Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Beko CN153920 Bedienungsanleitung Seite 459

Kühlschrank/ gefrierschrank
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für CN153920:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 34
9. Treguesi i modalitetit ekonomik
Tregon se frigoriferi po punon në
modalitetin e efikasitetit të energjisë.
Temperatura e ndarjes së ngrirësit
Ky tregues do të jetë aktiv nëse funksioni
caktohet në -18 ose nëse kryhet ftohja
efikase për energjinë nga funksioni Eko-
ekstra.
10. Treguesi i ftohjes së shpejtë
Kjo ikonë pulson me animacion kur
funksioni i ftohjes së shpejtë është aktiv.
11. Funksioni i ftohjes së shpejtë
Kur shtypni butonin e ftohjes së shpejtë,
temperatura e ndarjes do të jetë më e
ftohtë se vlerat e rregulluara.
Ky funksion mund të përdoret për
ushqimet që vendosen në ndarjen e
frigoriferit dhe që duhet të ftohen me
shpejtësi.
Nëse dëshironi të ftohni sasi të mëdha
ushqimesh të freskëta, rekomandohet
që ta aktivizoni këtë veçori para se t'i
vendosni ushqimet në frigorifer.
Treguesi i ftohjes së shpejtë aktivizohet
kur është aktiv funksioni i ftohjes së
shpejtë. Për ta anuluar këtë funksion,
shtypni përsëri butonin e ftohjes së
shpejtë.
Nëse nuk e anuloni, ftohja e shpejtë
do të anulohet automatikisht pas 2
orësh ose kur ndarja e frigoriferit të arrijë
temperaturën e duhur.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka
një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet
korrenti.
12. Treguesi i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së ngrirësit
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen e ngrirësit.
13. Treguesi i temperaturës së
ndarjes me shumë zona
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen me shumë zona.
14. Funksioni i ngrirjes së shpejtë
Treguesi i ngrirjes së shpejtë aktivizohet
kur është aktiv funksioni i ngrirjes së
shpejtë. Për ta anuluar këtë funksion,
shtypni përsëri butonin e ngrirjes së
shpejtë. Treguesi i ngrirjes së shpejtë
do të çaktivizohet dhe do të kthehet
në parametrat normale. Nëse nuk e
anuloni, ngrirja e shpejtë do të anulohet
automatikisht pas 8 orësh ose kur ndarja
e ngrirësit të arrijë temperaturën e duhur.
Nëse dëshironi të ngrini sasi të mëdha
ushqimesh të freskëta, shtypeni butonin
e ngrirjes së shpejtë para se t'i vendosni
ushqimet në ndarjen e ngrirësit.
Nëse e shtypni butonin e ngrirjes së
shpejtë vazhdimisht me intervale të
shkurtra, do të aktivizohet mbrojtja e
qarkut elektronik dhe kompresori nuk do
të ndizet menjëherë.
Ky funksion nuk riaktivizohet kur ka
një ndërprerje të energjisë dhe rikthehet
korrenti.
15. Treguesi i përcaktimit të
temperaturës së ndarjes së
frigoriferit
Tregon temperaturën e caktuar për
Ndarjen e frigoriferit.
16. Treguesi i ngrirjes së shpejtë
Kjo ikonë pulson me animacion kur
funksioni i ngrirjes së shpejtë është aktiv.
21
SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Diese Anleitung auch für:

Cn158220dCn153221dhCn153220xCn158220dx

Inhaltsverzeichnis