Herunterladen Inhalt Inhalt Diese Seite drucken

Mirëmbajtja Dhe Pastrimi; Mbrojtja E Sipërfaqeve Plastike - Beko B1RCNA364XB Bedienungsanleitung

Inhaltsverzeichnis

Werbung

Verfügbare Sprachen

Verfügbare Sprachen

7
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Sigurohuni që së pari t'i lexoni
„udhëzimet e sigurisë"!
Mos përdorni asnjëherë gazolinë,
benzinë ose substanca të ngjashme
për të pastruar.
Rekomandojmë që ta hiqni pajisjen
nga priza para se ta pastroni.
Mos përdorni asnjëherë mjete të
mprehta, sapun, pastrues shtëpiak,
detergjent dhe dyll lustrues për
pastrim.
Për produktet jo non-Frost, pikat e ujit
dhe ngrirja deri në gjerësinë e gishtit
ndodh në dhomëzën e pasme të
frigoriferit. Mos e pastroni; asnjëherë
mos përdorni vaj ose agjentë të
ngjashëm mbi të.
Përdorni vetëm lecka mikrofibër pak
të njoma për të pastruar sipërfaqen e
jashtme të produktit. Sfungjerët dhe
llojet e tjera të leckave të pastrimit
mund ta gërvishtin sipërfaqen.
Përdorni ujë të ngrohtë për të
pastruar kabinën e frigoriferit dhe
thajeni me leckë.
Përdorni një leckë të njomë të
shtrydhur në një solucion me një lugë
çaji bikarbonat sode në një pintë uji
për të pastruar pjesën e brendshme
dhe thajeni me leckë.
Sigurohuni që të mos hyjë ujë në
pjesën e llambës dhe në pjesët e tjera
elektrike.
Nëse frigoriferi juaj nuk do të përdoret
për një kohë të gjatë, hiqeni kordonin
e korrentit, hiqni të gjitha ushqimet,
pastrojeni dhe lëreni derën pak të
hapur.
Kontrolloni gomat e vogla të derës
rregullisht për t'u siguruar që të jenë
të pastra dhe pa mbeturina
ushqimesh.
Për të hequr raftet e derës, hiqni të
gjitha gjërat që gjenden në to dhe
thjesht shtyjeni raftin e derës lart nga
baza.
Mos përdorni asnjëherë agjentë
pastrimi ose ujë që përmban klor për
të pastruar sipërfaqet e jashtme dhe
pjesët e lyer me krom të produktit.
Klori shkakton gërryerje mbi
sipërfaqet metalike.
Mos përdorni mjete të mprehta,
gërryese, sapun, agjentë pastrimi
shtëpiake, detergjente, vajguri, vaj
karburanti, llak etj. për të parandaluar
heqjen dhe deformimin e stampave
në pjesën plastike. Përdorni ujë të
vakët dhe një leckë të butë për
pastrim dhe më pas fshijeni të thatë.
Mbrojtja e sipërfaqeve
plastike
Mos vendosni vajra të lëngshme ose
ushqime të gatuara me vaj në
frigorifer në enë të pambyllura pasi
ato mund të dëmtojnë sipërfaqet
plastike të frigoriferit tuaj. Në rast të
spërkatjes ose derdhjes të vajti mbi
sipërfaqet plastike, pastrojeni dhe
shpëlajeni pjesën përkatëse të
sipërfaqes menjëherë me ujë të
ngrohtë.
18 / 22 SQ

Werbung

Inhaltsverzeichnis
loading

Inhaltsverzeichnis