Herunterladen Diese Seite drucken

Panasonic WH-WDG05LE5 Installationsanleitung Seite 232

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für WH-WDG05LE5:

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 71
Mos futni gishtat ose objekte të tjera në njësi, pasi ventilatori rrotullues me shpejtësi të lartë mund të shkaktojnë lëndime.
Mos shkelni apo ulni mbi pajisje, mund të rrëzoheni aksidentalisht.
Mbajini qeset plastike (materialin e paketimit) larg fëmijëve të vegjël, ato mund të ngjiten në hundë dhe gojë dhe të pengojnë frymëmarrjen.
Mos blini pjesë elektrike të paautorizuara për instalimin, shërbimin, mirëmbajtjen etj. Ato mund të shkaktojnë goditje elektrike ose zjarr.
Mos i modifi koni instalimet elektrike të njësisë së jashtme për instalimin e komponentëve të tjerë (p.sh. ngrohës, etj.). Mbingarkesa në tela ose pikat e lidhjeve të telave
mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Mos e shponi ose digjni pasi pajisja është në presion. Mos e ekspozoni pajisjen ndaj nxehtësisë mbi 370°C, fl akëve, shkëndijave ose burimeve të tjera të ndezjes.
Në të kundërt, ajo mund të shpërthejë dhe të shkaktojë lëndime ose vdekje.
Mos shtoni ose zëvendësoni ftohësin me ftohës të ndryshëm nga lloji i specifi kuar. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të produktit, shpërthim dhe lëndime etj.
Për instalimet elektrike, respektoni standardin lokal të instalimeve elektrike, rregulloren përkatëse dhe këto udhëzime instalimi. Duhet të përdoret një qark i pavarur dhe një
prizë teke. Nëse qarku elektrik nuk ka kapacitet të mjaftueshëm ose nëse gjendet defekt në instalimet elektrike, kjo do të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Përfshini shitësin ose një specialist për instalimin. Nëse instalimi i bërë nga përdoruesi ka defekt, kjo do të shkaktojë rrjedhje uji, goditje elektrike ose zjarr.
• Cikli i ftohësit përfundohet brenda njësisë së jashtme.
• Nuk kërkohet instalimi i tubacionit të ftohësit.
• Nuk kërkohet po ashtu funksionimi i pompimit.
Për instalimin e sistemit të ftohjes, instalojeni në mënyrë rigoroze sipas këtyre udhëzimeve të instalimit. Nëse instalimi ka defekte, kjo do të shkaktojë rrjedhje uji, goditje
elektrike ose zjarr.
Instalojeni në një vend të fortë dhe të qëndrueshëm që mund ta përballojë peshën e njësisë. Nëse fortësia e tij nuk është e mjaftueshme ose instalimi nuk është bërë siç
duhet, njësia do të bjerë dhe do të shkaktojë lëndime.
Mos përdorni kabllo me bashkime për kabllon e lidhjes së jashtme. Përdorni kabllon e specifi kuar të lidhjes së jashtme, referojuni udhëzimit 4 LIDHNI KABLON ME
NJËSINË E JASHTME dhe lidheni mirë për lidhjen e jashtme. Mbërtheni kabllon në mënyrë që të mos ketë forcë të jashtme në terminal. Nëse lidhja ose fi ksimi nuk është i
përsosur, kjo do të shkaktojë nxehtësi ose zjarr në pikën e lidhjes.
Vendosja e telave duhet të rregullohet siç duhet në mënyrë që kapaku i panelit të kontrollit të jetë i fi ksuar siç duhet. Nëse kapaku i bordit të kontrollit nuk është fi ksuar në
mënyrë perfekte, kjo do të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Pas përfundimit të instalimit, konfi rmoni se nuk ka rrjedhje të gazit ftohës. Kjo mund të krijojë rrezikun e zjarrit ose shpërthimit kur ftohësi bie në kontakt me zjarrin.
Ajrosni dhomën nëse ka rrjedhje gazi ftohës gjatë funksionimit. Fikni të gjitha burimet e zjarrit nëse ka. Kjo mund të krijojë rrezikun e zjarrit ose shpërthimit kur ftohësi bie
në kontakt me zjarrin.
Përdorni vetëm pjesët e dhëna ose të specifi kuara të instalimit, në rast të kundërt mund të shkaktohen dridhje të njësisë, rrjedhje uji, goditje elektrike ose zjarr.
Nëse keni ndonjë dyshim për procedurën ose funksionimin e instalimit, kontaktoni gjithmonë me shitësin e autorizuar për këshilla dhe informacione.
Kur pajisjet elektrike instalohen në një ndërtesë druri me bazament metalik ose teli, në përputhje me standardin për energjinë elektrike për objektet, nuk lejohet kontakti i
energjisë elektrike mes pajisjes dhe ndërtesës. Mes tyre duhet të instalohet një izolues.
Çdo instalim i kryer në njësinë e jashtme pas heqjes së çdo paneli që është i fi ksuar me vida, duhet të kryhet nën mbikëqyrjen e shitësit të autorizuar dhe kontraktorit të
licencuar për instalimin.
Kini parasysh se ftohësit mund të mos ketë erë.
Kjo njësi duhet të jetë e tokëzuar siç duhet. Tokëzimi elektrik nuk duhet të lidhet me një tub gazi, tub uji, tokëzimin për rrufetë ose një telefon. Në rast të kundërt, ekziston
rreziku i goditjes elektrike në rast të dëmtimit të izolimit ose një defekt elektrik të tokëzimit në njësinë e jashtme.
KUJDES
Mos e instaloni njësinë e jashtme në vende ku mund të ketë rrjedhje të gazit të ndezshëm. Në rast se ka rrjedhje dhe grumbullim të gazit përreth njësisë, kjo mund të
shkaktojë zjarr.
Mos çlironi ftohës gjatë riparimit të pjesëve të ftohjes. Tregoni kujdes për ftohësin e lëngshëm, pasi ai mund të shkaktojë djegie nga i ftohti.
Sigurohuni që izolimi i kordonit elektrik të mos kontaktojë me pjesën e nxehtë (p.sh. tubacionet e ftohësit) për të parandaluar defektet e izolimit (shkrirjen).
Mos e prekni fl etën e mprehtë të aluminit, pasi pjesët e mprehta mund të shkaktojnë lëndime.
Zgjidhni një vend instalimi që është i lehtë për mirëmbajtje.
Instalimi, shërbimi ose riparimi i gabuar i kësaj njësie të jashtme mund të rrisë rrezikun e shkëputjeve dhe kjo mund të shkaktojë humbje, lëndime dhe/ose dëmtime
materiale.
Sigurohuni që të ruhet polariteti i duhur në të gjitha instalimet elektrike. Në rast të kundërt, kjo do të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
Punimet e instalimit.
Mund të duhen dy ose më shumë persona për të kryer punimet e instalimit. Pesha e njësisë së jashtme mund të shkaktojë lëndime nëse mbahet nga një person.
Mbajini vrimat e nevojshme të ventilimit të lira nga pengesat.
Tubacionet e ujit në hapësirën e zënë duhet të instalohen në mënyrë të tillë që të mbrohen nga dëmtimet aksidentale gjatë përdorimit dhe shërbimit.
Duhet të merren masa paraprake për të shmangur dridhjet ose pulsimin e tepërt në tubacionet e ujit.
Mbroni tubacionin e ujit nga çarja aksidentale për shkak të lëvizjes së mobilieve ose aktiviteteve të rindërtimit.
• Duhet të siguroheni që instalimet e tubacionit të ujit të mbahen në minimum. Shmangni përdorimin e tubave me dhëmbëzime dhe mos lejoni harkimin e fortë të tyre.
• Duhet të siguroheni që instalimi i tubacionit të jetë i mbrojtur nga dëmtimet fi zike.
2

Werbung

loading

Diese Anleitung auch für:

Wh-wdg07le5Wh-wdg09le5