Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Gardena EasyCut 110/18V P4A Betriebsanleitung Seite 137

Akku-astschere/ akku-teleskop-baum- und strauch-schneider
Vorschau ausblenden Andere Handbücher für EasyCut 110/18V P4A:
Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen
  • DE

Verfügbare Sprachen

  • DEUTSCH, seite 4
Rrezik për jetën nga goditja elektrike!
Qëndroni larg kabllove të korrentit për të paktën 10 m.
Hiqni baterinë para pastrimit ose mirëmbajtjes.
1.2 Këshilla të përgjithshme sigurie
1.2.1 Këshilla të përgjithshme sigurie për makineri
PARALAJMËRIM!
Lexoni të gjitha këshillat e sigurisë, udhëzimet, ilustrimet dhe të dhënat
teknike të furnizuara me këtë makineri.
Gabimet në respektimin e të gjitha udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojnë goditje elektrike, zjarr dhe / ose plagosje të rënda.
Ruani të gjitha këshillat e sigurisë dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi i përdorur në këshillat e sigurisë "Makineri„ i referohet makinerive që
ushqehen me energji elektrike nga rrjeti (me kabllo ushqimi) dhe makinerive
që ushqehen me bateri (pa kabllo ushqimi).
1) Siguria në vendin e punës
a) Mbajeni sektorin tuaj të punës të pastër dhe të ndriçuar mirë.
Rrëmuja dhe sektorët e punës të pandriçuar mund të shkaktojnë aksidente.
b) Mos punoni me makinerinë në ambiente që janë të rrezikuara nga
shpërthimi, në të cilat gjenden lëngje, gaze ose pluhura të djegshme.
Makineritë gjenerojnë shkëndija, të cilat mund të ndezin pluhurin ose avujt.
c) Mbajini larg fëmijët dhe personat e tjerë gjatë përdorimit të makine-
risë. Nëse ju tërhiqet vëmendja mund të humbisni kontrollin kundrejt makinerisë.
2) Siguria elektrike
a) Spina e furnizimit me energji e makinerisë duhet të përshtatet me
prizën. Spina nuk duhet të ndryshohet në asnjë mënyrë. Mos përdorni
përshtatësh spine bashkë me makineri me mbrojtje me tokëzim.
Spinat e pandryshuara dhe prizat e përshtatshme ulin rrezikon e një goditje
elektrike.
b) Mënjanoni kontaktin trupor me sipërfaqet e tokëzuara si të tubacio-
neve, të sistemeve të ngrohjes, të sobave dhe të frigoriferëve.
Ekziston një rrezik i lartë për shkak të goditjes elektrike nëse trupi juaj është
i tokëzuar.
c) Mbani makineritë larg shiut ose lagështirës.
Depërtimi i ujit në një makineri rrit rrezikun e një goditje elektrike.
d) Mos e përdorni kabllon e ushqimit për qëllime të tjera, për ta mbajtur,
për ta varur makinerinë ose për të hequr spinën nga priza. Mbajeni kabl-
lon larg nga nxehtësia, vaji, tehet e mprehta ose nga pjesë të lëvizshme
të makinerisë.
Kabujt e dëmtuar ose të ngatërruar rrisin rrezikun e një goditje elektrike.
e) Nëse punoni jashtë me një makineri, përdorni vetëm kabllo zgjatuese,
të cilët janë të përshtatshëm për ambientet e jashtme.
Përdorimi i një linje zgjatuese, të përshtatshme për ambientet e jashtme, ul rrezi-
kun e goditjes elektrike.
f) Nëse përdorimi i makinerisë në ambient të lagësht është i paevitues-
hëm, përdorni një automat diferencial.
Përdorimi i një automati diferencial ul rrezikun e një goditje elektrike.
3) Siguria e personave
a) Jeni të vëmendshëm, kushtoni vëmendje asaj se çfarë bëni dhe vepro-
ni me kujdes gjatë punës me një makineri. Mos përdorni një makineri
nëse jeni i lodhur ose nën ndikimin e drogës, alkoolit ose të medikamen-
teve. Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të makinerisë mund të shkaktojë
dëmtime të rënda.
b) Mbani pajimet mbrojtëse personale dhe gjithmonë syze mbrojtëse.
Mbajtja e pajimeve mbrojtëse personale si një maskë pluhuri, këpucët e sigurisë
kundër rrëshqitjes, kaskë mbrojtëse ose mbrojtëse dëgjimi, në varësi të llojit dhe
përdorimit të makinerisë, ul rrezikun e dëmtimeve.
c) Mënjanoni vendosjen në punë pa dashje. Sigurohuni që makineria të
jetë e fikur para se ta lidhni në rrjetin e furnizimit me energji elektrike
dhe/ose me baterinë, para se ta merrni ose ta mbani. Nëse gjatë mbajtjes
së makinerisë e keni gishtin mbi çelës ose e lidhni makinerinë të ndezur me rrjetin
e furnizimit me energji elektrike, një gjë e tillë mund të shkaktojë aksidente.
d) Hiqni veglat konfiguruese ose çelësat për shtrëngimin e vidave para
se të ndizni makinerinë. Një vegël ose çelës, i cili gjendet në një pjesë të lëviz-
shme të makinerisë, mund të shkaktojë plagosje.
e) Mënjanoni qëndrimet jo normale të trupit. Kujdesuni për një qëndrim
të sigurt dhe mbani gjatë gjithë kohës ekuilibrin.
Në këtë mënyrë mund ta kontrolloni më mirë makinerinë në situata të papritura.
f) Mbani rroba të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjera ose bizhuteri.
Mbani flokët dhe rrobat larg nga pjesët që lëvizin. Rrobat e gjera, bizhuteritë
ose flokët e gjata mund të kapen nga pjesë të lëvizshme.
g) Nëse mund të montohen mekanizmat e thithjes dhe të grumbullimit
të pluhurave, ato duhet të montohen dhe përdoren siç duhet.
Përdorni i një thithëse pluhuri mund të ulë rreziqet për shkak të tymrave.
h) Mos u zhytni në siguri të gabuar dhe mos i shpërfillni rregullat
e sigurisë së makinerisë, edhe nëse jeni familjarizuar me makinerinë
pas disa përdorimesh.
Përdorimi i shkujdesur mund të çojë në dëmtime brenda një fraksioni sekondi.
14772-20.960.01.indd 137
14772-20.960.01.indd 137
4) Përdorimi dhe trajtimi i makinerisë
a) Mos e mbingarkoni makinerinë. Përdorni për punën tuaj makinerinë
të përcaktuar për atë gjë. Me makinerinë e duhur punoni më mirë dhe më të
sigurt në zonën e dhënë të performancës.
b) Mos përdorni një makineri, çelësi i së cilës është me defekt.
Një makineri, e cila nuk mund të ndizet ose fiket më është e rrezikshme dhe
duhet të riparohet.
c) Hiqeni spinën nga priza dhe/ose hiqni baterinë para se të bëni konfi-
gurime në makineri, të ndryshoni aksesorë ose ta lini diku makinerinë.
Kjo masë parandaluese pengon ndezjen e padëshiruar të makinerisë.
d) Ruani makineritë të papërdorura në një vend që nuk mund të kapen
nga fëmijët. Mos i lejoni të përdorin makinerinë personat që nuk janë të
familjarizuar me të ose nuk kanë lexuar këto udhëzime.
Makineritë janë të rrezikshme nëse përdoren nga persona jo me përvojë.
e) Pastrojini me kujdes makinerinë. Kontrolloni nëse pjesët e lëvizshme
funksionojnë siç duhet dhe nuk ngecin, nëse janë thyer ose dëmtuar
pjesë në mënyrë që të ndikojnë në funksionimin e makinerisë. Riparoni
pjesët e dëmtuara para përdorimit të makinerisë.
Shumë aksidente e kanë shkakun e tyre tek makineritë të mirëmbajtura keq.
f) Mbajini veglat prerëse të mprehta dhe të pastra.
Veglat prerëse të pastruara me kujdes me tehe prerës të mprehta nuk ngecin
shpesh dhe mund të mbahen më lehtë.
g) Përdorini makineritë, aksesorët, veglat e punës etj. në përputhje me
këto udhëzime. Kushtoni vëmendje gjatë përdorimit kushteve të punës
dhe aktivitetit që duhet kryer. Përdorimi i makinerive për qëllime të tjera të
ndryshme nga ato që janë parashikuar mund të shkaktojë situata të rrezikshme.
h) Mbajini dorezat dhe sipërfaqet e dorezave të thata, të pasta dhe
pa vaj ose graso. Doreza dhe sipërfaqe të dorezave që rrëshqasin nuk lejojnë
operim dhe kontroll të sigurt të makinerisë në situata të paparashikueshme.
5) Përdorimi dhe trajtimi i veglës me bateri
a) Karikoni bateritë vetëm në karikues, të cilët këshillohen nga pro-
dhuesi. Për një karkikues i cili është i përshtatshëm për një lloj të caktuar
baterish, ekziston rrezik zjarri nëse përdoret me bateri të tjera.
b) Përdorni vetëm bateritë e parashikuara për këtë gjë në makineritë.
Përdorimi i baterive të tjera mund të shkaktojë plagosje ose rrezik zjarri.
c) Mbajeni baterinë që nuk përdoret larg nga kapëset e letrës, moned-
hat, çelësat, gozhdët, vidat ose nga objektet e tjera të vogla metalike
pasi ato mund të shkaktojë një lidhje të kontakteve. Një lidhje e shkurtër
e kontakteve të baterisë mund të ketë si pasojë djegie ose zjarr.
d) Në rast përdorimi të gabuar mund të rrjedhë lëng nga bateria.
Mënjanoni kontaktin me të. Në rast kontakti të rastësishëm shpëlajeni
me ujë. Nëse lëngu futet në sy, përveç larjes duhet të kërkoni edhe
ndihmën e mjekut.
Lëngu i baterisë që derdhet mund të shkaktojë irritime të lëkurës ose djegie.
e) Mos përdorni bateri të dëmtuar ose të ndryshuar.
Bateritë e dëmtuara ose të ndryshuara mund të sillen në mënyrë të paparashikuar
dhe të çojnë në zjarr, shpërthim ose rrezik lëndimi.
f) Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose temperaturave tepër të larta.
Zjarri dhe temperatura mbi 130 °C mund të shkaktojnë shpërthim.
g) Ndiqni të gjitha udhëzimet mbi karikimin dhe mos e karikoni baterinë
ose veglën me bateri kurrë jashtë diapazonit të temperaturës të dhënë në
manualin e përdorimit. Karikimi i gabuar ose karikimi jashtë diapazonit të lejuar
të temperaturës mund ta dëmtojë baterinë ose të rrisë rrezikun e ndezjes.
6) Servisi
a) Riparoni makinerinë tuaj vetëm me personel të kualifikuar dhe spe-
cializuar dhe vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Në këtë mënyrë garantohet që siguria e makinerisë vazhdon të ruhet.
b) Mos i bëni shërbim baterive të dëmtuara. Mirëmbajtja e baterive duhet
të bëhet nga prodhuesi ose pikat e autorizuara të shërbimit të klientit.
Dispozitat kombëtare mund ta kufizojnë përdorimin e tranxhës së degëve.
Kontrollojeni produktin pas përdorimit dhe pasi të ketë rënë në tokë ose pas
goditjeve të tjera për të konstatuar dëmtime ose defekte.
1.2.2 Këshilla sigurie për tranxhën e degëve:
a) Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg nga thika. Mos u përpiqni ta
largoni materialin që pritet kur thika është ende në lëvizje ose ta fiksoni
materialin që do të pritet. Thikat lëvizin më tej pas fikjes së çelësit.
Një moment pakujdesie gjatë përdorimit të tranxhës së degëve mund të shkaktojë
plagosje të rënda.
b) Mbajeni tranxhën e degëve në dorezë kur thika është ndalur dhe pa
i pasur gishtat afër çelësit të rrymës. Mbajtja e duhur e tranxhës së degëve ul
rrezikun e operimit të paqëllimshëm dhe të një plagosje të shkaktuar nga thika.
c) Kur transportohet ose ruhet tranxha e degëve, vendosini gjithmonë
mbulesën mbi thikë.
Trajtimi i duhur i tranxhës së degëve ul rrezikun e plagosjes nga thika.
d) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe pakoja
e baterisë të jetë hequr ose shkëputur, kur largoni materialin që
pritet të bllokuar ose bëni punime mirëmbajtjeje.
Ndezja e paqëllimtë e tranxhës së degëve gjatë largimit të materialit që pritet të
bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në plagosje të rënda.
e) Sigurohuni që të gjithë çelësat e rrymës të jenë fikur dhe të jetë aktivi-
zuar bllokimi i ndezjes, kur largoni materialin që pritet të bllokuar ose
bëni punime mirëmbajtjeje. Ndezja e paqëllimtë e tranxhës së degëve gjatë
largimit të materialit që pritet të bllokuar ose mirëmbajtjes mund të çojë në pla-
gosje të rënda.
137
01.09.22 09:15
01.09.22 09:15

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis