Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardena 8886 Betriebsanleitung Seite 237

Accu-schere
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für 8886:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
d) Depononi aletet elektronike, të cilat tani për
tani nuk përdoren, gjithmonë larg rrezes së vepri-
mit të fëmijëve. Mos lejoni njeri të përdorë aletin
elektronik të punës, po qe se nuk është i mirën-
formuar për mënyrën e veprimit me të ose nëse
nuk i ka të ditur udhëzimet përkatëse të punës.
Në duart e përdoruesve të paprovuar, aletet elektro-
nike të punës janë të rrezikshme.
e) Mirëmbajini aletet elektronike të punës. Sigu-
rohuni që pjesët e lëvizshme të jenë të kthyera në
mënyrë korrekte si dhe që të lëvizin pa pengesa,
që të mos ketë pjesë të thyera si dhe që të mos
ketë përkufizime në funksionimin e veglës së
punës. Para se të punohet me alete elektronike
të dëmtuara, ato duhet të riprohen.
Shumë aksidente ndodhin për shkak të asaj se aletet
elektronike nuk janë mirëmbajtur siç duhet.
f) Aletet për prerje të mbahen të mprehtë dhe të
pastër. Aletet për prerje të mirëmbajtura sipas rregul-
lave me cepe të mprehur mirë, nuk kapen grepthi aq
kollaj dhe mundësojnë një përdorim më të lehtë.
g) Aletet elektronike, pjesët e tyre plotësuese,
thikat etj. të përdorën vetëm në përputhje me
udhëzimet në fjalë, përveç kësaj, të keni
parasysh edhe kushtet e punës dhe punët që
janë për t´u kryer. Përdorimi i aleteve elektronike me
destinim të gabuar mund të çojë në situata rreziku.
5. Përdorimi dhe trajtimi i aleteve për akumulatorin
a) Karrikoni akumulatorin vetëm me ngarkuesit,
të cilët janë rekomanduar nga vet prodhuesi.
Për Ngarkuesit, që janë të përshtatshme vetëm për
lloje të caktuara të akumulatorëve, ekziston rreziku
i zjarrit, po qe se përdoren akumulatorë të tjerë.
b) Të përdoren vetëm akumulatorët e parashikuar
në aletet elektronike.
Përdorimi i akumulatorëve të tjerë mund të shkaktojë
lëndime dhe mund të çojë në rrezik zjarri.
c) Akumulatori, që nuk përdoret, të mbahet në
distancë nga kapset e fletave, nga monedhat,
nga çelësat, nga gozhdat, nga vidhat ose edhe
nga gjësendet e tjera të vogla të metalta, të cilat
do të mund të shkaktonin lidhje të kontakteve.
Qarku i shkurtër në mes të kontakteve të akumulatorit
mund të shkaktojë djegie ose zjarr.
d) Në qoftë se përdoret gabimisht, ka rrezik që të
dalë lëngu nga akumulatori. Mënjanoni kontaktin
me atë lëngun. Nëse rastësisht ju bie që të keni
kontakt me të, duhet të shpëlahet vendi me ujë.
Në qoftë se lëngu ka depërtuar edhe në sy, përveç
shpëlarjes, duhet të merrni edhe trajtimin përka-
tës mjekësor. Lëngu i akumulatorit që rrjedh jashtë,
mund të shkaktojë acarime në lëkurë ose djegie.
6. Service (Shërbimi)
a) Aletet tuaja elektronike të riparohen vetëm nga
perso-neli adekuat i kualifikuar, duke përdorur
vetëm pjesë origjinale zëvendësuese. Me këtë
garantohet që të qëndrojë më tutje siguria e aparatit.
Gërshërët e gardhishteve – Udhëzime sigurie:
• Të keni gjithmonë parasysh që të mos bie
ndonjë pjesë e trupit tek zona e veprimit të
thikave. Gjatë kohës kur thikat janë në lëvizje,
mos e hiqni materialin e prerë e as mos
e mbani materialin që doni të prisni. Materiali
8885-20.960.03.indd 237
8885-20.960.03.indd 237
i bllokuar të largohet vetëm kur aleti të jetë
i fikur. Vetëm edhe një moment i vogël i pakujdesisë
gjatë punës me gërshërën e gardhishteve mund të
shkaktojë lëndime të rënda.
• Gërshërën e gardhishteve mbajeni gjithmonë
tek doreza, e vetëm atëherë, kur thikat kanë
pushuar së lëvizuri. Gjatë transportit ose edhe
gjatë deponimit të gërshërës së gardhishteve
duhet t´i vëhet mbulesa tek pjesa si shpatë.
Duke përdorur gërshërën e gardhishteve në mënyrë
të rregullt, ju zvogëloni rrezikun e lëndimit me thikat.
• Aletet elektronike duhet t´i mbani tek vendet
e izoluara për kapje, ngase thika mund të preket
me kabllot e fshehura të rrymës.
Kontakti i thikës me linjën e përçimit të rrymës,
pjesët metalike mund t´i vendosë nën tension dhe
kjo mund të shkaktojë një goditje elektrike.
Rekomandime shtesë për sigurinë tuaj
Siguria në vend të punës
Gërshërët me bateri të përdoren vetëm në mënyrën
e parashikuar për përdorim.
Personit përdorues i takon përgjegjësia për
aksidentimet e personave të tjerë, dhe për rrezikun,
i cili ju kanoset atyre gjegjsisht pronës së tyre.
Të dhënat për sigurinë gjatë punës me
pjesët elektrike
Lidhja e saj të bëhet vetëm me rrjetin e furnizimit me
kurrent, i cili gjindet i shënuar tek shpjeguesi i tipit.
Në asnjë mënyrë nuk bën të lidhet ndonjë përçim
i tokëzuar diku në produkt.
Siguria personale
Gjithmonë të mbani rroba të përshtatshme, dorashka
dhe këpuca të forta.
Kontrollojini hapësirat, ku gërshërët me bateri kanë
për t´u futur në veprim, dhe largoni të gjitha llojet
e telave dhe objekte të tjera të huaja.
Të gjitha rregullimet për punë duhen kryer kur të jetë
mbërthyer kapaku mbrojtës dhe aparati i gërshërës
me bateri nuk duhet vendosur mbi thikën prerëse.
Para përdorimit si dhe pasi të merrni një godtije
të fortë, makina duhet kontrolluar për shenja të
mundshme të konsumimit apo të dëmtimit.
Po qe se paraqitet nevoja, mundësoni që të
ndërmerren riparimet e nevojshme.
Asnjëherë mos u përpiqni që të punoni me gërshërë
gardhishtesh të pakompletuar ose me të tilla ku janë
ndërmarrë modifikime të paautorizuara.
Përdorimi dhe mirëmbajtja e aleteve elektronike
Duhet të dini se në ç´mënyrë mund të fikni aletin në
rast urgjence.
Asnjëherë mos e mbani gërshërën me bateri tek
vendi i pajisjes së mbrojtjes.
Nuk duhet punuar me gërshërën me bateri, në qoftë
se aparatura mbrojtëse (mbulesa e sigurisë, stopimi
i shpejtë i veprimit të thikës) është e dëmtuar.
Gjatë përdorimit të gërshërës me bateri nuk bën të
punohet duke qëndruar në shkallë.
Tërhiqeni akumulatorin:
– para se gërshëra me bateri të qëndrojë pa kujdesin
e dikujt;
– para se të hiqet ndonjë bllokim;
237
28.02.11 08:23
28.02.11 08:23

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Classiccut88858895Comfortcut8893

Inhaltsverzeichnis