Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Kujdesi Dhe Mirëmbajtja - Kärcher HD 10/15-4 Cage Food Handbuch

Vorschau ausblenden Andere Handbücher für HD 10/15-4 Cage Food:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 1
Kujdesi dhe mirëmbajtja
RREZIK
Rrezik lëndimi nga pajisja e lënë pa dashje
në punë dhe goditja elektrike.
Përpara gjithë punëve në pajisje, fikeni atë
dhe hiqni spinën nga priza.
Shënim:
Vaji i përdorur duhet të hidhet vetëm në
vendet e caktuara për të. Ju lutemi
dorëzojeni atje vajin e përdorur. Ndotja e
mjedisit me mbeturinat e vajit përbën vepër
penale.
Inspektimi i sigurisë/Kontrata e
mirëmbajtjes
Me shitësin tuaj mund të merreni vesh për
një inspektim të rregullt sigurie ose mund të
lidhni një kontratë mirëmbajtjeje. Ju lutem
këshillohuni.
Para çdo përdorimi
 Verifikoni kabllon lidhëse për dëmtime
(rrezik nga goditja elektrike),
zëvendësojeni kabllon e dëmtuar
lidhëse menjëherë nëpërmjet shërbimit
të autorizuar për klientë ose një
elektriku të specializuar.
 Verifikoni zorrën e presionit të lartë për
dëmtime (rrezik shpërthimi).
Zorrën e dëmtuar të presionit të lartë
zëvendësojeni menjëherë.
 Verifikoni padepërtueshmërinë e
aparatit (pompës).
3 pika ujë në minutë janë të
pranueshme dhe mund të dalin në
faqen e poshtme të aparatit. Nëse
përshkueshmëria është më e fortë,
kontaktoni shërbimin për klientë.
Çdo javë
 Verifikoni nivelin e vajit. Nëse vaji duket
qumështor (ujë në vaj), kontaktoni
menjëherë shërbimin për klientë.
 Pastroni filtrin e ujit.
 Pastroni filtrin në zorrën thithëse për
lëndë pastrimi.
Pas çdo 500 orësh pune, të paktën
 bëni inspektimin e pajisjes nga shërbimi
teknik.
 Ndërrimi i vajit duhet të kryhet vetëm
nga shërbimi për klientë.
Shënim:
Sasia dhe lloji i vajit, shih "Të dhënat
teknike".
Ndihma në rast defektesh
RREZIK
Rrezik lëndimi nga pajisja e lënë pa dashje
në punë dhe goditja elektrike.
– Përpara gjithë punëve në pajisje, fikeni
atë dhe hiqni spinën nga priza.
– Kontrolloni dhe riparoni pjesët elektrike
vetëm nga shërbimi i autorizuar teknik.
– Në rast defektesh, të cilat nuk janë
përmendur në këtë kapitull,
rekomandohet këshillimi me një pikë të
autorizuar të shërbimit teknik.
Aparati nuk funksionon.
 Verifikoni kabllon e lidhjes për dëmtime.
 Verifikoni tensionin e rrjetit.
 Punoi siguresa e mungesës së ujit:
Verifikoni hyrjen e ujit, hapni rubinetin e
ujit, siguresa e mungesës së ujit duhet
të verifikohet nga shërbimi për klientë.
 Në rast defekti elektrik kontaktoni
shërbimin për klientë.
Aparati nuk arrin presionin
 Vendosni pipëzën e presionit të lartë
ose pipëzën e rotorit mbi tubin e rrezes.
 Pastrojeni pipëzën.
 Zëvendësojeni pipëzën.
 Ajroseni aparatin (shih "Vënia në
përdorim").
 Zhvidhosni vidhën mbyllëse të pompës
shtytëse me një kaçavidhë nëpër
hapjen e pompës shtytëse.
Lironi boshtin e pompës shtytëse duke
e rrotulluar.
Mbërtheni dhe shtrëngoni vidhën
mbyllëse.
– 6
SQ
një herë në vit
251

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis