Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Carrier Extreme 2 Installationshandbuch Seite 161

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 212
Hapi 4: Përgatitni tubacionin e agjentit ftohës
Tubacioni i agjentit ftohës është brenda një
mbështjelljeje izoluese të bashkuar me pjesën e pasme
të njësisë. Tubacionin duhet ta përgatisni përpara se ta
kaloni përmes vrimës në mur.
1.
Në bazë të pozicionit të vrimës së murit në lidhje
me pllakën e montimit, zgjidhni anën nga e cila
tubacioni do të dalë nga njësia.
2.
Nëse vrima në mur është prapa njësisë, lëreni
në vend panelin e shkëputshëm. Nëse vrima e
murit është në anën e njësisë së brendshme, hiqni
panelin e shkëputshëm nga ajo anë e njësisë.
Kjo do të krijojë një portë kalimi përmes të cilës
tubacioni mund të dalë nga njësia. Përdorni pincat
e holla nëse paneli plastik është i vështirë të hiqet
me dorë.
Paneli i shkëputshëm
3.
Nëse tubacioni ekzistues i lidhur i shkarkimit është
tashmë i futur në mur, vazhdoni direkt me hapin
Lidhni tubin e shkarkimit. Nëse nuk ka tubacion
të gatshëm në mur, lidhni tubacionin e agjentit
ftohës të njësisë së brendshme me tubacionin
lidhës të njësisë së brendshme në mënyrë që të
bashkojë njësitë e brendshme dhe të jashtme.
Referojuni pjesës Lidhja e tubacionit të agjentit
ftohës në këtë manual për udhëzime të detajuara.
SHËNIM MBI KËNDIN E
TUBACIONIT
Tubacioni i agjentit ftohës mund të dalë nga njësia
e brendshme nga katër kënde të ndryshme:
majtas, djathtas, majtas prapa, djathtas prapa.
majtas, djathtas, majtas prapa, djathtas prapa.
KUJDES
Tregohuni jashtëzakonisht i kujdesshëm të mos
e shtypni ose dëmtoni tubacionin ndërkohë që e
përthyeni larg nga njësia. Çdo shtypje në tubacion do
të ndikojë në performancën e njësisë.
Hapi 5: Lidhni tubin e shkarkimit
Si parazgjedhje, tubi i shkarkimit është i bashkuar me
anën e majtë të njësisë (kur qëndroni përballë pjesës
së pasme të njësisë). Por, ai mund të jetë gjithashtu i
bashkuar me anën e djathtë. Për të siguruar shkarkim
efikas, bashkojeni tubin e shkarkimit në të njëjtën anë
që del nga njësia tubacioni ekzistues i agjentit ftohës.
Bashkoni zgjatimin e tubit të shkarkimit (të blerë
veçmas) me fundin e tubit të shkarkimit.
● Mbështilleni pikën e lidhjes mirë me shirit Teflon për
të siguruar izolim të mirë dhe për të parandaluar
rrjedhjet.
● Për pjesën e tubit të shkarkimit që mbetet brenda,
mbështilleni me izolim tubi me shkumë për të
parandaluar kondensimin.
● Hiqni filtrin e ajrit dhe derdhni një sasi të vogël uji në
vasketën e shkarkimit për t'u siguruar që uji rrjedh
siç duhet nga njësia.
SHËNIM MBI VENDOSJEN E
TUBIT TË SHKARKIMIT
Sigurohuni që të përshtatni tubin e shkarkimit sipas
figurave të mëposhtme.
I SAKTË
Sigurohuni që nuk ka përthyerje ose
shtypje në tubin e shkarkimit për të
siguruar shkarkimin e duhur.
E PASAKTË
Përthyerjet në tubin e
shkarkimit do të krijojnë
vatra ku ngec uji.
MBYLLENI ME TAPË VRIMËN E PAPËRDORUR
TË SHKARKIMIT
Për të parandaluar rrjedhjet e
padëshiruara, duhet ta mbyllni
me tapë vrimën e papërdorur të
shkarkimit me tapën prej gome që
keni marrë.
E PASAKTË
Përthyerjet në tubin e
shkarkimit do të krijojnë
vatra ku ngec uji.
E PASAKTË
Mos e vendosni fundin e
tubit të shkarkimit në ujë ose
në enë që mbledhin ujë. Kjo
do të pengojë shkarkimin e
duhur.
Faqja 21-SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis