Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Dentsply Sirona ProTaper Next Gebrauchsanweisung Seite 107

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Thyerja e instrumentit.
Kontaminim i kryqëzuar.
Gjenerim nxehtësie për shkak të lubrifikimit të pamjaftueshëm dhe shpëlarjes.
Gëlltitja e një pjese operuese të instrumentit.
Reaksione toksike ose alergjike të shkaktuara nga mbetjet përpunuese.
Njësoj si të gjitha instrumentet e kanalit të rrënjës me operim makinerie, instrumentet
ProTaper Next® nuk duhen përdorur në një kanal rrënje me një përkulje apikale të prerë
për shkak të rritjes së rrezikut të ndarjes. Në këtë rast, limat e dorës të lakuara paraprakisht
duhen përdorur në regjionin apikal.
4) MASAT PARAPRAKE
Siguria dhe efikasiteti i përdorimit nuk janë përcaktuar për gratë shtatzëna ose që ushqejnë
me gji apo për fëmijët.
Përdorni një sistem prite gome gjatë procedurës endodontike.
Për sigurinë tuaj, mbani pajisje personale mbrojtëse (doreza, syze, maskë).
Kontrolloni paketimin para përdorimit dhe mos i përdorni instrumentet nëse paketimi është i
dëmtuar.
Mos i përdorni instrumentet pas datës së skadimit.
Kontrolloni instrumentin para çdo përdorimi për shenja defektesh si deformime (shtypje,
shtendosje), thyerje, gërryerje, buzë prerëse të dëmtuara, humbja e kodimit ose shënimit
me ngjyrë. Me këto indikacione pajisjet nuk mund të përmbushin përdorimin e synuar me
nivelin e kërkuar të sigurisë, instrumentet duhen asgjësuar.
Para përdorimit të ndonjë instrumenti, sigurohuni që është i lidhur mirë me kokën e
kundërkëndit.
Kontrolloni instrumentin dhe pastrojeni shpesh pjesën e punës gjatë përdorimit të
instrumenteve, duke kontrolluar për shenja deformimi, zgjatjeje ose konsumimi, siç janë
gypat e pabarabartë, pikat e turbullta. Me këto indikacione pajisjet nuk mund të përmbushin
përdorimin e synuar me nivelin e kërkuar të sigurisë, instrumentet duhen asgjësuar.
Instrumentet nuk duhen zhytur plotësisht në një solucion me hipoklorit natriumi (NaOCl).
Vetëm pjesa e punës e instrumentit NiTi, e cila është në kontakt me pacientin duhet zhytur
në një koncentrat solucioni NaOCI në një nivel JO më të madh se 5%.
Bëni kujdes në zonën apikale dhe në kanalet që ndajnë dhe/ose shfaqin përkulje të prera
ose ripërkulje.
Shpëlani bollshëm dhe shpesh kanalin gjatë gjithë procedurës dhe pas përdorimit të çdo
instrumenti (sipas praktikave të mira dentare).
Përdorni gjithmonë presionin minimal apikal. Mos i fusni kurrë me zor limat në kanal.
Kur instrumenti nuk ecën përpara lehtësisht, pastroni dhe kontrolloni gypat prerës, pastaj
shpëlani, rinisni me një limë manuale dhe shpëlani sërish.
Për formësimin e kanaleve tepër të harkuar, është më e sigurt ta përdorni limën vetëm për
t'i dhënë formë një kanali, për të reduktuar rrezikun e thyerjes. Ndiqni me vëmendje
praktikat e mira të mëposhtme:
END-IFU-PROTAPER-NEXT-SINGLE-USE-STERILE-V00-WEB-EUR-Multilingual-2021-05
107/130

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis