4 Udhëzime sigurie
► Ndizeni motorin, siç është përshkruar në
këtë udhëzim për përdorim.
■ Përdoruesi në situata të caktuara nuk mund të
punojë më i përqendruar. Përdoruesi mund të
pengohet, të rrëzohet dhe të lëndohet rëndë.
► Punoni qetë dhe të vëmendshëm.
► Kositni vetëm kur dukshmëria është e mirë.
Nëse kushtet e ndriçimit dhe të
shikueshmërisë janë të këqija: mos punoni
me kositësen e barit.
► Kositësen e barit përdoreni vetë.
► Kujdes nga pengesat.
► Mos e përmbysni kositësen e barit.
► Punoni në këmbë mbi terren dhe mbani
drejtpeshimin.
► Nëse paraqiten shenja të lodhjes: Bëni një
pushim.
► Nëse kositni në një pjerrësi: Kositni përgjatë
shpatit.
► Mos punoni në shpate me pjerrësi më të
madhe se 25° (46,6%).
► Përdorni kositëset e barit me kujdes të
veçantë kur punoni pranë shpateve,
skajeve, kanaleve, deponive dhe
argjinaturave.
► Planifikoni orët tuaja të punës për të
shmangur nivelet më të larta të stresit për
një periudhë më të gjatë kohore.
■ Kur motori punon prodhohen gazra. Gazrat që
merren me frymëmarrjen mund të helmojnë
persona.
► Mos i thithni gazrat me anë të
frymëmarrjes.
► Punoni me kositësen e barit në një vend ku
ka qarkullim të mirë të ajrit.
► Nëse keni përzierje, dhimbje koke,
probleme me shikimin, dëgjimin apo
trullosje, përfundoni punën dhe shkoni tek
mjeku.
■ Nëse përdoruesi mban një mbrojtëse dëgjimi
dhe motori është duke punuar, ai mund t'i
dëgjojë dhe t'i perceptojë zhurmat në mënyrë
të kufizuar.
► Punoni qetë dhe të vëmendshëm.
■ Kositësja e barit është e pajisur me një pajisje
ndalimi të motorit.
► Motori dhe thika ndalen brenda 3
sekondave duke lëshuar dorezën
aktivizuese për funksionimin e kositjes.
■ Thika prerëse rrotulluese mund të presë
përdoruesin. Përdoruesi mund të lëndohet
rëndë.
► Hiqni kapuçin e kandelës.
0478-111-9962-A
► Thikën prerëse gjatë rrotullimit mos e
prekni.
► Nëse thika prerëse është bllokuar prej
ndonjë sendi: fikeni motorin. Vetëm pas
kësaj hiqeni objektin.
■ Nëse kryeni punë pa njësinë e makinës, njësia
e drejtimit mund të ndizet pa dashje dhe
kositësja të fillojë të lëvizë. Njerëzit mund të
lëndohen rëndë dhe mund të shkaktohen
dëme materiale.
► Përdor dorezën aktivizuese për njësinë e
drejtimit vetëm nëse njësia e drejtimit duhet
të aktivizohet.
■ Nëse kositësja e barit gjatë punës ndryshon
ose sillet çuditshëm, kositësja e barit mund të
jetë në një gjendje jo të rregullt sigurie.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Leni punën, hiqeni baterinë dhe kontaktoni
një manovures STIHL.
■ Gjatë punës, mund të krijohen vibrime nga
kositësja e barit.
► Mbani doreza mbrojtëse.
► Bëni pushime.
► Nëse paraqiten shenja për pengesa të
qarkullimit të gjakut: Vizitoni mjekun.
■ Inspektoni zonën e prerjes dhe kushtojini
vëmendje pengesave. Nëse thika prerëse
gjatë punës takon një send të huaj, ka
mundësi që ky ose pjesë të tij të shpërndahen
me shpejtësi të madhe. Njerëzit mund të
lëndohen dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Hiqni objektet e huaja si gurë,
shkopinj, tela, lodra ose objekte të
tjera të huaja nga zona e punës.
Shënoni objektet e fshehura që nuk
mund të hiqen.
■ Kur doreza aktivizuese për kositësen e barit
lëshohet, thika prerëse rrotullohet edhe për një
kohë të shkurtër. Personat mund të lëndohen
rëndë.
► Prisni, derisa thika prerëse mos të
rrotullohet më.
► Vareni shportën e barit kur thika prerëse
mos të rrotullohet më.
■ Nëse thika gjatë rrotullimit prek një objekt të
fortë, mund të formohen shkëndija. Shkëndijat
në hapësira të ndjeshme ndaj zjarrit, mund të
shkaktojnë zjarre. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë ose të vriten dhe mund të shkaktohen
dëme materiale.
► Mos punoni në hapësira të ndjeshme ndaj
zjarrit.
■ Objektet e forta që godasin thikën rrotulluese
mund të dëmtojnë kositësen e barit.
Shqip
417