Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Dentsply Sirona ProTaper Next Gebrauchsanweisung Seite 108

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Përdorni një limë të re dhe hidheni pasi të jetë trajtuar kanali (vetëm një përdorim për
kanal).
Përdorni lima manuale në vend të atyre rrotulluese.
Përdorni lima të vogla, fleksibël ose/dhe prej nikel-titaniumi NiTi (kjo do të shmangë
transportimin e kanalit).
Gjatë përdorimit, inspektoni me sy pjesën operuese për gjithë defektet e listuara në
paragrafin e mëparshëm (p.sh. pas çdo vale).
Shmangni lëvizjen e vazhdueshme rrotulluese shpuese dhe përdorni më mirë lëvizje të
vogla këndore (lëvizje limuese, lëvizje lëkundëse gjarpëruese ose teknikë me fuqi të
balancuar) për të kufizuar sforcimin e përkuljes rrotulluese në instrumente dhe për të
përmirësuar jetëgjatësinë e tyre.
5) REAKSIONET NEGATIVE
Në gjendjen aktuale teknike, nuk është raportuar asnjë reaksion negativ deri tani.
6) KUSHTET E RUAJTJES
Mbajini produktet në një mjedis të thatë e të pastër, larg burimeve të lagështisë dhe dritës së
drejtpërdrejtë të diellit.
7) UDHËZIME HAP PAS HAPI
1) Kontrolloni radiografi të ndryshme me kënde horizontale për të përcaktuar nga ana
diagnostike gjerësinë, gjatësinë dhe përkuljen e çdo rrënje të dhënë dhe kanalit të saj.
2) Krijoni akses në vijë të drejtë në çarjen (et) e kanalit duke u përqendruar te zgjerimin,
petëzimi dhe lustrimi i mureve të brendshme aksiale.
3) Shpëlani bollshëm dhe shpesh pas përdorimit të çdo instrumenti (sipas praktikave të mira
dentare).
4) Bëni kontrollin e të gjithë kanalit të rrënjës me lima të vogla dore, përcaktoni distancën e
punës duke përdorur një lokalizues kulmi në kombinim me radiografitë, shpëlani dhe
konfirmoni kalueshmërinë.
5) Nëse është i nevojshëm zgjerimi paraprak i çarjes, përdorni limën ProTaper Next® XA
(aksesor) për të përmirësuar aksesin rrënjësor duke hequr trekëndëshat e dentinës, duke
zhvendosur aspektin koronal të një kanali larg lugëtisë së jashtme të rrënjës dhe duke
krijuar formën siç kërkohet.
6) Shpëlani gjithmonë deh nëse është e nevojshme, zgjeroni shtegun duke përdorur lima të
vogla ose lima të dedikuara mekanike për shtegun.
7) Në praninë e NaOCl, pastroni dhe vazhdoni përgjatë shtegut me ProTaper Next® X1
(ISO 017 004), në një ose më shumë kalime, ose me lima të vogla dore nëse është e
nevojshme, derisa të arrihet pasivisht distanca e plotë e punës.
8) Gjatë protokollit të përdorimit, shpëlani, zbritni poshtë me një limë të vogël dore pas
përdorimit të secilit instrument ProTaper Next®, më pas shpëlani sërish.
9) Përdorni ProTaper Next® X2 (ISO 025 006), fiks siç përshkruhet për ProTaper Next® X1,
derisa të arrihet pasivisht distanca e plotë e punës.
10) Kontrolloni gypat apikale të ProTaper Next® X2: nëse janë të mbushura me dentinë,
atëherë forma është e lëmuar, koni kryesor përkatës i gutta-percha ose verifikuesi i
madhësisë mund të përputhen dhe kanali është gati për dezinfektim.
END-IFU-PROTAPER-NEXT-SINGLE-USE-STERILE-V00-WEB-EUR-Multilingual-2021-05
108/130

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis