Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Vaillant VAZ CPC Betriebsanleitung Seite 110

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für VAZ CPC:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 18
4 Funksionimi
Reagimi:
– Gjatë aktivizimit të modalitetit automatik,
drita LED pulson një herë me ngjyrë
të bardhë dhe të kuqe, në njësinë
QENDRORE.
– Kur tejkalohen vlerat kufi të
paravendosura, drita LED tek NJËSIA
QENDRORE pulson një herë me ngjyrë
të bardhë dhe të kuqe.
Udhëzim
Zgjidhni modalitetin ekonomik, për
të garantuar një ajrim të rregullt të
dhomës dhe rregullim të lagështisë
së ajrit, në rast se fryn erë e fortë.
4.3.2 Modaliteti ekonomik
Sensorët në rregullator monitorojnë
lagështinë e ajrit dhe përmbajtjes së CO₂
në ajër.
Për sa kohë që vlerat e matura janë
nën vlerat kufi, funksioni i ajrimit është
çaktivizuar dhe lamelat e mbrojtjes nga
era të pajisjes së ajrimit të banesës janë
mbyllur.
Një sensor drite në rregullator do të
monitorojë ndriçimin në dhomë. Sipas
ndriçimit, rregullohet modaliteti i natës ose
modaliteti i ditës. Në modalitetin e natës,
dritat LED të statusit të çelësit rregullues
errësohen.
Nëse tejkalohen vlerat kufi, atëherë
pajisjet e ajrimit të banesës reduktojnë
lagështinë e ajrit ose përmbajtjes së CO₂:
– Në modalitetin e ditës, këmbimi i ajrit do
të kryhet përmes ventilimit dhe ajrimit të
ndërkëmbyer me shpejtësi mesatare
të ajrimit. Gjatë ajrimit, rigjeneratori në
pajisjen e ajrimit të banesës, e merr
nxehtësinë e ajrit të dhomës dhe e
dërgon sërish në ajrin e jashtëm i cili
hyn brenda gjatë ventilimit.
– Në modalitetin e natës, këmbimi i
ajrit kryhet përmes ajrimit të tërthortë
në një drejtim (NJËSIA QENDRORE
108
ventilon) me shpejtësi të ulët ajrimi, për
ta mbajtur volumin të ulët.
Nëse vlerat kufi bien sërish me pesë
përqind, atëherë pajisjet e ajrimit të
banesës kthehen në modalitetin standby.
Vlera kufi për lagështinë e ajrit mund
të përshtatet me anë të butonave të
rregullatorit në tre gradacione.
Reagimi:
– Gjatë aktivizimit të modalitetit ekonomik,
drita LED pulson një herë me ngjyrë të
kuqe në njësinë QENDRORE.
– Për sa kohë që modaliteti ekonomik
është aktiv, drita LED pulson tek njësia
QENDRORE një herë në ngjyrë të
bardhë dhe të kuqe.
– Kur tejkalohen vlerat kufi të
paravendosura, drita LED tek NJËSIA
QENDRORE pulson një herë me ngjyrë
të bardhë dhe të kuqe.
4.3.3 Ventilimi / ajrimi
Në regjimin manual mund të aktivizohet
funksioni i ventilimit ose ajrimit. Kështu,
pajisjen e ajrimit të banesës punojnë në
vazhdimësi me shpejtësi të lartë ajrimi. Kur
ventilimi/ajrimi është aktiv, monitorimi me
sensor çaktivizohet.
Me ventilimin të aktivizuar, pajisjet e ajrimit
të banesës furnizojnë vazhdimisht me
ajër të freskët nga jashtë-brenda. Kështu,
rigjeneratorët në pajisjet e ajrimit të
banesës, e emetojnë nxehtësinë e ruajtur
në ajrin e jashtëm që hyn brenda.
Me ajrimin të aktivizuar, pajisjet e ajrimit të
banesës furnizojnë vazhdimisht me ajër të
konsumuar, nga brenda-jashtë.
Reagimi:
– Gjatë aktivizimit të ventilimit /
ajrimit, drita LED pulson tek njësia
QENDRORE një herë me ngjyrë të kuqe
dhe pas tre sekondash edhe njëherë me
ngjyrë të kuqe.
Manuali i përdorimit 0020237951_05

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Vaz cpcw

Inhaltsverzeichnis