Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Kujdesi Dhe Mirëmbajtja - Carrier Extreme 2 Installationshandbuch

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 212
Kujdesi dhe mirëmbajtja
Pastrimi i njësisë së brendshme
PËRPARA PASTRIMIT OSE
MIRËMBAJTJES
GJITHMONË FIKENI SISTEMIN E KONDICIONERIT
DHE SHKËPUTNI FURNIZIMIN E TIJ ME ENERGJI
PËRPARA PASTRIMIT OSE MIRËMBAJTJES.
KUJDES
Përdorni vetëm një leckë të butë dhe të thatë për të
fshirë njësinë. Nëse njësia është shumë e ndotur,
përdorni një leckë të lagur me ujë të ngrohtë për ta
pastruar.
Mos përdorni lecka ose fshirëse pluhurash të
trajtuara kimikisht për të pastruar njësinë
Mos përdorni benzinë, hollues, pluhur larës
ose tretës të tjerë të ngjashëm për ta pastruar
njësinë. Këto mund të bëjnë që sipërfaqja
plastike të kriset ose të deformohet.
Mos përdorni ujë më të nxehtë se 40°C (104°F)
për të pastruar panelin e përparmë. Kjo mund të
bëjë që paneli të deformohet ose të çngjyroset.
Pastrimi i filtrit të ajrit
Kondicioneri i bllokuar mund të reduktojë efikasitetin në
ftohje të njësisë, dhe mund të jetë i dëmshëm edhe për
shëndetin tuaj. Sigurohuni që ta pastroni filtrin të paktën
çdo dy javë.
1.
Ngrini panelin e përparmë të njësisë së
brendshme.
2.
Në fillim shtypni kapësen në fund të filtrit për të
liruar mbajtësen, ngrijeni, më pas tërhiqeni drejt
vetes.
3.
Tani nxirreni filtrin jashtë.
4.
Nëse filtri juaj ka një filtër të vogël freskues për
ajrin, shkëputeni nga filtri i madh. Pastrojeni këtë
filtër freskues për ajrin me fshesë dore me korrent.
5.
Pastrojeni filtrin e madh të ajrit me ujë të ngrohtë
dhe sapun. Sigurohuni që të përdorni një detergjent
delikat.
6.
Shpëlajeni filtrin me ujë të rrjedhshëm, më pas
shkundeni për të hequr ujin e tepërt.
7.
Thajeni në një vend të freskët dhe të thatë, dhe
mos e ekspozoni ndaj dritës së drejtpërdrejtë të
diellit.
8.
Pasi të thahet, vendoseni përsëri filtrin freskues
të ajrit te filtri i madh, më pas rrëshqiteni përsëri
brenda njësisë së brendshme.
9.
Mbylleni panelin e përparmë të njësisë së
brendshme.
Kapësja e filtrit
Hiqeni filtrin e freskimit të ajrit nga pjesa e
pasme e filtrit të madh (disa njësi)
KUJDES
Mos e prekni filtrin e freskimit të ajrit (të plazmës) për
të paktën 10 minuta pas fikjes së njësisë.
Faqja 11-SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis