Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Vendosja E Këndit Të Qarkullimit Të Ajrit; Përdorimi Manual (Pa Telekomandë) - Carrier Extreme 2 Installationshandbuch

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 212
● Vendosja e këndit të qarkullimit të ajrit
Vendosja e këndit vertikal të qarkullimit të ajrit
Ndërkohë që njësia është e ndezur, përdorni butonin SWING/
DIRECT (Lëkundja/Drejtimi) në telekomandë për të
vendosur drejtimin (këndin vertikal) të qarkullimit të ajrit. Ju
lutemi referojuni "Manualit të telekomandës" për detaje.
SHËNIM MBI KËNDET E FLETËS
Gjatë përdorimit të regjimit COOL (Ftohje) ose DRY
(Tharje), mos e vendosni fletën në kënd tepër vertikal
për periudha të gjata kohe. Kjo mund të shkaktojë
kondensim të ujit në fletë, që do të pikojë në dysheme
ose mbi mobilie.
Gjatë përdorimit të regjimit COOL (Ftohje) ose HEAT
(Ngrohje), vendosja e fletës në kënd tepër vertikal
mund të reduktojë performancën e njësisë për shkak
të kufizimit të qarkullimit të ajrit.
Vendosja e këndit horizontal të qarkullimit të ajrit
Këndi horizontal i qarkullimit të ajrit duhet të vendoset manualisht.
Mbërtheni shufrën e deflektorit (shikoni Fig.B)
dhe rregullojeni manualisht sipas drejtimit tuaj të preferuar.
Për disa njësi, këndi horizontal i qarkullimit të ajrit mund
të vendoset me telekomandë. Referojuni manualit të
telekomandës.
Përdorimi manual (pa telekomandë)
KUJDES
Butoni manual është i destinuar vetëm për qëllime
testimi dhe përdorim në rast emergjence. Ju lutemi
mos e përdorni këtë funksion në rast se nuk ju
ka humbur telekomanda dhe është absolutisht e
nevojshme. Për të rikthyer përdorimin e rregullt,
përdorni telekomandën për të aktivizuar njësinë.
Njësia duhet të jetë e fikur përpara përdorimit manual.
Për ta përdorur njësinë manualisht:
1.
Hapni panelin e përparmë të njësisë së brendshme.
2.
Lokalizoni butonin MANUAL CONTROL (Kontrolli
manual) në anën e djathtë të njësisë.
3.
Shtypni butonin MANUAL CONTROL (Kontrolli manual)
një herë për të aktivizuar regjimin FORCED AUTO.
Shtypni përsëri butonin MANUAL CONTROL (Kontrolli
4.
manual) për të aktivizuar regjimin FORCED COOLING
(Ftohje e detyruar).
5.
Shtypni butonin MANUAL CONTROL (Kontrolli manual) për
herë të tretë për ta fikur njësinë.
6.
Mbyllni panelin e përparmë.
Faqja 10-SQ
SHËNIM: Mos e lëvizni fletën me dorë. Kjo do të prishë
sinkronizimin e fletës. Nëse ndodh kjo, fikeni njësinë dhe
shkëputeni për pak sekonda, më pas rindizeni njësinë. Kjo do
ta rivendosë fletën.
Fig. A
KUJDES
Mos i vendosni gishtat brenda ose pranë anës së
fryrësit dhe thithësit të njësisë. Ventilatori me shpejtësi
të madhe brenda njësisë mund të shkaktojë lëndim.
Shufra e
deflektorit
Fig. B
MANUAL CONTROL (Kontrolli
manual)

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis