani vidat përpara punës.
Shtrëngojeni sipas nevojës.
Me veglën të shkëputur nga korrenti, bëni inspektim çdo
ditë për të siguruar lëvizjen e lirshme të elementit të
kontaktit dhe të këmbëzës. Mos e përdorni veglën nëse
elementi i kontaktit ose këmbëza ngjisin apo kapen.
Kur vegla nuk përdoret për një kohë të gjatë,
vajoseni me vajin për vegla pneumatike dhe ruajeni
në një vend të sigurt. Shmangni ekspozimin ndaj
dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe/ose ndaj
lagështisë apo mjedisit të nxehtë. ► Fig.19
Mirëmbajtja e kompresorit, grupit të
ajrit dhe tubit të ajrit
Pas përdorimit, zbrazeni gjithnjë depozitën e
kompresorit dhe filtrin e ajrit. Nëse lejohet të hyjë
lagështi në vegël, mund të shkaktojë performancë të
dobët dhe avari të mundshme.
► Fig.20:
1. Rubineti i shkarkimit
► Fig.21:
1. Filtri i ajrit
Kontrolloni rregullisht për të parë nëse ka vaj të
mjaftueshëm pneumatik në vajosës për grupin e ajrit.
Mosvajosja e mjaftueshme do të shkaktojë
konsumimin e shpejtë të unazave hermetizuese. ►
Fig.22:
1. Vajosësi 2. Vaji i veglës pneumatike
Mbajeni tubin e ajrit larg nxehtësisë (mbi 60°C, mbi
140°F), larg kimikateve (hollues, acide të forta ose
alkale). Gjithashtu, kalojeni tubin larg pengesave që
mund të bëhen të rrezikshme nëse takohen gjatë
përdorimit. Tubat duhet të drejtohen larg buzëve të
mprehta dhe pjesëve që mund të shkaktojnë dëme apo
gërvishtje të tubit.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
102 ALBANIAN

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis