Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Përdorimi Testues - Carrier Extreme 2 Installationshandbuch

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 212
Përdorimi testues
Udhëzimet e përdorimit testues
Ju duhet ta kryeni përdorimin testues për të paktën 30
minuta.
1.
Lidhni njësinë me rrymën e elektrike.
2.
Shtypni butonin ON/OFF(NDEZJE/FIKJE) në
telekomandë për ta ndezur.
Shtypni butonin MODE (Regjimi) për të lëvizur
3.
nëpër funksionet e mëposhtme, një nga një:
COOL (Ftohje) – Zgjidhni temperaturën më të ulët të
mundshme
HEAT (Ngrohje) – Zgjidhni temperaturën më të lartë të
mundshme
4.
Lëreni secilin funksion në punë për 5 minuta, dhe
kryeni kontrollet e mëposhtme:
Lista e kontrolleve për
t'u kryer
Nuk ka rrjedhje elektrike
Njësia është tokëzuar siç
duhet
Të gjitha terminalet
elektrike janë të mbuluara
siç duhet
Njësia e brendshme dhe
ajo e jashtme janë të
instaluara mirë
Asnjë nga pikat e lidhjes
së tubave nuk rrjedh
Uji shkarkohet siç duhet
nga tubi i shkarkimit
Të gjitha tubacionet janë
izoluar siç duhet
Njësia e kryen funksionin
COOL (Ftohje) siç duhet
Njësia e kryen funksionin
HEAT (Ngrohje) siç duhet
Fletët e njësisë së
brendshme rrotullohen siç
duhet
Njësitë e brendshme
reagon ndaj
telekomandës
Faqja 36-SQ
KALON/NUK KALON
Jashtë (2):
Brenda (2):
KONTROLLONI PËR SË DYTI LIDHJET
E TUBAVE
Gjatë përdorimit, presioni i qarkut të agjentit ftohës
do të rritet. Kjo mund të zbulojë rrjedhje që nuk ishin
të pranishme gjatë kontrollit fillestar të rrjedhjeve.
Merrni kohën e duhur gjatë përdorimit testues për të
kontrolluar për së dyti që asnjë nga pikat e lidhjes
së tubit të agjentit ftohës nuk ka rrjedhje. Referojuni
pjesës "Kontrollet për rrjedhje gazi" për udhëzime.
5.
Pas kryerjes me sukses të përdorimit testues, dhe
pasi konfirmoni që të gjitha pikat e kontrollit në
"Listën e kontrolleve për t'u kryer" kanë KALUAR,
kryeni si më poshtë:
a. Duke përdorur telekomandën, kthejeni njësinë
në temperaturën normale të punës.
b. Duke përdorur izolant, mbështillini lidhjet e
brendshme të tubave të agjentit ftohës që keni
lënë të pambuluara gjatë procesit të instalimit
të njësisë së brendshme.
NËSE TEMPERATURA E AMBIENTIT
ËSHTË NËN 17°C (62°F)
Nuk mund ta përdorni telekomandën për të aktivizuar
funksionin COOL (Ftohje) kur temperatura e ambientit
është nën 17°C. Në këtë rast, ju mund të përdorni
butonin MANUAL CONTROL (Kontrolli manual) për të
testuar funksionin COOL (Ftohje).
1.
Ngrini panelin e përparmë të njësisë së
brendshme dhe çojeni derisa të futet në vend me
një kërcitje.
2.
Butoni MANUAL CONTROL (Kontrolli manual)
ndodhet në anën e djathtë të njësisë. Shtypeni 2
herë për të zgjedhur funksionin COOL (Ftohje).
3.
Kryeni përdorimin testues si normalisht.
Butoni i kontrollit manual

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis