Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardena 8886 Betriebsanleitung Seite 236

Accu-schere
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für 8886:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Udhëzime të përgjithshme të sigurisë për
përdorimin e aleteve elektronike
PARALAJMËRIM! Të lexohen të gjithë
udhëzimet e sigurisë si dhe udhëzimet
e tjera. Po qe se nuk zbatohen paralajmëri-
met dhe udhëzimet me sa vijon, ekziston
rreziku për goditje elektrike, rreziku për zjarr
dhe/ose për lëndime të rënda.
Të ruhen mirë të gjithë udhëzimet e sigurisë
si dhe udhëzimet e tjera që kanë të bëjnë me
përdorimin e aletit. Fjala "vegël / alet elektronik"
që qarkullon në udhëzimet e sigurisë ka të bëjë me
atë se aletet elektronike funksionojnë duke thithur
energjinë elektrike (me kabllo) ose duke thithur ener-
gjinë nga bateritë gjegjsisht akumulatorët (pa kabllo).
1) Siguria në vend të punës
a) Të kujdeseni për një hapësirë të pastër dhe të
ndriçuar mirë të punës.
Në hapësira të parregullta ose jo të ndriçuara mirë
ekziston rrezik i shtuar për aksidente.
b) Mos punoni me alete elektronike në zona ku
ka rrezik shpërthimi, si për shembull në afërsi të
lëngjëve të djegshme, të gazrave dhe të pluhurit
të djegshëm.
Aletet elektronike shkaktojnë shkëndija, të cilat do të
mund të ndeznin pluhurin apo gazrat e tymit.
c) Fëmijët dhe njerëzit që shikojnë vërdalle, të
mbahen në distancë, teksa jeni duke përdorur
një alet elektronik. Humbja e vëmendjes mund të
çojë në humbje kontrolli ndaj aletit të punës.
2) Siguria e aleteve elektronike
a) Spina e aletit elektronik duhet t´i përshtatet pri-
zës e cila do të përdoret. Mos ndërmerrni kurrfarë
modifikimesh tek spina. Mos përdorni spina
adapterë për alete elektronike të tokëzuara.
Spinat origjinale si dhe prizat e përshtatshme
minimizojnë rrezikun e një goditje elektrike.
b) Të mënjanohet kontakti fizik me sipërfaqe të
tokëzuara, si për shembull gypa, kaloriferë, soba
dhe frigoriferë. Po qe se e keni të tokëzuar trupin
tuaj, rritet rreziku për goditje elektrike.
c) Aletet elektronike nuk bën t´i nënshtrohet as
shiut e as lagështirës. Uji, që futet në aletet elektro-
nike, shton rrezikun për goditje elektrike.
d) Të keni kujdes me spinën e kurrentit. Mos
e përdorni kabllon për të transportuar aletin
elektronik ose për të tërhequr atë, ose për të
tërhequr spinën. Mbajeni kabllon në distancë
nga nxehtësia, nga vaji, nga qoshet e mprehta
dhe nga pjesët e lëvizshme.
Kabllot e dëmtuara apo të ngatërruara shkaktojnë
rrezik të shtuar për goditje elektrike.
e) Përdorni një kabllo zgjatimi të përshtatshme,
nëse keni për të punuar me aletin elektronik
jashtë, në hapësirë.
Duke përdorur një kabllo zgjatimi të përshtatshme
për punën jashtë në natyrë, ju zvogëloni rrezikun për
goditje elektrike.
f) Në qoftë se përdorimi i një aleti elektronik në
hapësira me lagështirë është i pashmangshëm,
aleti në fjalë duhet të jetë i mbrojtur nga një
çelës FI. Duke përdorur një çelës FI, ju zvogëloni
rrezikun për goditje elektrike.
236
8885-20.960.03.indd 236
8885-20.960.03.indd 236
3) Siguria personale
a) Duhet të jeni vigjilent, gjithmonë të keni para-
sysh se çfarë jeni duke bërë, dhe shfrytëzoni
gjithnjë mendjen e shëndoshë të njeriut, teksa
përdorni një alet elektronik. Mos punoni me alete
elektronike, nëse jeni i lodhur ose në qoftë se jeni
nën ndikim të drogave, të alkoolit apo të ilaçeve.
Vetëm një moment i shkurtër i pakujdesisë gjatë
punës me alete elektronike, mund të shkaktojë
lëndime të rënda.
b) Duhet të mbani pajisje personale mbrojtëse.
Gjithmonë të mbani syze mbrojtëse. Mbajtja
e pajisjes përkatëse të sigurisë, si për shembull maska
kundër pluhurit, këpucët e sigurisë kundër rrëshqitjes,
helmeta e sigurisë ose tapat mbrojtëse për veshët,
çon në zvoglimin e rrezikut për lëndime.
c) Mundohuni që të parandaloni vënien pa dashje
në funksion. Sigurohuni që aleti të jetë i fikur në
momentin kur e lidhni atë me kurrentin dhe / ose
kur e lidhni atë me baterinë, si dhe kur e ngrisni
atë lartë dhe kur e transportoni.
Transporti i veglës së punës, duke mbajtur gishtin tek
leva, si dhe lidhja e aleteve elektronike të ndezura
gjegjsisht të gatshëm për punë, në prizën e kurrentit,
mund të çojë në aksidente.
d) Para se të ndezni aletin elektronik, hiqni të
gjithë çelësat rregullues si dhe çelësat e tjera.
Çelësat e vendosura në një pjesë rrotulluese të aletit
elektronik mund të shkaktojnë lëndime.
e) Mos u stërmundohuni. Gjithmonë të keni para-
sysh që të qëndroni në një pozitë të qëndrueshme,
duke mbajtur gjithnjë baraspeshën.
Kjo ju mundëson kontrollin më të mirë të aletit
elektronik në situata të paparashikueshme.
f) Të mbani rroba të përshtatshme. Mos bani
rroba të gjera ose bizhuteri. Keni kujdes që
flokët, rrobat dhe dorashkat të mos futen në
zonën ku ka pjesë të lëvizshme.
Rrobat e gjera, bizhuteria dhe flokët e gjata ka rrezik
që të ngatërrohen me pjesët e lëvizshme.
g) Në qoftë se ka aparaturë për të thithur apo
mbledhur pluhurin, atëherë lidheni atë dhe për-
doreni atë sipas rregullave. Përdorimi i pluhurthithë-
ses zvogëlon rreziqet që kanosen nga pluhuri.
4) Përdorimi dhe mirëmbajtja e aleteve elektronike
a) Mos përdorni fuqi të tepruar teksa punoni me
aletin elektronik. Përdoreni gjithmonë aletin
e përshtatshëm elektronik, varësisht nga deter-
minimi i tij. Secili alet e plotëson detyrën e tij më
së miri dhe me sigurinë më të lartë mundshme, po
qe se përdoret pikërisht për qëllimin përkatës, për
të cilin është hedhur në treg nga prodhuesi.
b) Mos përdorni alete elektronike, po qe se nuk
startohen dhe fiken me anë të pullës së caktuar.
Secili alet, tek i cili nuk funksionon pulla për startim
dhe fikje, paraqet një rrezik, prandaj edhe duhet të
riparohet.
c) Para se të ndryshoni rregullimet tek aleti
elektronik si dhe para se të ndërroni pjesët plotë-
suese apo të depononi veglën e punës, duhet të
hiqni spinën e veglës nga priza e kurrentit dhe /
ose nga akumulatori. Masat parandaluese të sigu-
risë në fjalë zvogëlojnë rrezikun, që aleti i punës të
shtypet pa dashje për startim.
28.02.11 08:23
28.02.11 08:23

Quicklinks ausblenden:

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Classiccut88858895Comfortcut8893

Inhaltsverzeichnis