Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardena EasyCut 110/18V P4A Betriebsanleitung Seite 138

Akku-astschere/ akku-teleskop-baum- und strauch-schneider
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für EasyCut 110/18V P4A:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 4
f) Mbajeni tranxhën e degëve vetëm në sipërfaqet e izoluara të dore-
zave, pasi thika mund të bjerë në kontakt me kabllo të fshehura.
Kontakti i thikës me një tel me tension mund t'i vendosin pjesët metalike të
pajisjes nën tension dhe të shkaktojë një goditje elektrike.
g) Mbani larg të gjitha kabllot larg zonës së prerjes. Kabllot mund të jenë
të fshehura në ligustra ose shkurre dhe të priten pa dashje nga thika.
h) Mos e përdorni tranxhën e degëve kur ka mot të keq, veçanërisht kur
ka rrezik rrufeje. Kjo ul rrezikun e goditjes nga rrufeja.
1.2.3 Këshilla sigurie për tranxhën e degëve me akses të zgjatur:
a) Uleni rrezikun e ndërprerjes së rrymës duke mos e përdorur kurrë
tranxhën e degëve me akses të zgjatur në afërsi të kabllove elektrike.
Prekja ose përdorimi në afërsi të linjave elektrike mund të çoj në lëndime të rënda
ose goditje elektrike vdekjeprurëse.
b) Operojeni tranxhën e degëve me akses të zgjatur gjithmonë me të
dyja duart. Mbajeni tranxhën e degëve me akses të zgjatur me të dyja duart për
të evituar humbjen e kontrollit.
c) Kur bëni punë në lartësi me tranxhën e degëve me akses të zgjatur
mbani mbrojtëse koke
Pjesë të prera që bien mund të çojnë në lëndime të rënda.
v Kontrollojini ligustrat dhe shkurret për objekte të fshehura (p. sh. tela gardhi
dhe kabllo të fshehura).
v Përdorni një automat diferencial me një rrymë të hapjes prej 30 mA ose më pak.
v Mbajeni tranxhën e degëve me të dyja duart në të dyja dorezat.
v Gjatë përdorimit, qëndroni mbi tokë dhe jo në një shkallë apo sipërfaqe tjetër
të paqëndrueshme.
v Para përdorimit të tranxhës së degëve sigurohuni që pajisjet e bllokimit
të pjesëve të lëvizshme (p.sh. të bishtit të zgjatur dhe të elementit të rrotullimit),
gjenden në pozicionin e bllokimit.
1.3 Këshilla sigurie shtesë
1.3.1 Përdorimi i parashikuar:
Tranxha e degëve GARDENA është e përshtatshme për prerjen e degëve të
pemëve, gardheve, shkurreve dhe .gëmushave me degëza me diametër deri në
28 mm maksimumi, në shtëpitë private dhe kopshtet e argëtimit.
Produkti nuk është i përshtatshëm për një përdorim për një kohë të gjatë
(operimi profesional).
RREZIK!
Plagosje!
v Largojini degët pjesë-pjesë, në mënyrë që të mos goditeni nga degët
që bien ose nga degët që kërcejnë nga toka.
v Gjatë prerjes mos qëndroni poshtë degës.
v Mos e përdorni tranxhën e degëve për mirëmbajtjen e pellgjeve.
1.3.2 Këshilla sigurie për bateri dhe karikues
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet.
v
Gabimet në respektimin e këshillave të sigurisë dhe të udhëzimeve
mund të shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe/ose plagosje të rënda.
v Ruajini mirë këto udhëzime. Përdoreni karikuesin vetëm nëse i vlerësoni
plotësisht të gjitha funksionet dhe mund t'i kryeni pa kufizime ose nëse keni marrë
udhëzimet përkatëse.
v Mbikëqyrni fëmijët gjatë përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes.
Në këtë mënyrë sigurohet që fëmijët nuk luajnë me karikuesin.
v Karikoni vetëm bateri litium-ion të POWER FOR ALL System tipi
PBA 18V. me një kapacitet prej 1,5 Ah ose më shumë (5 pila baterie ose
më shumë). Tensioni i baterisë duhet të përshtatet me tensionin e kariki-
mit të baterisë të karikuesit. Mos karikoni bateri të parikarikueshme.
Përndryshe, ekziston rrezik zjarri dhe rrezik shpërthimi.
v
Mbajeni karikuesin larg shiut dhe lagështirës.
Depërtimi i ujit në një pajisje elektrike rrit rrezikun e një goditje elektrike.
v Mbajeni karikuesin pastër.
Për shkak të papëstërtisë ekziston rreziku i një goditje elektrike.
v Para çdo përdorimi kontrolloni karikuesin, kabllon dhe spinën. Mos e
përdorni karikuesin nëse vëreni dëmtime. Mos e hapni karikuesin vetë
dhe riparojeni vetëm me personel të kualifikuar dhe specializuar dhe
vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Karikuesit, kabllot dhe spinat e dëmtuara rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
v Mos e operoni karikuesin mbi sipërfaqe lehtësisht të ndezshme (p.sh.
letër, tekstile, etj.) ose në mjedis të ndezshëm.
Për shkak të nxehjes së karikuesit që shfaqet gjatë karikimit ekziston rrezik zjarri.
v Nëse nevojitet zëvendësimi i kabllos së ushqimit, ai duhet të bëhet nga
GARDENA ose nga pika e autorizuar e shërbimit të klienit për vegla elektrike
GARDENA për të evituar rreziqe të sigurisë.
v Mos e operoni produktin gjatë karikimit.
v Këto udhëze të sigurisë vlejnë vetëm për bateritë litium-ion 18V të
POWER FOR ALL Systems.
v Përdoreni baterinë vetëm në produkte të partnerit POWER FOR ALL
Systems. Bateritë 18V të shënuara me POWER FOR ALL janë plotësisht të
pajtueshme me produktet e mëposhtme: të gjitha produktet 18V të partnerit
POWER FOR ALL System.
v Vini re sugjerimet e baterisë në manualin e përdorimit të produktit
tuaj. Vetëm në këtë mënyrë bateria dhe produkti mund të operohen pa rrezik
dhe bateritë mbrohen nga mbingarkesa e rrezikshme.
138
14772-20.960.01.indd 138
14772-20.960.01.indd 138
v Karikoni bateritë vetëm me karikues, të cilët këshillohen nga prodhue-
si ose nga partnerët e POWER FOR ALL Systems. Për shkak të një karikue-
si, i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar baterish, ekziston rrezik zjarri
nëse përdoret me bateri të tjera (Tipi i baterisë: PBA 18V... / karikues të pajtues-
hëm: AL 18...).
v Bateria dërgohet pjesërisht i karikuar.
Për të garantuar kapacitet të plotë të baterisë, para përdorimit për herë të parë
karikoni baterinë plotësisht në karikues.
v Ruajini bateritë në një vend që nuk mund të kapen nga fëmijët.
v Mos e hapni baterinë. Ekziston rreziku i një qarku të shkurtër.
v Në rast dëmtimi dhe përdorimi jo sipas mënyrës së parashikuar
të baterisë mund të dalin avuj. Bateria mund të marrë flakë ose të
shpërthejë. Futni ajër të pastër dhe merrni ndihmë mjekësore nëse keni ankesa.
Avujt mund të ngacmojnë aparatin e frymëmarrjes.
v Në rast përdorimi të gabuar ose baterie të dëmtuar mund të rrjedhë
lëng nga bateria. Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësis-
hëm shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të
kërkoni edhe ndihmën shtesë të mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë iritime të lëkurës ose djegie.
v Kur bateria është e dëmtuar mund të dalë lëng dhe të lagë objektet
pranë. Kontrolloni pjesët e prekura.
Pastroji ose, nëse nevojitet, zëvendësojini.
v Mos e lidhni baterinë në qark të shkurtër. Mbajeni baterinë që nuk
përdoret larg nga kapëset e letrës, monedhat, çelësat, gozhdët, vidat
ose nga objektet e tjera të vogla metalike pasi ato mund të shkaktojë
një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër e kontakteve të baterisë mund të
ketë si pasojë djegie ose zjarr.
v Kontaktet e baterisë mund të jenë të nxehta pas përdorimit. Kujdes
kontaktet e nxehta kur të hiqni bateritë.
v Bateria mund të dëmtohet nga objekte me majë të tilla si gozhda ose
kaçavida ose nga forca e ushtruar nga jashtë.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër dhe bateria të marrë flakë, të nxjerrë tym, të
shpërthejë ose të mbinxehet.
v Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet të
bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Mbrojeni baterinë nga nxehtësia, p.sh. kundër rrezeve të vazh-
v
dueshme të diellit, nga zjarri, ndotja, uji dhe lagështira.
Ekziston rreziku i shpërthimit dhe qarkut të shkurtër.
v Operojeni dhe ruajeni baterinë vetëm në një temperaturë ambienti
midis – 20 °C dhe + 50 °C. Në verë mos e lini baterinë në makinë. Në tempera-
tura < 0 °C disa pajisje mund të shfaqin humbje të fuqisë.
v Karikojeni baterinë vetëm në mjedise ku temperatura e ambientit
është midis 0 °C dhe + 35 °C. Karikojeni baterinë me një lidhje USB vetëm
nëpërmjet saj në një temperaturë ambienti ndërmjet + 10 °C dhe + 35 °C.
Karikimi jashtë këtij diapazoni temperature mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë
rrezikun e ndezjes.
v Pas përdorimit lëreni baterinë të ftohet për të paktën 30 minuta, para
se ta karikoni apo ta magazinoni.
1.3.3 Këshilla sigurie elektrike shtesë
RREZIK!
Pushim zemre!
Gjatë punës, ky produkt gjeneron një fushë elektromagnetike. Në kushte
të caktuara, kjo fushë mund të ndikojë mbi mënyrën e funksionimit të
implantateve mjekësore aktive ose pasive. Për të përjashtuar rrezikun
e situatave që mund të shkaktojnë plagosje të rënda ose vdekjeprurëse,
personat me një implantat mjekësor duhet që para përdorimit të këtij
produkti të konsultohen me mjekun e tyre dhe prodhuesin e implantatit.
v Mos përdorni apo magazinoni bateri të dëmtuara. Asgjësojini bateritë me
defekt menjëherë në mënyrë të rregullt.
v Lidheni karikuesin vetëm në një tension alternativ siç jepet në pllakën e tipit.
v Mos lidhni përcjellës tokëzimi në produkt.
v Mos e përdorni produktin kur ka rrezik stuhie.
v Mbrojini kontaktet e baterisë nga lagështia.
1.3.4 Këshilla sigurie personale shtesë
RREZIK!
Rreziku i mbytjes!
Pjesët e vogla mund të gëlltitet me lehtësi. Për shkak të qeseve plastike
ekziston rreziku i mbytjes për fëmijë të vegjël.
v Mbajini larg fëmijët e vegjël gjatë montimit.
v Mos e mbingarkoni produktin (përdorimi sipas manualit të përdorimit).
v Mos e përdorni afër ujit.
v Përdoreni tranxhën e degëve vetëm në mënyrën e parashikuar posaçërisht.
Operatori ose përdoruesi është përgjegjës për aksidente të personave të tjerë dhe
për rrezikun ndaj të cilit ata ose prona e tyre ekspozohen.
v Vini re veçanërisht rrezikimin e palëve të treta për shkak të rritjes së rrezes së
punës kur mekanizmi teleskopik të jetë nxjerrë.
v Gjithmonë të mbani rroba të përshtatshme, dorashka dhe këpuca të forta.
v Kontrolloni zonat ku duhet të përdorni tranxhën e degëve dhe largoni çdo tel,
kabllo elektrike dhe objekte të tjera të huaja.
v Vendosni mbulesën mbrojtëse gjatë të gjitha punimeve të rregullimit (animi i
kokës prerëse, ndryshimi i gjatësisë së tubit teleskopik).
v Mos e vendosni tranxhën e degëve mbi kokën prerëse.
v Kontrolloni makinerinë para përdorimit dhe pas marrjes së një goditjeje të
fuqishme nëse vërehet një thyerje ose dëmtim.
01.09.22 09:15
01.09.22 09:15

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis