Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Zgjidhja E Problemeve - Carrier Extreme 2 Installationshandbuch

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 212

Zgjidhja e problemeve

MASAT PARAPRAKE PËR SIGURINË
Nëse ndodh NDONJË nga kushtet e mëposhtme, fikeni njësinë menjëherë!
Kordoni i energjisë është i dëmtuar ose ka nxehje të pazakontë
Vjen një erë e djegur
Njësia nxjerr zhurma të larta ose të pazakonta
Shpesh digjet një siguresë ose bie automati
Brenda ose nga njësia bie ujë ose objekte të tjera
MOS U PËRPIQNI QË KËTO T'I RREGULLONI VETË! KONTAKTONI ME
NJË OFRUES TË AUTORIZUAR SHËRBIMI MENJËHERË!
Probleme të zakonshme
Problemet e mëposhtme nuk janë keqfunksionim dhe në shumicën e situatave nuk kërkojnë riparime.
Problemi
Njësia nuk ndizet kur
shtypni butonin ON /
OFF
Njësia ndryshon nga
regjimi COOL/HEAT
(Ftohje/Ngrohje)
në regjimin FAN
(Ventilatori)
Njësia e brendshme
nxjerr avull të bardhë
Si njësia e brendshme
ashtu edhe njësia e
jashtme nxjerrin avull të
bardhë
Njësia e brendshme bën
zhurma
Si njësia e brendshme
ashtu edhe njësia e
jashtme bëjnë zhurma
Shkaqet e mundshme
Njësia ka një funksion mbrojtjeje 3 minutësh që pengon mbingarkesën e njësisë.
Njësia nuk mund të rindizet brenda tri minutave nga fikja.
Njësia mund ta ndryshojë cilësimin për të parandaluar krijimin e ngricës në njësi.
Me rritjen e temperaturës, njësia do të fillojë të punojë përsëri në regjimin e
zgjedhur më parë.
Kur arrihet temperatura e vendosur, njësia fik kompresorin. Njësia do të vazhdojë
të punojë kur temperatura luhatet përsëri.
Në rajonet me lagështirë, ndryshimi i madh i temperaturës mes ajrit të dhomës dhe
kondicionerit mund të shkaktojë avull të bardhë.
Kur njësia rindizet në regjimin HEAT (Ngrohje) pas shkrirjes, mund të dalë avull i
bardhë për shkak të lagështirës së gjeneruar nga procesi i shkrirjes.
Mund të dëgjohet ajri që del me forcë kur fleta rivendoset në pozicion.
Mund të dëgjohet një tingull fishkëllyes pas përdorimit të njësisë në regjimin HEAT
(Ngrohje) për shkak të bymimit dhe tkurrjes së pjesëve plastike të njësisë.
Zhurmë e ulët fishkëllyese gjatë përdorimit: Kjo është normale dhe shkaktohet nga
qarkullimi i gazit të agjentit ftohës nëpër njësinë e brendshme dhe të jashtme.
Zhurmë e ulët fishkëllyese kur sistemi ndizet, sapo ka ndaluar punën ose po
shkrihet: Kjo zhurmë është normale dhe shkaktohet nga ndalimi i gazit të agjentit
ftohës ose ndryshimi i drejtimit të tij.
Zhurmë kërcitëse: Bymimi dhe tkurrja normale e pjesëve prej plastike dhe metali
të shkaktuara nga ndryshimet e temperaturës gjatë punës, mund të shkaktojnë
zhurma kërcitëse.
Faqja 13-SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis