Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Carrier Extreme 2 Installationshandbuch Seite 163

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 212
1.
Hapni panelin e përparmë të njësisë së
brendshme.
2.
Duke përdorur një kaçavidë, hapni kapakun e
kutisë së telave në anën e djathtë të njësisë. Do të
zbulohet blloku i terminaleve.
SHËNIM:
● Për njësitë me tub përcjellës për lidhjen e kabllos,
hiqni panelin e shkëputshëm plastik për të krijuar
një portë përmes të cilës mund të instalohet tubi
përcjellës.
● Për njësitë me kabllo me pesë tela, hiqni panelin
e vogël të shkëputshëm plastik për të krijuar një
portë përmes së cilës mund të dalë kablloja.
● Përdorni pincat e holla nëse paneli plastik është i
vështirë të hiqet me dorë.
3.
Zhvidhosni kapësen e kabllove poshtë bllokut të
terminaleve dhe vendoseni në anë.
4.
Me pjesën e pasme të njësisë përballë jush, hiqni
panelin plastik në anën e majtë poshtë.
5.
Kalojeni telin e sinjalit përmes kësaj porte, nga
pjesa e pasme e njësisë drejt pjesës përpara.
6.
Me pamje përballë njësisë, lidheni telin sipas
skemës së instalimeve elektrike të njësisë së
brendshme, lidhni mbajtësen në formë U-je me
terminalin korrespondues.
KUJDES
MOS NGATËRRONI NULIN ME FAZËN
Kjo është e rrezikshme dhe mund të shkaktojë
keqfunksionim të kondicionerit.
7.
Pasi të siguroheni që çdo lidhje është e sigurt,
përdorni kapësen e kabllove për të shtrënguar
kabllon e sinjalit me njësinë. Vidhosni fort kapësen
e kabllove.
8.
Vendosni në vend kapakun e telave në pjesën e
përparme të njësisë dhe panelin plastik në pjesën
e pasme.
Pamja e përparme
Blloku i terminaleve
Kapaku i telave
Vida
Kapësja e kabllove
Pamja e pasme
(vetëm për disa njësi)
Paneli i
shkëputshëm
SHËNIM RRETH LIDHJEVE
ELEKTRIKE
PROCESI I LIDHJEVE ELEKTRIKE
MUND TË NDRYSHOJË DISI MES
NJËSIVE DHE RAJONEVE.
Hapi 7: Mbështillni tubacionin dhe kabllot
Përpara se të kaloni tubacionin, tubin e shkarkimit
dhe kabllon e sinjalit përmes vrimës së murit, duhet
t'i mbështillni bashkë për të kursyer hapësirë, për t'i
mbrojtur dhe për t'i izoluar (nuk aplikohet në Amerikën
e Veriut).
1.
Mbështillni bashkë tubin e shkarkimit, tubacionet e
agjentit ftohës dhe kabllon e sinjalit siç tregohet më
poshtë:
Njësia e brendshme
Teli i sinjalit Tubi i shkarkimit
TUBI I SHKARKIMIT DUHET TË JETË POSHTË
Sigurohuni që tubi i shkarkimit të jetë vendosur në
anën më të ulët të mbështjelljes. Vendosja e tubit të
shkarkimit në pjesën e sipërme të mbështjelljes mund
të shkaktojë derdhje të tubit të shkarkimit, që mund të
shkaktojë zjarr ose dëmtim nga uji.
MOS E PËRDRIDHNI KABLLON E
SINJALIT ME TELAT E TJERË
Gjatë mbështjelljes së këtyre artikujve së bashku, mos
e përdridhni ose kryqëzoni kabllon e sinjalit me ndonjë
tel tjetër.
2.
Duke përdorur shirit plastik adeziv, bashkoni tubin
e shkarkimit me pjesën e poshtme të tubacionit të
agjentit ftohës.
3.
Duke përdorur izolant, mbështillni së bashku telin
e sinjalit, tubacionet e agjentit ftohës dhe tubin
e shkarkimit. Kontrolloni për së dyti që të gjithë
artikujt të jenë të mbështjellë bashkë.
MOS I MBËSHTILLNI FUNDET E
TUBACIONIT
Kur mbështillni, mbajini fundet e tubacionit të
pambështjella. Ato duhet t'i aksesoni për të testuar
për rrjedhje në fund të procesit të instalimit (referojuni
pjesës "Kontrollet elektrike dhe të rrjedhjeve të
gazit" në këtë manual).
Hapësira prapa njësisë
Tubacioni i agjentit ftohës
Përdorur izolant
Faqja 23-SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis